Kur e pa që nuk i kushtova rëndësi u irritua:
– Çfarë muslimaneje je ti? Asnjëherë nuk je merakosur për fenë tënde, besimin, detyrat dhe se çdo të bëhesh, ku po vrapon?
– Kjo gjithësi si u bë? Kush e krijoi? Çfarë kërkon nga njerëzit Ai që i krijoi? Ç’do të bëhemi ne kur të vdesim? Çfarë mesazhesh kanë sjellë profetët? Për çfarë flasin librat e Zotit?
– Këto nuk kanë asnjë rëndësi për ty?
Po, nuk kishin asnjë rëndësi. Isha muslimane dhe shtetase turke dhe vetëm kaq. Jeta që jetonim na kishte çuar neve në një gjendje të tillë, me mangësi të pazgjidhshme dhe për këtë nuk dija ç’ishin ndjenjat, si të përgjëruarit, të luturit dhe të kërkuarit ndihmë Zotit. Për këtë arsye bukuritë joshëse të jetës i kishin lënë në hije konceptet që shoqja ime po pyeste. Dhe unë nuk i kisha parë dot. Shoqja e pa se nuk mund të gjente tek unë atë që kërkonte dhe për të mos më mërzitur e mbylli bisedën. Çështja u mbyll por brenda meraku dhe fjala “vdekje” më futi në një gjendje ankthi.
Me të vërtetë kjo jetë nuk mund të vazhdonte kështu. Një ditë këto bukuri, në një vend do të ktheheshin në dhimbje dhe mërzitje. Familja dhe shoqëria e dashur do të merren nga dora e frikshme dhe e tmerrshme e vdekjes dhe do të dërgohen në një botë tjetër. A është e mundur t’i shpëtosh kësaj.
Kështu filluan të hynin në kokën time të tilla gjëra.
Pa kaluar shumë erdhi ajo që kisha frikë... Shtylla e shtëpisë, më i dashuri nga të gjithë, babai vdiq. Shkova në vendlindje. Së bashku me nënën u tronditëm shumë nga kjo ngjarje. U shkatërruam, morëm fund. U prish rregulli i punës, iku paqja nga familja dhe për herë të parë po ndjeja dhimbjet e jetës. Për herë të parë po shikoja një problem që paraja dhe pasuria nuk kishte fuqi ta zgjidhte. Isha në një gjendje të pashpresë ku të gjithë shpresat mbarojnë dhe mundësitë janë të pamjaftueshme. Ndoshta për herë të parë në jetën time e kuptova se të mbështeturit tek besimi dhe tek i Gjithëfuqishmi Allah ishte një ngushëllim.
U ktheva në Paris të mbaroja studimet e lëna përgjysëm.
Familja ku qëndroja m’u bë një mbështetje e madhe. Shoqja ime kishte filluar të më ndiqte si hije dhe të mos më linte vetëm. Tani e kuptoja më mirë dhe ndaj saj sillesha më miqësisht.
Pas një kohe shkova në vendlindje për dhjetë ditë dhe u ktheva përsëri.
U habita shumë që shoqja ime ishte bërë muslimane gjatë kësaj kohe. Ma shpjegonte Islamin me një gëzim dhe paqe të madhe, sikur fluturonte nga gëzimi.
Më ngushëllonte sikur ajo kishte qenë muslimane dhe unë jo, më shpjegonte lumturinë e besimit, më përsëriste se çfarë paqe të jepte të besuarit tek Allahu.
Filloi të falte namaz. E shikoja nga larg, por me një kureshtje të madhe. Nganjëherë më vinte turp nga vetja dhe muslimanlleku im.
Një ditë këmbënguli.
“Eja”- tha. “Do të të njoh me atë vajzën e atyre punëtorëve turq, e cila më impresionoi dhe më ndihmoi të bëhesha muslimane.”
Edhe pse shumë pa dëshirë dhe pa qejf, nuk e përballova dot këmbënguljen e saj dhe shkuam së bashku.
Ishte e premte në darkë. Shumica me origjinë turke. 20-30 vajza ishin mbledhur në një shtëpi dhe po lexonin libra rreth Islamit dhe besimit. Të gjitha ishin të mbuluara, shumë të pastra, të ëmbëla dhe gjithë nur. Gjendja e këndshme e atyre dhe sjellja e ngrohtë më impresionoi.
U prezantuam një nga një...
Më pas vazhdova të shkoj nëpër ato mbledhje. Çdo të premte në darkë, me shoqen time franceze shkonim bashkë në këto bseda nga të cilat po përfitonim shumë. Ne qenkeshim rritur të paditur, po jetonim të paditur dhe fatkeqësisht do të shkonim të paditur.
Gjithësia, njeriu, jeta, vdekja dhe besimi kishin një kuptim, një mesazh dhe një qëllim.
Ne ishim krijuar të njihnim Allahun dhe të kryenim urdhërat e Tij, por nuk dinim asgjë. Lumturia e vërtetë dhe paqja, ishin tek të qënurit dhe të jetuarit si rob i Allahut.
Libri i parë që më dhanë ishte vepra e juaj, “Njeriu që kërkon vetveten”. Nuk e di si ta shpjegoj. Ishte diçka si t’i japësh bukë dikujt që po vdes nga uria, ose të gjeturit e ujit nga dikush që po vdes nga etja... Kur e lexova atë libër e kuptova sa e uritur dhe e etur isha nga ana shpirtërore.
Më pas fillova të lexoja veprat e Bediuzzamanit, Risale-i Nur (Mesazhet e dritës). Po përfitoj shumë nga ato sepse gjeta paqen.
Tani jam në vendlindje, në Antalja. Jetën në Islam, përpiqemi ta jetojmë së bashku me nënën.
Kam një lutje ndaj jush. Në qoftë se e merrni këtë letër, ju lutem të telefononi në numrin e mëposhtëm dhe të më thoni ku ndodheni dhe si mund të lidhemi. Do të vijë edhe shoqja franceze që ju shpjegova në këtë letër dhe dëshirojmë t’ju vizitojmë së bashku.
Nëna ime dhe unë ju urojmë suksese në punët e librit dhe i lutemi Allahut t’ju ndihmojë.
Ju lutem bëni dhe ju dua për ne dhe Allahu ju ndihmoftë.
                                                                 
21.08.1994
Sibel Ak
Antalja

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 >>>