– Në qoftë se më vdes gruaja do të bëhet kijameti i vogël, në qoftë se vdes unë kijameti i madh...

Sa përgjigje e vlefshme! Po, në pemën e jetës së çdo njeriu, fruti i fundit është mendimi për vetë vdekjen e tij. Ajo që na intereson ne është pikërisht kjo gjë. Të kthehemi në bazë. Edhe truri ynë është i pajisur me të gjitha cilësitë. Trutë tanë, ashtu siç fytyrat tona, qofshin edhe të kushërinjve tonë tregojnë ndryshime të veçanta.

Nga kjo kuptohet që çdo njeri ka një karakter dhe gjendje shpirtërore përkatëse. Në analizimin e disa foshnjeve janë parë ndryshime të thella. Disa veprime të cilat ishin të theksuara tek një fëmijë, si fjetja, luajtja, bërtitja, ngrënia, etj., nuk pasqyroheshin tek tjetri. Reagimet ndaj faktorëve të jashtëm nuk ishin të njëjtë, njëri mund të jetë trim, tjetri frikacak. Kjo tregon që çdo njeri fiton karakterin e tij në fillim të jetës. Përveç kësaj shenjat e gishtërinjve nuk janë të njëjta tek asnjë njeri. Edhe nuhatjet e qenit tregojnë se çdo njeri ka erën e vet karakteristike.

Si përfundim njeriu nuk mund të gjejë asnjëherë një që i ngjason krejtësisht atij. Ai është një vulë e papërsëritshme. Në qoftë se një artist nuk do që veprat e tij të ngjasojnë me njëri-tjetrin atëherë duhet t’i njohë të gjitha shumë mirë. Duhet të mos harrojë faktin që të mos bëjë një vepër të ngjashme me të kaluarën. Tani mendoni njerëzit që jetojnë në botë. Të gjithë janë të ndryshëm nga njëri-tjetri. Një fuqi që nuk mund t’i mbajë mend të gjithë njerëzit, nuk mund të krijojë një njeri që nuk i ngjason të tjerëve. Lindja e një foshnje ndryshe nga të tjerët tregon për një Krijues që i njeh dhe i ndan krijesat e Tij nga njëra-tjetra. Qënia e bijve të Ademit (a.s.) ndryshe nga të tjerët nga koha e tij deri në ditën e fundit është një argument për këtë. Përveç kësaj edhe bimët e kafshët nuk janë si lojëra plastike që dalin nga një formë e njëjtë. Të gjitha gjallesat si në të kaluarën edhe në të ardhmen kanë Një Krijues i Cili ka krijuar ndryshe edhe pikat e tyre më të vogla. Kjo tregon që ka një Krijues të Vetëm, që në të njëjtën kohë është edhe Krijuesi i gjithësisë.

Lëkura

Rrobën e kafshëve e quajmë “lëkurë”. Vallë kush është Ai i Cili ia ka “qepur”, i ka dhënë formën dhe ia ka veshur atyre këtë rrobë?

Nga një pikë vështrimi lëkura është si një rrobë (veshje) e jashtme. Duke përdorur fjalën “rrobë” (veshje) sigurisht që në mendje na vjen rrobaqepësi. Një “Rrobaqepës” që i jep rroba duke filluar me mikrobet më të vegjël e duke përfunduar me balenën dhe elefantin. Nga ana tjetër pelushi i ariut dhe rroba prej kocke e breshkës është njëkohësisht puna e të njëjtit “Rrobaqepës”.

Ai që deles i vesh një rrobë me lesh, gjarpërit një rrobë tjetër, sigurisht që është një “Rrobaqepës” i përkryer dhe Bujar. Në qoftë se njeriut i jepet si dhuratë lëkurë, gëzof apo pelush të një kafshe, gëzohet shumë. Ai person në qoftë se mendon ta shesë atë, fiton edhe para. Po Ai që e ka veshur atë me pelush. Vallë sa do të marrë? Ata që veshin rroba lëkure duhet të dinë fabrikën ku përpunohet lëkura. Arti pasqyron artistin. Meqë njeriu kupton, duhet edhe të falenderojë.

P.sh. lëkura me të cilën bëhen këpucët tona është lëkurë kau. Kau është pasqyrë e veprës së Allahut si me qënien e tij ashtu edhe me lëkurën e tij. Me gjuhën e tij sikur na thotë ka Një Krijues i Cili më ka krijuar dhe rregulluar mua. Mendja e njeriut dhe mendimet e tij i mjaftojnë për të lexuar markat e mallrave që ndodhen në pazarin e kësaj bote. Në pazar sheh një grumbull të madh dhe mendon se duhet të jetë një tru. Mallrat që gjenden në sipërfaqen e tokës nga ana e shumëllojshmërisë a nuk tregojnë se i përkasin një të Pasuri dhe Bujari? Kur shohim etiketat që vihen sipër mallrave, e kuptojmë aq mirë se kujt i përkasin ato, saqë arti i mrekullueshëm lexohet si një vulë duke pasqyruar artistin. Ai që ka krijuar puplat e pulës dhe krahët e saj, ka krijuar edhe mizën. Ai që ka krijuar puplat e bilbilit, e ka vulosur mbi të artin e Tij. Lëkura e njeriut duke mbuluar damarët dhe kockat, mbulon gjithashtu edhe pjesët e shëmtuara. Nga ana tjetër i jep atij (njeriut) një bukuri të veçantë. Atyre që Zoti u ka dhënë bukuri duhet të mendojmë që kjo bukuri nuk është në dorën e tyre. Ai që ua ka dhuruar atë, kërkon nga ata vepra të mira dhe falenderim. Të bukurit qofshin burra apo gra nganjëherë përbëjnë rrezik. Disa gra të cilat nuk mund të lartësohen me dijen, artin e tyre, duke zgjedhur të bëhen të famshme me bukuritë e tyre zgjedhin një rrugë të gabuar. Me shtimin e lirisë së femrës vërtetohet se është shtuar numri i atyre femrave që punojnë në shtëpi publike dhe klube nate. Megjithatë nuk mund të themi që çdo grua e bukur vepron në mënyrë të tillë. Përkundrazi femrat e bukura dhe besimtare mendojnë që bukuria e tyre është kalimtare. Kur hedhim një sy përreth, shohim që ato të cilët kanë qenë të bukur në rininë e tyre, për shkak të pleqërisë janë shëmtuar dhe i ka mbetur vetëm bukuria morale. Nuk duhet të vlerësojmë bukurinë e jashtme, por atë të brendshme. Ato martesa që bazohen mbi pamjen dhe bukurinë fizike, nuk do të sjellin gjithmonë lumturi dhe mirëkuptim. Ata të cilët kanë një pamje të bukur fizike dhe pra janë të shëmtuar në shpirt, i ngjasojnë lules me tipare të tilla. Ajo helmon të gjithë ata që vrapojnë pas saj. Ata të cilët janë të bukur si në shpirt ashtu dhe në pamjen e jashtme, janë më të përkryerit (tipat idealë). Bazë për vazhdimësinë e martesës është bukuria morale. Divorcet e shpeshta mes artistëve dhe mosgjetja e lumturisë së kërkuar, tregon ndryshimin mes njeriut dhe pavodës. Njeriu është zotërues i mendjes. Duke vlerësuar të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen, ai duhet të bëjë bazë njërën prej tyre në jetën e tij. Në këtë mënyrë nuk është vetëm një trup ai që mbështetet mbi këmbë, por një njeri. Sikurse poret e lëkurës shërbejnë për frymëmarrjen e saj edhe rëndësia e qelizave qimore nuk mund të nënvlerësohet. Për të prodhuar furçat e dhëmbëve janë ndërtuar fabrika të mëdha në të cilat punojnë inxhinierë. Sipas këtij fakti para nesh paska mijëra fabrika. Po cili Inxhinier i drejton këto fabrika? Mishi, buka që hamë së bashku me lëngjet që pimë shkojnë edhe tek qelizat qimore dhe ashtu sikur të kishin hyrë në një fabrikë përpunuese, marrin formën e qimeve. Kthimi i ushqimeve të vdekura në të gjalla dhe shndërrimi i tyre tregon për dijen dhe fuqinë e Artistit. Flokët që kemi në kokë janë në rritje të vazhdueshme, ndërsa vetullat rrinë të njëjta. Si rrjedhojë nuk duhet të kalojmë duke thënë se janë vetëm “qime”. Në mes tyre ka një rregull të caktuar. Në qoftë se i presim vetullat pasi të kemi matur gjatësinë e tyre përafërsisht dy muaj më vonë, ato do të zgjaten derisa të vinë në gjatësinë e mëparshme. Kur të kenë arritur këtë gjatësi, rritja e tyre ndalet, sikur qelizat qimore të kenë marrë në “telefon” zorrët dhe t’i kenë thënë: “Të keni parasysh që ky njeri i shkurtoi vetullat. Tani ju lutemi na dërgoni ushqime të bollshme në mënyrë që t’ia sjellim vetullat si i ka pasur”.

Kështu ushqimet dërgohen tek qelizat qimore dhe qelizat fillojnë t’i zgjasin qimet. Më në fund pas kalimit të disa javëve qimet vinë në gjatësinë e vjetër dhe në këtë çast inxhinierët bëjnë matjet e vetullave duke thënë: “Më parë kishin këtë gjatësi, prandaj nuk mund të zgjaten më tepër”. Atëherë vetulla nuk rritet më dhe kthehet në formën e mëparshme. Disa femra nuk pëlqejnë vetullat që kanë dhe i hollojnë ato shumë. Pse veprojnë kështu? Të duken më të bukura për burrat e tyre? Nuk mendoj se e bëjnë për këtë. Ato femra të cilat janë të zëna nga mëngjezi deri në drekë me punët e shtëpisë, kur duan të dalin përjashta kalojnë para pasqyrës, rregullojnë vetullat dhe bëjnë makiazh. Po burrat e tyre vallë i presin jashtë? Atëherë për kë lyhen dhe i rregullojnë vetullat? Disa burra në Evropë dhe Amerikë mburren me bukurinë e grave të tyre. Në qoftë se një amerikani i thuhet që “gruaja juaj është shumë e bukur”, duke menduar se reagimi i tij mund të jetë i ashpër, përkundrazi ai e falenderon folësin për komplimentin. Tek ato, gruaja është si një tavolinë, karrike ose një send tjetër çfarëdo. Të tjerët mund të përfitojnë prej saj në mënyrë të kufizuar. P.sh. në bisedat e gjata, në qeshjet dhe shakatë e tepërta, gruaja zhvishet nga çdo cilësi e saj. Në festat që organizohen, kërcimi bëhet burra e gra, bashkë, i përzier. Në këto raste sa mund të jetë shkalla e afrimitetit mes burrit e gruas? Mos të harrojmë edhe vetë faktin që një burrë nuk ka dëshirë të vallëzojë me gruan e tij. Të njëjtën gjë mund të themi dhe për gruan. Në një konferencë fetare që u zhvillua në Turqi kishte ardhur një letër nga një vajzë e re:

Unë jam një vajzë nga një familje e pasur. Jam 19 vjeç. Jetojmë në qytetin A. Marrim pjesë në mbrëmje, ballo dhe mund të them se nuk është i vogël numri i atyre që kanë dëshirë të flasin me mua. Në këtë mënyrë nuk jam edhe e askujt, por në të njëjtën kohë kam afrimitet edhe me të gjithë. Por unë jam gjallë, nuk jam send, por njeri dhe dua të jetoj si njeri. Nuk di si të argëtohem. Rreth meje janë prindërit që lavdërohen me mua, të rinjtë që argëtohen me mua dhe vajzat e shëmtuara që ndiejnë xhelozi për mua. Jetoj në një botë plot gjëmba. Kur mora në dorë librat tuaj edhe pse pak, m’u qartësuan mendimet. Paska pasur një botë tjetër dhe unë dua të shkoj e të emigroj në atë botë. Nuk dua të vdes, dua të jetoj si njeri. Nuk dua të jem një lojë në duart e njerëzve, dua të jem e zonja e vetes.

Shpresoj të më ndihmoni.

                                                          Me nderime   

                                                              Xhanan   



Është shumë gabim kërkimi i asaj që quhet “materializëm” në para dhe mallra. Në qoftë se disa mjete si manikyra dhe mjetet e makiazhit bëhen tepër të rëndësishme për femrën, atëherë ajo pa e kuptuar fare gjendjen e saj, mbetet nën kthetrat e materializmit. Ajo që me thonjtë e lyer përpiqet të falë namazin, mundohet të kryejë obligimet fetare pavarësisht se është zbukuruar është aq e paditur, saqë nuk mund të kuptojë që namazi i saj është pa abdest (sepse uji nuk depërton në thonjtë e lyer). Të jesh e pakënaqur nga thonjtë dhe buzët që të ka dhënë Zoti yt, të ndjekësh modën e stilistëve evropianë, të jesh si një gjethe në flladin e modës, të jesh e pavendosur, do të thotë të jesh ankuese për gjendjen tënde: “Pse jam e tillë? Çfarë jam unë?”

A mund ta njohë veten e tij ai që nuk e di rëndësinë e lëkurës dhe atë çfarë ka nën të? Të tillë njerëz nuk i japin jetës së tyre një kuptim dhe përgjithësia më e madhe bie mbi ata që janë pranë tyre dhe mund t’i ofrojnë ndihmë, sepse siç ka një shprehje: “I padituri nuk di se çfarë bën”. Disa injorantë duke e quajtur veten shumë të ditur dhe duke jetuar në lumturinë e thurur prej tyre, nuk janë tjetër as nuk mund të quhen ndryshe vetëm se “të gjorë”.

Lëkura është shpëtimi i sotëm i botës bashkëkohore. Ata që kanë dëshirë t’i bëjnë reklamë lëkurës së tyre, duke zhveshur pjesët e trupit mendojnë se shkojnë drejt përparimit ose nuk mendojnë asgjë, ata janë më të shqetësuarit. Njerëzit e botës së sotme lejojnë që të bukurit të shihen nga mijëra sy dhe një mijë të shëmtuar i lënë në gjendjen e tyre të mjeruar. Duke vepruar në mënyrë të tillë shkatërruan familjen që mban në këmbë një shoqëri. E sollën këtë botë në një gropë me plehëra. Ata të cilët veçojnë njerëzit e mirë nga të këqinjtë, sikur të pastronin orizin nga kokrrizat e zeza, kanë një detyrë tepër të vështirë. Sigurisht që çdo gjëje mund t’i gjesh të ngjashmin e saj sepse njeriu është si një pjesë e makinës natyrë. Prandaj ai është i lidhur me të në çdo moment. Njeriu gjithmonë është si një nëpunës që gjen lidhjet që ekzistojnë mes tyre. Korbat dhe dhelprat që nuk e njohin natyrën nuk mund t’ia shpjegojnë atë të tjerëve. Njeriu nuk është i tillë. Ata të cilët krijojnë ushtri dhe përgatiten për luftë, në fillim mbledhin të gjitha fuqitë për të dalë para armikut. Në këtë mënyrë mundohen të pengojnë disfatën. Edhe lëkura e njeriut është si një fuqi më vete. Kur një fëmijë dy vjeç e afron dorën e tij drejt sobës, lëkura i dërgon lajm trurit duke i thënë se “u dogja”. Truri i jep urdhër syrit për të parë se cila është lënda që mund ta djegë? Syri në çast bën fotografinë e sobës dhe ia dërgon arkivit të trurit. Si rrjedhojë tani fëmija kur i afrohet sobës thotë “mos se të djeg”. Me këto ai i bën edhe të tjerët për të qeshur dhe nuk i afrohet më sobës. Me rritjen e tij ai fillon të dallojë se kur soba është e ndezur apo e fikur. Në qoftë se lëkura jonë nuk do të ndjente dhimbje, atëherë mishi do të ndahej në copa sikur të ishte rroba e një lypësi. Kjo tregon se ekziston Dikush që na mbron neve dhe ka marrë masat përkatëse për të na mbrojtur. Edhe ato që i ruajnë këpucët e tyre vjen një ditë që lëkura e tyre vjetërsohet. Njeriu atëherë i riparon ato me lëkurë të re. Në të njëjtën mënyrë mbyllen shumë lehtë edhe plagët që krijohen në lëkurë. Me të vërtetë që mbyllja e plagëve duket e lehtë, por për mbylljen e tyre duhet një Mjeshtër. Pikat e djersës që krijohen nga kalimi i pjesës së sipërme të lëkurës në pjesën e poshtme të saj, i ngjason një torbe të vogël që ndodhet në damarët qimorë. Ureja, acidi urik dhe gaze të tilla si dioksidi i karbonit, dalin jashtë me ndihmën e djersës. Njeriu që djersit qetësohet pak fizikisht. Gjaku që nxehet brenda në trup, kur vjen në pikat kulmore të damarëve qimorë, në qoftë se kushtet janë të përshtatshme mund edhe të ngrihet. Prandaj në kohëra të ftohta, njerëzit që udhëtojnë në borë duhet të shmangen nga gjëra që nxehen shumë shpejt. Një nxehje e shpejtë dhe e çastit, mbizotëron mbi damarët qimorë. Pas kalimit të pak minutave tek damarët qimorë në pjesët shumë afër lëkurës fillon ngrirja, kjo gjendje mund të jetë vdekjeprurëse. Por trupi ynë në kohëra të ftohta mbrohet pa dijeninë tonë nga rreziku që mund t’i vijë. Me rrudhjen e lëkurës, damarët qimorë që ndodhen më afër pjesës së jashtme, rrudhen dhe gjaku merr drejtim brenda, në këtë mënyrë vështirësohet ngrirja. Si djersitja ashtu edhe marrja e oksigjenit nëpërmjet rrugëve të frymëmarrjes, ndikon në mbajtjen pastër të lëkurës. Pastërtia e lëkurës është kushti i parë për një shëndet të mirë. Këtu kuptohet edhe një herë rëndësinë që i ka dhënë islami pastërtisë. Papastërtia që del kur bëjmë banjo është prishje (dekompozim) i qelizave të vdekura. Qelizat e vdekura brenda trupit dalin jashtë nëpërmjet rrugëve të jashtëqitjes. Analizimin e thonjëve po jua lë juve. Dalja e thonjëve prej lëkurës, ngjashmëria që ekziston midis thonjëve të gishtërinjëve do t’ju bëjë të mendoheni. Tjetër gjë janë majat e gishtërinjëve. Shenjat e gishtërinjëve janë të ndryshëm tek çdo person. Me këtë pangjashmëri të shenjave të gishtërinjëve, tregohet edhe një herë ekzistenca e një Mjeshtri që i ka krijuar ato. Në qoftë se një person plagoset ose vritet në gisht, pak më vonë do të shërohet dhe në gisht do të ketë të njëjtat shenja që ka pasur më parë.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 >>>