Si, a e besuat? Oksigjeni dhe hidrogjeni a mund të bëjnë një bisedë të tillë? A mund të mendojnë ato për bimët, kafshët dhe njerëzit, në një kohë kur s’kanë dijeni as për veten e tyre?

Le të themi se menduan... Shikoni oksigjeni, nuk është bërë i gjithi ujë, një pjesë ka mbetur që me atë të marrim frymë. Edhe këtë ato e kanë menduar?

Shihet që, për t’u krijuar uji nuk është një rastësi, por është rezultat i llogaritjeve të përsosura. Dhe llogaritje të tilla nuk janë punë e elementeve, por punë e një të Gjithëdijshmi.

Vendi më i thellë i ujërave zbret deri në 10.000 metra, mali më i lartë as 9000 metra nuk arrin.

Sigurisht që ashtu siç shihet ekuilibri dhe arti i Krijuesit mes gropave të stërmëdha ujore dhe maleve të larta, ashtu shihet edhe madhështia e krijimit të ujit dhe të mosmbulimit të të gjithë sipërfaqes tokësore të botës me ujë.

Detet

Detet po t’i shohim nga një këndvështrim, i ngjajnë një kazani të mbushur me ujë. Në kazanin e quajtur “DET” gatuhen gjellë të ndryshme në çast dhe në një enë. Ashtu siç gatuhet në det ushqimi i sardeles, ashtu gatuhet edhe i balenës dhe i breshkës.

Ato që dinë të përdorin gjilpërën dhe gërshërën, duhet t’i shohin me një sy tjetër detet. Sepse detet janë edhe dyqan rrobaqepësie. Aty qepen veshja e gaforres dhe e peshkut.

Detet në të njëjtën kohë janë edhe një djep. Të vegjëlit e gjitarëve aty i hapit sytë për herë të parë, aty lindin dhe lëkunden në djepin det, rriten me ninullat e dallgëve.

Kini kujdes, ka që i bëjnë detet një fushë arsimore. Po, detet janë në të njëjtën kohë një fushë arsimore. Të gjithë gjitarët sipas gjinive dhe sipas moshës thërriten në ushtri, ushqehen, mbrohen dhe edukohen. Peshkaqeni e merr edukimin në një vend, delfini në një vend tjetër dhe karavidhja në një vend tjetër. Pastaj këto ushtarë largohen me radhë dhe në vend të tyre vijnë të rinj. Kështu detet ruajnë gjithmonë detyrën e të qënurit fushë arsimore. Meqenëse detet janë një fushë arsimore dhe gjitarët janë ushtarë, sigurisht që ekziston një Komandant që i qeveris këto...

Detet në të njëjtën kohë janë një varrezë e stërmadhe. Të gjithë gjitarët e vdekur në këtë unazë varrosen.     

Duke shëtitur në dete, nuk mund të mos flasim për ishujt që quhen ajsbergë. Në fizikë çdo gjë që ngrohet bymehet, ndërsa ajo që ftohet tkurret. Uji qëndron jashtë këtij ligji. Zoti ka urdhëruar zgjerimin e akullit. P.sh. nëse mbushim një shishe me ujë dhe e lëmë jashtë në ditë të ftohta, do të shohim se kur të zë akull shishja do të copëtohet. Kjo gjëndje tregon që uji që zë akull zgjerohet. Dendësia e akullit të zgjeruar është e pakët, kështu që bëhet e mundur që akulli të notojë mbi ujë. Në qoftë se uji kur të ftohej do të tkurrej dhe dendësia do të zmadhohej, atëherë akujt do të tërhiqeshin në fund të detit, duke mos u shkrirë dhe detet do të fillonin të ngrinin që nga fundet e tyre, duke u bërë një shtrat akulli. Atëherë jeta jonë do të ishte e pamundur. Ja pra ky ligj i jashtëzakonshëm i fizikës mbron vlerën e jetës në botë.

Kush është Ai që i ka vënë ligjet në fizikë?

Pak a shumë një e dhjeta e një ajsbergu qëndron mbi ujë, kështu që ato mund të vihen re nga anijet, duke marrë masa për parandalimin e përplasjeve të mëdha.

Temperatura më e ulët e deteve është +4 gradë Celcius. Madje edhe në detet e ngrirë të Veriut, masat e akullta nuk arrijnë në fund të detit, por rrijnë në sipërfaqe. Kështu që mundësohet jeta e gjallesave nëpër dete.

Allahu ka bërë të mundur krijimin e akujve dhe të rrymave të ngrohta të ujit në të njëjtin vend...

Anglia megjithëse është shumë më në veri se vendet e Mesdheut, dhe megjithëse dihet që sa më në veri që të ngjitesh, bën më ftohtë dhe se dimri është i gjatë, ajo ka një klimë të ngjashme me vendet e jugut të Evropës. Gjeografët të cilët e kanë studiuar këtë, kanë zbuluar se ekziston një rrymë e nxehtë uji në oqeanin Atlantik. Dhe kjo është sikur të kalonin tuba çeliku me diametër 50 m, ku në to kalojnë ujërat e nxehta që vijnë që nga ekuatori, për të nxehur ishullin e madh të Anglisë. Edhe në qoftë se anglezët nuk e kuptojnë vlerën e këtij uji të ngrohtë, ne duke e kuptuar atë, duhet të falenderojmë Allahun që bën të mundur qarkullimin e ujit të ngrohtë ne dete. Ashtu si edhe detet, po ashtu edhe qielli është i mbushur me ujë. Po të ishte e mundur të mblidhnim të gjitha reshjet e shiut që kanë rënë brenda një viti, mund të mbushet një det i tërë. Dalja e lumenjve Nil, Eufrat, dhe Amazona, e habit njeriun së tepërmi. Nili megjithëse nuk vjen nga xhenneti, i ka kthyer shkretëtirat në xhennet, duke u quajtur kështu lumi i xhennetit. Ashtu si nga një tenxhere me ujë, e vendosur mbi një sobë të ndezur, nga e cila fillon të avullojë uji, po ashtu edhe ujërat në tokë, me nxehtësinë që jep dielli, fillojnë e avullojnë duke kryer një proçes të caktuar dhe me plot rregull. Kush është Ai pra që e ka vendosur këtë rregull të caktuar?

Ujërat megjithëse avullojnë më shumë në verë, kjo stinë paraqitet si stina më e thatë. Nga kjo kuptojmë se ujërat që avullojnë nga një vend, duke u ngritur në qiell, i hipin makinës së erës dhe i shkojnë në ndihmë bimëve të etura. Rënia e pakët e shiut në vendet ku nuk ka bimë dhe e shumtë në vendet me pyje dhe bimësi, tregon një mrekulli tjetër.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 >>>