Veprat e Abdylkadrit dhe disa tj
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -2
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -1
- ATOMI
- RRETH NJERIUT
- PSE I BESOJN ALL-LLAHUT 50 PROFESORET E FAMSHEMTE EUROPES
- PËRGJIJGE PYETJEVE MATERJALISTE
- NJË JETË TJETËR
- DRITA E MENDJES
- ÇËSHTJET JETSORE
- AFORIZMA TË ÇMUAR
Poezitë: PERLAT E ZEMRËS të Abdylkadrit
- O ZOT!
- FUQIA E ZOTIT
- ÇFARË ËSHTË KUR`ANI?
- MUHAMMEDI (a.s.m.)
- VËLLAZËRIMI
- PUNO!
- SHPRESA
- LIBRAT
- O DJALË I RI!
- O NJERI!
- VËLLEZËR SHQIPTARË
- MOTRA IME FISNIKE
- VËLLEZËR TË DASHUR
- NËNAVE TË MIA FISNIKE
- KULTURA
Online Sayaç
Këto tregojnë se në gjithësi lëvizja nga thërmija më e vogël deri në planetet më të mëdha kryhen nga e njëjta forcë e cila është në dorën e një Krijuesi të Vetëm. Ai që ka krijuar atomin, është ai që ka krijuar edhe galaktikën dhe sistemin diellor. Edhe krijimi i një gjallese është njëlloj si krijimi i një gjithësie, sepse një gjallesë mund të “thuret” vetëm në tezgjahun e gjithësisë dhe natyrës që na rrethon. Në këtë mënyrë ai që s’mund të krijojë e të rregullojë syrin e një milingone, s’mund ta bëjë as syrin e një elefanti. Ai që nuk e di stomakun e një mize, s’mund të ndërhyjë në stomakun e një balene.
Çdo thërmijë është si një ushtar i bindur i Allahut
Atomet e shumë elementeve hyjnë brenda në qelizë, bëhen ushqim për të dhe s’humbin gjë nga vetvetja. Për shembull kur marrim frymë në mushkëri oksigjeni sillet nëpër vende që s’dihen krejtësisht nga studiuesit, aty kryen detyrën e vet, nxjerr jashtë dioksidin e karbonit, ndërsa në organizmin e bimëve, lë dioksidin e karbonit dhe largohet si ozon pra oksigjen. Pas kësaj prapë kërkon mundësitë e ardhjes në ndihmën tonë. Meqë oksigjeni nuk ka mend dhe ndërgjegje si i kryen ai këto veprime?
Gjithçka është si pjesëtar i një ushtrie në gjendjen e ushtarëve të lidhur me njëri-tjetrin. Sigurisht që ka një Komandant që siguron rregullin dhe jep urdhërin.
Prejardhja e qelizës
Dhe tani le të kalojmë në historikun e qelizës: Anglezi Robert Hoocke (1635-1703) që në moshën 30 vjeçare me mundësitë e veta arriti të bëjë një mikroskop në të cilin studioi një kërpudhë. Në prerjen që bëri ai vuri re dhoma të vogla gjashtëkëndore, të cilat i quajti dhomëza. Këto dhomëza sigurisht që i përkasin një pallati të madh dhe patjetër që ky pallat ka Mbretin e vet. Kush bën dhe rregullon dhomën e vet është kështu i detyruar ta njohë dhe ta besojë atë që bën dhe rregullon dhomat e ashtuquajtura qeliza.
Zbulimi i qelizave shtazore i dedikohet hollandezit Leuwenhech (1632-1723). Siç shihet qelizat ashtu si Amerika janë bërë që më parë, janë gati dhe presin vetëm zbulimin. Ashtu siç e zbuloi Ameriko Vespuçi Amerikën, ashtu është zbuluar edhe qeliza apo qënie të ngjashme. Këtu duke bërë vlerësimin që i takon punës së dijetarëve, s’duhet harruar Krijuesi i atyre që zbulojnë ata dhe gjithashtu i vetë atyre. Aktivizimi i komplet trurit në zbulimin apo mësimin e diçkaje duke mohuar atë çka mbetet prapa krahëve, s’është gjë tjetër veçse dehje dhe humbje e vetvetes së njeriut.
Që në moshën 35 vjeçare Leuwenhech me nxënësin e tij Hann arriti të vëzhgojë në mikroskop spermatozoidin që është një qelizë e vetme, gjë që do të thotë të lexosh librin tënd, atëherë Shkrimtari i këtij libri duhet të jetë një Dijetar i vërtetë.
Në periudhat kur muslimanët hoqën dorë nga leximi i librit të gjithësisë, evropianët nuk ndenjën kot, por përparuan hap pas hapi në rrugën e dijes duke bërë kështu të rritet largësia ndërmjet njëri-tjetrit. Për shembull nga dijetarët gjermanë dy studiuesit Schlayden (1804-1888) dhe Schwah (1810-1882) arritën në rezultatin që si bimët ashtu edhe kafshët formohen nga qeliza duke vënë kështu bazat e teorisë qelizore.
Studiuesi prusian Virchow (1810-1902) thotë se: - Çdo qelizë lind nga një qelizë. Mirëpo s’mund ta dimë nëse ai bëri apo jo kërkime se si u formua qeliza e parë dhe nëse na duhet të studiojmë se si u formua ajo, s’mund ta kuptojmë ndryshimin mes ndërtimit të qelizave të një pule me ato të një balene. Na duhet të bëjmë kërkime dhe të mendojmë mbi gjendjen fillestare të gjallesave komplekse siç janë pulat apo balenat. Të gjitha qelizat e gjetura deri më sot që arrijnë në një numër të madh, i pashprehur dot me shifra e kanë prejardhjen nga një qelizë mëmë. Si është formuar kjo qelizë mëmë?
Pamje nga një qelizë shtazore
Këtë e kemi zbërthyer nën titullin “Si u formuan gjallesat?” Duke kujtuar përsëri këtë temë dhe duke i shtuar sqarimeve tona edhe mendimet tuaja, ju mund të vazhdoni të lexoni librin e gjithësisë. Edhe ju mund të bëni kërkime shkencore.
Robert Hoocke që në 1685 me anë të mikroskopit ka parë qelizat e kërpurdhës.
Madhësia dhe forma e qelizës
Format qelizore: Qelizat kanë formë katrore, prizmatike apo edhe formën e elipsit. Qelizat që punojnë në vende specifike si qelizat nervore, ato të muskujve apo të kockave kanë forma specifike. Në temën e qelizës ku bëhet fjalë për format e tyre shihet se dijetari më i madh i gjeometrisë është Allahu pasi çdo gjë e ka krijuar mbi bazat gjeometrike.
Madhësia e qelizës matet me mikron, ku një mikron është sa një e njëmita e një milimetri. Ashtu siç gjenden qeliza 5 mikronëshe edhe veza e strucit që peshon 1.5 kg është një qelizë e vetme. Ngjashmëria e vezëve të pulave të Stambollit me ato të Madridit nuk na sjell ndër mend komunikimin mes pulave dhe as diplomimin tyre nga i njëjti fakultet, përkundrazi fakti që nga një gjallesë e pandërgjshme si pula dalin në dritë vezë të ngjashme, tregon sundimin e Krijuesit dhe vërteton se Allahu është Një dhe i Vetëm.
Struktura e qelizës
Për sa i përket strukturës së qelizës themi se:
“Meqë qelizat kanë strukturë, atëherë duhet të ketë Një që i bën këto struktura”, ashtu siç ndodh në çdo gjë.
Përpara se të zbulohej mikroskopi elektronik, dihej shumë pak rreth strukturës së një qelize të gjallë. Edhe sot kjo s’është një çështje e shtjelluar plotësisht. Vitet e fundit ka patur ndryshime të mëdha në njohuritë rreth qelizës që shërben për formimin e indeve dhe organeve. Në fillim të shekullit të shkuar qeliza njihej si një bërthamë që noton brenda në një pikë lëng. Me mundësinë kërkuese që ndodheshin në atë kohë ishte e pamundur të shihej më tepër. Megjithatë ishte i vërtetë fakti që në këtë pikë lëngu, ndodhin një sërë reaksionesh kimike me një rregull të caktuar.
Shkaku që bën lëngun të formojë plazmën e qelizës dhe sekreti i qënieve me madhësi të vogla e të ndryshme, doli në dritë me zbulimet e reja në teknikën e mikroskopit dhe sidomos të mikroskopit elektronik.
Sot dihet se qelizat kanë formë, përmasa dhe detyra të ndryshme, po ashtu kanë një strukturë komplekse. Aq sa i dukej i pakuptueshëm e i ndatërruar truri i njeriut një doktori të mesjetës, po aq e pakuptueshme është për ne qeliza. Ata që për herë të parë studionin trurin e njeriut megjithëse vizatonin pamjen e aortës, stomakut, mëlçisë apo zemrës, dinin shumë pak mbi funksionet dhe lidhjet e tyre me njëri-tjetrin. Sot njohuritë mbi qelizën nuk shkojnë më larg se këto.
Mikroskopi normal zmadhon 1.000 herë qelizën e gjallë, ndërkohë që mikroskopi elektronik e zmadhon atë 1.000.000 herë, por ende nuk dihet shumë mbi detyrat dhe lidhjet me njëra-tjetrën e pjesëve të vogla dhe kjo është një çështje me zgjidhjen e së cilës merret shkenca e patologjisë së qelizës.
Qeliza
Sjelljet e qelizave dhe marrëdhëniet mes njëra-tjetrës
Ngaqë qeliza pranohet si një organizëm në miniaturë edhe punimet dhe kërkimet e bëra mbi qelizë zmadhohen si ato të kryera mbi organizmat më të mëdha. Pra qeliza duket si një mi apo lepur në laborator, asaj i vëzhgohen sjelljet, i bëhen operacione, nxirren organe të caktuara dhe maten detyrat e tyre të ndryshme në reaksionet ndaj helmeve dhe përbërjeve kimike, studiohen sëmundjet e saj specifike dhe bëhet aq sa është i mundur shërimi i tyre.
Për t’ia arritur këtij qëllimi nevojiten mjete pune të një teknologjie moderne. Si rrjedhojë e një nevoje të tillë është formuar dega e shkencës që njihet me emrin Bionikë.
Një temë tjetër studimesh është edhe hedhja e qelizës së vdekur jashtë trupit. Dihet se me mijëra qeliza vdesin gjatë jetës së njeriut. Por gjithë këto qeliza të vdekura si largohen nga trupi?
Një nga studimet e bëra është ky:
Filmimi i qelizave në kohën kur një nga qelizat vdes dhe ndiqet në film reagimi i qelizave të tjera ndaj qelizës së vdekur.
Në këto pjesë filmike vëzhgohet se qeliza e vdekur rrethohet menjëherë nga rruazat e kuqe të tjera që i presin pjesët e qelizave të vdekura duke bërë të mundur largimin e saj nga organizmi.
Bashkë me gjithë këto veçori biologjike qeliza kryen edhe sjellje që mund të quhen jeta shoqërore e saj. Veçoria më e rëndësishme është krijimi i lidhjeve shoqërore të qelizës me grupet e tjera të qelizave. Ç’ligje janë ato që rregullojnë këto lidhje shoqërore? Këtë nuk e dimë. Por kjo është e sigurtë se rruazat e kuqe formojnë një shoqëri sa 100 fishi i popullsisë së botës dhe mund të drejtohen veç nga ligjet në fuqi të Allahut dhe të ekzekutuara prej Tij. Rruazat e kuqe vdesin një në çdo 120 ditë dhe riformohen përsëri. Në degën shkencore ku këto studiohen, e cila njihet me emrin Sociologjia e qelizës, ka shumë probleme ende të pazgjidhura.
Një veçori e pakuptueshme dhe e paditur është edhe shkaku i aftësisë së krijesës së funksioneve të shumëllojshme dhe të natyrshme nga të tjerat, si p.sh. të qelizave të palcës kurrizore të njeriut. Siç dihet kockat zbatojnë udhëzuesin e diturisë së Allahut dhe sipas funksionit që kanë formojnë qelizat e bardha dhe të kuqe. Në këtë pikë mbështetet problemi kryesor i anatomisë së njeriut. Si ndodh që qelizat mëmë të ngjashme të prodhojnë qeliza aq të ndryshme nga njëra-tjetra përsa i përket funksionit?
Dijetarët e biokimisë dhe studiuesit e Citologjisë (shkencës së qelizës), janë ndarë në dy drejtime për të gjetur rrugë për zgjidhjen e këtyre problemeve. S’ka dyshim se kur të pranohet dhe të zbatohet udhëzuesi i Dijetarit më të Madh, Allahut, do të hidhej dritë në mënyrë të shkëlqyeshme mbi shkencën e mjekësisë.
Le të vazhdojmë t’i zgjerojmë njohuritë tona mbi qelizën:
Një qelizë e gjallë përbëhet nga membrana, citoplazma dhe bërthama.
Membrana e qelizës
Membrana e qelizës, ose citoplazma, e cila rrethon komplet qelizën, siguron qetësinë e saj dhe e ruan atë nga goditjet e jashtme. Kur qëroni lëvozhgën e një veze të zier pule vini re një cipë të hollë, ja pra kjo është membrana e qelizës. Membrana e qelizës është njëkohësisht e gjallë, ajo s’fut brenda gjithçka, ato që merr i fut duke i përzgjedhur. Nuk dihet ende se si realizohet kjo përzgjedhje që bën membrana e qelizës. Edhe sikur të dihej do të ishim ballë për ballë me artin e Mjeshtrit që ka instaluar këtë veçori në një cipë kaq të hollë.