Veprat e Abdylkadrit dhe disa tj
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -2
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -1
- ATOMI
- RRETH NJERIUT
- PSE I BESOJN ALL-LLAHUT 50 PROFESORET E FAMSHEMTE EUROPES
- PËRGJIJGE PYETJEVE MATERJALISTE
- NJË JETË TJETËR
- DRITA E MENDJES
- ÇËSHTJET JETSORE
- AFORIZMA TË ÇMUAR
Poezitë: PERLAT E ZEMRËS të Abdylkadrit
- O ZOT!
- FUQIA E ZOTIT
- ÇFARË ËSHTË KUR`ANI?
- MUHAMMEDI (a.s.m.)
- VËLLAZËRIMI
- PUNO!
- SHPRESA
- LIBRAT
- O DJALË I RI!
- O NJERI!
- VËLLEZËR SHQIPTARË
- MOTRA IME FISNIKE
- VËLLEZËR TË DASHUR
- NËNAVE TË MIA FISNIKE
- KULTURA
Online Sayaç
Ta supozojmë që në klasë vjen një zotëri i pasur dhe shpërndan para... por disave më pak dhe disave më shumë. Në këtë mënyrë a keni të drejtë ju të thoni se përse neve na dha më pak dhe të tjerëve më shumë? Edhe në qoftë se thoni, kjo nuk është diçka e mirësjellshme. Sepse paratë që u janë dhënë juve, nuk janë se i keni merituar ato dhe as nuk iu përkasin juve. Ju i jeni dhimbsur atij personi dhe ai ju ka ndihmuar. Por edhe sasia e ndihmës është në dorën e tij. Në këtë gjendje, juve nuk ju takon të ankoheni. Dhe në qoftë se e bëni diçka të tillë, ai mund edhe t’i marrë mbrapsht ato.
Juve Allahu ju ka dhënë edhe mirësitë e gjithësisë edhe ato të njeriut. Por disave më shumë dhe disave më pak. Kjo botë meqë është bota e sprovimeve, ata të cilëve u është dhënë më shumë, japin llogari më tepër; dhe ata, të cilëve u është dhënë më pak, japin llogari më pak. Ata që kanë shumë, nuk mund të krenohen dhe të thonë se, “unë e kam llogarinë e madhe”. Kështu që, meqenëse ata që u është dhënë më tepër, do të japin llogari më shumë, edhe përgjegjësinë e kanë më të madhe.
Pra edhe ata, të cilëve u është dhënë më pak, nuk mund të ngrenë krye dhe të fajësojnë Allahun e të thonë “përse neve na u dha më pak”. Sepse ajo që i jepet robit të Zotit, nuk është nga meritimi që ka për të. Ajo drejtpërsëdrejti i përket Allahut dhe është dhurata e Tij. Sado pak që të japin, robi është i detyruar ta falenderojë. Sepse ka një pasuri që nuk i përket atij. Dhe llogaria e mirësive të pakta, do të jetë edhe më e lehtë.”
Mësuesja duke vazhduar të na shpjegojë këtë temë, dha një shembull nga Bediuzzamani:
“Ju nuk mund të ankoheni duke parë ata që janë disa shkallë më sipër se ju nga ana shëndetësore. Sepse ju jeni të detyruar ta falenderoni Zotin duke parë ata që janë disa shkallë më poshtë se ju nga ana shëndetësore dhe fizike.
Në qoftë se ti e ke dorën e thyer, shihi ata që e kanë dorën e prerë! Në qoftë se nuk ke një sy, shihi edhe të verbërit që nuk e kanë asnjërin! Prandaj falendero Zotin. Kështu që askush nuk ka të drejtë të ankohet, duke parë ata që janë më sipër. Kurse në rastet e fatkeqësive shihi ata që janë disa shkallë më lart të fatkeqësive dhe falendero...
Njëri e merr një të mjerë dhe e nxjerr në majë të një minareje. Në çdo shkallë të minaresë i jep nga një mirësi, nga një dhuratë. Kurse krejt në majë të minaresë i jep dhuratën më të madhe... Përballë këtyre dhuratave të shumëllojshme, megjithëse nuk i kërkohet ndonjë falenderim, ai i mjerë duke harruar edhe dhuratat e mëdha, ose duke i numëruar edhe si zero, duke edhe mos falenderuar, shikon lart dhe thotë duke u ankuar: - Ah sikur kjo minare të ishte më e lartë dhe t’u ngjisja edhe më sipër. Pse nuk është sa një mal apo sa ajo minareja e lartë atje?
Pra sa mohues i mirësive është dhe sa padrejtësi bën.
Kështu edhe njeriu, është krijuar nga asgjëja dhe i është dhënë trupi, e nuk është krijuar as si gur, as si pemë dhe as si kafshë, por është krijuar si njeri e musliman dhe në të shumtën e rasteve me shëndet të mirë. Dhe megjithëse ka përfituar gjithë këto mirësi, qofshin ndër disa edhe të mangëta; dhe megjithëse nuk i meriton ato, duke edhe i keqpërdorur, apo duke mos mundur t’i arrijë dot; duke u ankuar e treguar padurim dhe duke ngritur krye kundra Providencës Hyjnore, duke thënë “ç’bëra unë që më ndodhi kështu”; jep shenjat e një sëmundje shpirtërore më të rëndë se ajo fizike. është sikur të bësh mundje me duar të thyera.”
Mësuesja pasi këtij shembulli na bëri edhe një shpjegim të vogël:
“Ju jeni dërguar në këtë botë nga një i Plotfuqishëm. Juve ju serviren mijëra mirësi. Fitoni gjithashtu edhe jetën.
Për të ardhur në këtë jetë dhe në këtë shkallë të njerëzimit, i jeni ngjitur shumë shkallëve të jetës, por si atyre shkallëve të minaresë. Shkalla më e lartë e saj, është shkalla e të qënurit njeri.
Mendoni, mund të ishit një gur, dhé, pemë, apo diçka tjetër. Mund të ishit edhe një kafshë, një mace, një mi, një gjarpër apo insekt. Edhe ata kanë shpirt dhe janë në shkallët e jetës. Pema është më e privilegjuar se dheu e guri, prandaj duhet ta falenderojë Zotin. Macja në krahasim me miun ka më avantazhe, prandaj duhet të falenderojë. Delja që jep qumësht ka më interes tek njerëzit, në krahasim me gjarpërin. Prandaj edhe ajo duhet të falenderojë.
Pra ky njeri që ka ngjitur gjithë këto shkallë, duke u bërë pronar i mijëra nimeteve (mirësive), duke harruar të gjitha këto dhurata, në qoftë se thotë që: “Përse unë nuk jam si njerëzit e tjerë? Këtu ka një padrejtësi dhe jobarazi”; atëherë miu, insekti, gjarpëri dhe macja i ndërhyjnë duke i thënë: “Në qoftë se nuk do, mund të ndërrojmë vend”.
Juve nuk ju është bërë ndonjë padrejtësi. Por përkundrazi jeni bërë pronarë të shumë mirësive që nuk i meritoni.
Ju mund të mendoni, të shihni, të flisni, të hani, të flini, të qeshni, të qani... Si mund t’i nënvlerësoni këto mirësi?
Tani në qoftë se një prej shokëve tuaj ia japin Ankaranë, si shpërblim që të na japë mendjen, a e bën këtë gjë?
- Jo...
Pra shikoni ju keni një pasuri që nuk mjafton as fuqia e të gjithë Ankarasë që të vlerësohet. Pra sa para e keni blerë këtë mendje?
- Jo, nuk e keni blerë, ju është dhënë falas.
- Por në fakt a mund të marrë dikush diçka falas?
- Nuk mund të marrë. Duhet që patjetër të paguajë diçka.
- Mirëpo ju u bëtë pronarë të këtyre mirësive dhe nuk paguat asgjë. Kështu që Ai që ju dha këto mirësi, një ditë a do të kërkojë një çmim përballë këtyre?
- Do të kërkojë...
- Ç’është ai çmim?
- Të dëgjosh urdhërat dhe t’i bindesh Atij që të ka krijuar...”
Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 >>>