Veprat e Abdylkadrit dhe disa tj
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -2
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -1
- ATOMI
- RRETH NJERIUT
- PSE I BESOJN ALL-LLAHUT 50 PROFESORET E FAMSHEMTE EUROPES
- PËRGJIJGE PYETJEVE MATERJALISTE
- NJË JETË TJETËR
- DRITA E MENDJES
- ÇËSHTJET JETSORE
- AFORIZMA TË ÇMUAR
Poezitë: PERLAT E ZEMRËS të Abdylkadrit
- O ZOT!
- FUQIA E ZOTIT
- ÇFARË ËSHTË KUR`ANI?
- MUHAMMEDI (a.s.m.)
- VËLLAZËRIMI
- PUNO!
- SHPRESA
- LIBRAT
- O DJALË I RI!
- O NJERI!
- VËLLEZËR SHQIPTARË
- MOTRA IME FISNIKE
- VËLLEZËR TË DASHUR
- NËNAVE TË MIA FISNIKE
- KULTURA
Online Sayaç
Molekula e ADN-së është vendi ku shfaqet dhe shpaloset haptazi në mënyrë krejt të qartë dhe pa perde emri “Jetëdhënës” i Allahut. S’ka asnjë ndërmjetës në këtë mes! S’ndërhyn dot as rastësia apo koinçidenca e verbër dhe e pafuqishme e natyrës! Përndryshe do të na duhej që atomeve që përbëjnë molekulën e ADN-së, t’i veshim me aftësi, dije dhe ndërgjegje më shumë se një profesor kimie. Ç’mund të kuptojnë atomet nga trupi dhe anotomia e njeriut?! A mund të kenë ata aftësinë apo të posedojnë syrin që sheh të ardhmen? Në një kohë ku as profesorët e një fakulteti të mjekësisë s’mund të jenë të gjithë në një fjalë dhe të bashkëpunojnë në çdo çështje, si mund ta arrijnë këtë atomet apo molekulat?! Në fund të fundit këto s’janë tjetër veçse grimca që i vë në punë dora e të Plotfuqishmit.
Zanafilla e gjallesave është qeliza e parë e vezës e cila pas një ore ndahet në dy pjesë.
Meqenëse në të dy qelizat ndodhen molekulat e ADN-së, në të dy këto qeliza ndodhen të gjitha të dhënat në lidhje me gjallesat.
Shumimi me ndarje vazhdon deri në formimin e plotë të trupit. Këtë ndarje e kryen molekula përkatëse e ADN-së së çdo qelize. Përbërja dhe ndërtimi i organeve realizohet nën kontrollin e molekulave të ADN-së në qeliza. Pasi gjallesa të ketë marrë pamjen e saj të plotë, gjatë gjithë veprimtarisë duke filluar nga hormonet deri tek një pikë e vetme siç është dalja e një qimeje në trup, nuk dëshmohet gjë tjetër përveçse Rregulluesi më i Madh. Ai zotëron mbi gjithçka dhe posedon forcën për të sunduar gjithçka. Me përjashtim të rasteve të veçanta, për jetën janë të nevojshme kushtet si atmosfera, temperatura, dielli etj.. Domethënë se Ai që sundon mbi ajri, ujin, diellin e kështu me radhë, sundon edhe mbi molekulën e ADN-së. Fruti më i mrekullueshëm i rrotullimit të globit rreth vetes dhe rreth diellit, si dhe i gjithë veprimtarisë natyrore si shiu, era, të ftohtit apo të nxehtit, është jeta. Sepse ky rezultat i jetës përmban qëllimet më të rëndësishme hyjnore si falenderimi, adhurimi, lavdërimi ndaj Zotit, miqësia dhe dashuria.
Mos pandehni se themeli i jetës, ADN-ja, ka përbërje fikse. Ajo ka një pamje shumë të thjeshtë. Imagjinoni zinxhirin e dy atomeve që përdridhen si shirit. Vende vende këto dy zinxhirë bashkohen me njëri-tjetrin tamam si një pe në këmbët e një shkalle, shkallë e cila ka një pamje rrotulluese dhe të përdredhur.
Megjithëse formon një tërësi nga molekulat e përmendura më sipër, dijetarët s’arrinin të kuptonin të fshehtën e këtyre shiritave të përdredhur, s’dihej ç’gjatësi kishin? Sot është llogaritur se ky shirit me formë të lakuar po të supozohet i vendosur njëri pas tjetrit arrin deri në 1.5 m. Kjo llogaritje është bërë nga Dr. George W. Beadle në Universitetin e Çikagos. Ja dhe shkaku i përbërjes kaq të imtë dhe i gjatësisë 1.5 m të molekulës së ADN-së në bërthamën e një qelize të vetme të njeriut: Kjo mund të krahasohet me një shirit magnetik të një aparature që shërben për të rregjistruar zërin. Në ADN janë përcaktuar të gjitha të dhënat e duhura gjatë gjithë jetës së një individi, tamam si copëz ku "dora" e Kaderit ka shkruar të shkuarën dhe të ardhmen.
Shiritat e ADN-së përbëhen nga sheqeri dhe fosfati. Ndërsa pjesët që formojnë këmbët e shkallëve të përdredhura përbëhen nga kombinime të azotit. A e vështroni forcën? Nga një materie shumë e thjeshtë një molekulë fantastike, një aparaturë që çudit mendjet. Kjo tregon veç Zotëruesin e fuqisë së pafund, Allahun. Sekreti i jetës fshihet në këto fije në formë shkalle...
Këto kombinime të azotit ndahen në 4 grupe dhe këto tregohen me simbolet A, T, C dhe G. Ka një shkak të ndarjes së molekulës së ADN-së në këto grupe: me ndarjen në këto grupe arrihet rritja dhe zhvillimi i trupit. Ashtu si del muzika nga shiritat e magnetofonit, ashtu edhe radhitja e këtyre grupeve sjell jetën.
Mos ta shohim si të thjeshtë informacionin dhe urdhëresat që transporton alfabeti i vogël i ADN-së i përforcuar nga 4 gërma. Kjo molekulë e fshehur në bërthamën e një qelize të vetme dhe aq të vogël, përmban të dhëna sa një det. Për këtë Dr. Beatle thotë:
- Në qoftë se të dhënat e kaluara mbi molekulën e ADN-së të qelizës së një njeriu do t’i përkthenim në anglisht, do të formohej një enciklopedi me 1000 vëllime.
Pohojmë se aftësia për të shkruar në një grimcë të gjitha të dhënat e një libri të madh është vetëm e Krijuesit të Gjithësisë. Këto punë kaq të imta s’mund t’i kryejë natyra shurdhe dhe e verbër. Në të kundërt gjithçka do bëhej një ngatërresë dhe këto punë të parapërcaktuara s’do të funksiononin as për një çast. Aktiviteti më i vogël jetësor qëndron në këmbë vetëm në sajë të emrit “Jetëdhënës” të Krijuesit të botërave.
Molekula e ADN-së në një vend aq të vogël sa grimca e bërthamës së qelizës ka formuar një pushtet kolosal. Ato që kryen dhe vë në zbatim ajo, nuk i bën dot asnjë mbret. Ajo jep urdhëra që vërshojnë gjithandej:
- Të përshpejtohet rritja;
- Të fillojë tretja;
- Të rrahë zemra;
- Të vihet në punë truri, shqisat...
E kështu vazhdon pa reshtur. Pohojmë se në qoftë se këto aktivitete të ADN-së nuk i dedikohen drejtpërdrejtë Allahut, Atij që zotëron forcën e pafund; në trupin e një njeriu duhet të pranojmë miliarda mbretër (qeliza), pasi vazhdimësia e jetës në trup është diçka magjike, e mrekullueshme, ajo i përket vetëm Fuqisë Hyjnore. Përderisa në trup s’mund të ketë me miliona zotë, logjika na bën të kuptojmë se ekziston vetëm një Zot, Ai është Allahu, Sunduesi dhe Gjykuesi i gjithësisë.
Molekula e ADN-së sundon mbi qelizë si një “diktator”. Ajo rregullon të gjitha aktivitetet kimike të qelizës. Si mund të sundojë një grimcë, një molekulë në qelizë dhe të organizojë veprimtarënë jetësore të saj? Me vogëlsinë e saj si arrin ajo t’ia dalë mbanë me sukses gjithë këtyre proçeseve?
- Një polic apo një anëtar i forcave të ruajtjes në zbatim të detyrës mund të shkojë dhe të ngrejë në këmbë të gjithë fshatin. Nëse i kërkohet, ai mund ta marrë me vete dhe ta çojë në polici më të fortin e atij fshati... Një person nuk e bën një gjë të tillë duke u bazuar vetëm në forcat e veta. Një njeri i thjeshtë nga populli s’mund ta bëjë këtë. Punën që s’mund ta bëjnë as 1.000 vetë, një polic i vetëm e bën duke u mbështetur në fuqinë e shtetit. Ai është një nëpunës i shtetit dhe vepron në emër të ligjit, në emër të shtetit; atë e ndjekin pas forcat e mbrojtjes, madje një ushtri e tërë.
Molekula e ADN-së si një “diktator” qëndron ulur në fronin e saj në bërthamë; këtu qëndron edhe sekreti i ekzekutimit pa asnjë të metë të të gjithë mekanizmave drejtuese të jetës. Pra ajo vepron në emër të Allahut. Ndryshe si mund të shpjegohet që një grimcë pa mend, pa duar e pa sy të kryejë punën si një Perëndi!
Po, ADN “thotë” Bismil-lah dhe vepron kështu sipas ligjeve të Allahut. Me forcën e Tij ajo organizon aktivitetin jetësor. Në të gjitha qelizat ajo luan rolin e trurit, pasi asaj si tek elefanti ashtu edhe tek një mikrob apo çfarëdo gjallese tjetër, Krijuesi i tregon rrugën e gjithë formave të jetës.
Kështu ADN-ja është aty sipas ligjeve të kimisë dhe fizikës, respektimi i përmasave të përcaktuara s’është gjë tjetër veçse përmendja e pareshtur e Allahut ose ajo që e quajmë dhikër.
Lajmëtarë të përsosur
Molekula e ADN-së me sistemin e informacionit të ashtuquajtur Acidi Ribonukleik (ARN) arrin të kryejë ekzekutimin e aktivitetit të saj. Ajo ngjan shumë me ADN-në dhe vepron si ajo. Si i përçmon informacionet ARN-ja?
Fillimisht ADN bashkohet duke u mbështjellë fort me shiritat e informacionit të ARN-së. ADN me një shpejtësi elektronike ia përçon ARN-së një pjesë të ligjeve të jetës të shkruara tek ajo me "lapsin" e Kaderit. ARN pasi ka marrë këtë informacion largohet nga ky bashkim me ADN-në. Më pas ARN-ja del nga bërthama e qelizës dhe i përcjell njëri pas tjetrit këto ligje. Këto ligje janë urdhëresa e veprimeve të përcaktuara për çdo enzimë. Mbarëvajtja e aktiviteteve “shoqërore” ndërmjet qelizave realizohet në sajë të këtyre informacioneve, si udhëtimi në qelizat e tjera apo ndryshimi i një diçkaje në një qelizë. Kështu që bisedat apo marrëveshjet mes qelizave realizohen në sajë të ARN-së.
Miliarda qeliza të një gjallese bashkëpunojnë në një mënyrë të tillë që s’është parë mes njerëzve dhe që të çudit mendjen. Ata arrijnë të mbajnë gjallë mbi këmbët e veta një kafshë në sajë të një ndihme plotësisht të ndërsjelltë dhe të një ndarje pune preçize. Me miliarda qeliza arrijnë të vënë në lëvizje me një përsosmëri të plotë dhe në tërësi një qen, një kalë, një elefant, një njeri. Një njeri, apo qelizat e tij janë si një botë më vete. Ai që sundon edhe mbi këtë botë është Allahu.
Biologu i shquar Dr. Edmund W. Sinnot thotë:
“Edhe sikur të arrinim të krijonim qënie të reja, të panjohura më parë, pavarësisht se në numër të vogël, të mos pandehin se kemi përvetësuar forcën krijuese të natyrës? Jo, sepse shqyrtimi i jetës fillon në laborator, por kjo na sjell pasoja të papritura që nuk i imagjinojmë dot dhe rezultate të paparashikuara”.
Jo vetëm formimi i gjallesës më të thjeshtë, por edhe kuptimi i të fshehtës mbi jetën e një qelizë të vetme, është një veprim jashtë kufijve të mendjes sonë. Ndër të gjitha gjallesat njeriu ka trurin më të përsosur. Megjithë këtë ai është i pafuqishëm të kuptojë të fshehtën mbi jetën. Si rezultat i shqyrtimit të molekulës së ADN-së dhe të qelizës kuptohet vetëm dobësia jonë dhe madhështia e Allahut.
Yjet, planetet, galaktikat... Ashtu siç bëhet pasqyrimi i madhështisë së Allahut në kozmos, po ashtu bëhet pasqyrim i fuqisë së Allahut në qelizat apo atomet e gjallesave që mund ta quajmë largësia e brendshme që shkon deri në thellësinë e grimcës më të vogël.
Ja pra bota e brendshme e qelizave të gjallesës është po aq e thellë sa edhe ajo jashtëtokësore, pasi në një qelizë fshihet një botë mbase po aq e madhe sa gjallesa.
Qeliza
Gjallesat ndahen në dy grupe: njëqelizorë dhe shumëqelizorë. Njësia themelore më e vogël e gjallesave është qeliza. Domethënë se kafshët dhe bimët janë ndërtuar nga “tulla” të quajtura qeliza, njëkohësisht ekzistojnë edhe gjallesa njëqelizore.
Përshkrimin e qelizës mund ta bëjmë kështu: Qeliza është pjesa më e vogël e pandashme e gjallesave. Në qoftë se përpiqemi ta ndajmë qelizën ajo vdes. Meqë po flasim për gjallesat, tema e jogjallesave mbetet jashtë temës që po trajtojmë. Po bëjmë disa krahasime:
Përkufizimin e atomit mund ta bëjmë kështu: Atom quhet grimca më e vogël e lirë e çdo lënde. Më parë këtij përkufizimi do t’i shtohej edhe fjala e pandarë. Sot ky term nuk përdoret më, pasi është realizuar ndarja e atomit të uraniumit. Në atomin e copëtuar, me humbjen e një sasie të lëndës shfaqet rënia e energjisë së tij.
Pasi treguam ngjashmërinë mes atomit dhe qelizës, le të kalojmë te sistemi diellor:
Në qendër ndodhet dielli rreth të cilit rrotullohen planetet. Globi ynë tokësor është një ndër këto planete. Pra të gjithë detet, dallgët, bimët dhe kafshët, gjithçka mund të themi se është ngarkuar në anijen e globit dhe noton në oqeanin e gjithësisë. Por edhe sistemi ynë diellor ndjek një rrugë të lakuar dhe shkon drejt një zone të përcaktuar. Kjo rrugë është pjesë e gjithësisë dhe quhet Rruga e Qumështit. Në gjithësi ka edhe galaktika të tjera. Ekzistojnë më tepër planete dhe yje nga ata që shohim dhe dimë, por drita e tyre nuk arrin tek ne.
Dua të tërheq vëmendjen në këtë pikë:
Bërthama e atomit përbën 97-99% të vëllimit të të gjithë atomit. Po ashtu vëllimi i diellit përbën 97-99% të vëllimit të sistemit të diellit dhe planeteve. Një ngjashmëri më e rëndësishme është kjo:
Ndërmjet bërthamës së atomit dhe elektroneve ekziston forca e tërheqjes, por edhe mes planeteve dhe diellit ka forcë tërheqëse. Të dyja këto forca tërheqëse njëra atomike dhe tjetra e gjithësishme i binden të njëjtit ligj matematik: këto forca janë në përpjestim të zhdrejtë me distancën në katror. Prej këtu dalim në përfundimin se rrotullimi i planeteve rreth diellit është i njëjtë me rrotullimin e elektroneve rreth bërthamës së atomit. Këto rrotullime vizatojnë një elips apo një rreth.