Kur themi se bota është një aeroplan, duhet të ndalojmë pak në këtë pikë. Aeroplani botë bën tre veprime në të njëjtën kohë:

1. Rrotullohet rreth vetes.

2. Rrotullohet rreth diellit.

3. Së bashku me sistemin diellor shkon drejt yjësisë së Vegës.

Ka akoma: Aeroplani botë është një aeroplan që edhe Hëna është nën qeverisjen e botës, si një udhëtar i saj.

Dielli

Dielli është si një llambë. Po ta shikojmë si llambë, toka është si një dhomë, qielli si tavan, kurse dielli llambë ose llampadar që ndriçon këtë dhomë...

Planetet që janë rreth diellit janë besnikë të tij. Dielli nuk mbetet me kaq vetëm duke i dalë për zot, por në të njëjtën kohë ndriçon dhe vizaton rrugën e tyre.

Dielli dikë djeg, dikë tjetër e ndriçon. Ata që e dinë islamin, e shpjegojnë atë, por nuk bëjnë veprime prej muslimani. Thonë kështu: “Ai trup digjet vetë dhe të tjerët i ndriçon.”

Kështu del në pah kthimi i gazit të heliumit dhe djegia e diellit. Atëherë dijetarët në botë pse nuk e kthejnë gazin e heliumit në një burim të madh të ardhurash për veten dhe për shtetin? Le të themi që kthimi i gazit të heliumit ngjason me ngjyrën e djegies së diellit. Mirëpo kush është ai që e krijoi heliumin, kush e përcakton kthimin dhe djegien që do të prodhojë ai?

Dielli në të njëjtën kohë është edhe një kalendar. Në qoftë se doni të shikoni në kalendar se në ç’orë do të lindë, edhe ju bëheni dëshmitar i saj. Kështu kuptojmë që ekziston Dikush që e vë në zbatim lëvizjen e diellit. A nuk është kjo dëshmi një lloj adhurimi për atë që arin ta kuptojë?

Viti i dritës dhe madhësia e gjithësisë

Le të përpiqemi të studiojmë kuptimin e konsistencës së shprehjes “Allahu Ekber”, që e dëgjojmë pesë herë në ditë nga minaretë. Këtu nuk do të japim përmbajtjen e fjalëve, do të përpiqemi të gjejmë kuptimin e shprehjes “Allahu Ekber” në librin e gjithësisë. Për këtë arsye dijet e vjetra ose e thënë ndryshe kozmografia, në gjuhën e sotme e ashtuquajtura astronomi, merr si shembull vitin e dritës në dituritë qiellore.

Largësia e ikjes së dritës në një sekond është 300.000 km. Asnjë element tjetër përveç dritës nuk mund të lëvizë me këtë shpejtësi. Sipas ikjes së dritës me të tillë shpejtësi në një sekondë, këto po ta shumëzoni me 60 gjeni largësinë e ikjes në një minutë, po ta shumëzoni shifrën që del me 60, largësinë e ikjes në një orë, po të shumëzoni shifrën që del me 24 do të gjeni largësinë në një ditë, me 365 do të gjeni largësinë e ikjes së dritës në një vit që këtij i thonë Viti i Dritës.

Tani kini kujdes po të shikojmë qiellin në një kohë me yjet, shikojmë në të një gjurmë të bardhë. Kësaj i thonë “Rruga e qumështit”, e cila është galaktika e sistemit tonë diellor. Ka edhe galaktika të tjera, por ajo që ka lidhje me ne është kjo. Largësia e diellit nga qendra e “Rrugës së qumështit” është 30.000 vjet dritë. Meqë është ashtu, shifrën që gjetëm më përpara tani do ta shumëzojmë me 30.000. Shifra që do të dali në llojin e kilometrit, tregon largësinë e diellit nga qendra e “Rrugës së qumështit”.

Kështu del një shifër shumë e madhe që nuk i gjendet vendi në shprehjet matematikore dhe nuk mund të lexohet. Sa do që kujtesa të shtrëngohet, nuk mund ta marrë dot brenda saj madhësinë e gjithësisë, sepse mendja nuk e kap dot. Teleskopët përballë madhësisë së gjithësisë dhe galaktikës, bien në gjendjen e një vegle që shikon deri para hundës së vet...
 
Yjet, banuesit viganë të gjithësisë

Një udhëtim në galaktikën tone

Një nga rrugët për njohjen e Zotit është leximi i librit të gjithësisë.

Gijthësia është pasqyra e çdo emri të Krijuesit. Ashtu siç një roman tregon mendimet e shkrimtarit, një tabllo tregon talentin e piktorit edhe libri i gjithësisë tregon madhështinë e Zotit tonë. Kur’ani siç deklaron ekzistencën dhe përjetësinë e Allahut edhe me hulumtimet e krijesave le të të kuptohet e njëjta gjë.

Me dije dhe me kulturë shpirtërore ne do të gjurmojmë faqet e ekzistencës. Duke kuptuar urtësinë e ardhjes tonë në këtë botë, ne do t’i drejtohemi Sunduesit Absolut të Amshueshëm dhe të Përjetshëm. Ai që lexon me dritën e Kur’anit librin e gjithësisë, kupton që vetja e tij i përket një jete të përjetshme. Shikon që çdo lloj krijese shërben në xhennet dhe në xhehennem (parajsë dhe ferr), merr taktikë prej tyre dhe i drejtohet Krijuesit me besim dhe adhurim, duke çuar në vendin e vet detyrën themelore.

Tani le të përpiqemi të lexojmë sërish librin e madh të gjithësisë nën dritën e lëndës së astronomisë. Duke hipur në imagjinatë në të ashtuquajturën raketë dhe le të shëtisim në thellësitë e universit:

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 >>>