Veprat e Abdylkadrit dhe disa tj
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -2
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -1
- ATOMI
- RRETH NJERIUT
- PSE I BESOJN ALL-LLAHUT 50 PROFESORET E FAMSHEMTE EUROPES
- PËRGJIJGE PYETJEVE MATERJALISTE
- NJË JETË TJETËR
- DRITA E MENDJES
- ÇËSHTJET JETSORE
- AFORIZMA TË ÇMUAR
Poezitë: PERLAT E ZEMRËS të Abdylkadrit
- O ZOT!
- FUQIA E ZOTIT
- ÇFARË ËSHTË KUR`ANI?
- MUHAMMEDI (a.s.m.)
- VËLLAZËRIMI
- PUNO!
- SHPRESA
- LIBRAT
- O DJALË I RI!
- O NJERI!
- VËLLEZËR SHQIPTARË
- MOTRA IME FISNIKE
- VËLLEZËR TË DASHUR
- NËNAVE TË MIA FISNIKE
- KULTURA
Online Sayaç
Zoti që ka vendosur që në farë, çdo formë të pemës së kajsisë, lulet, ngjyrën shijon edhe erën e saj edhe në fletoren e punëve tona ka vendosur çdo gjendje tonën, çdo veprim, çdo fjalë dhe për t’i pyetur për llogarinë e jetës krijesat e tij me anë të urdhërit të vdekjes i merr ato për në botën tjetër.
Pallati dhe Nderuesi i tij
Zoti që e ka krijuar këtë botë si një pallat, i ka vendosur lulet si një qilim nën këmbët tona, qiellin e ka bërë si një tavan, diellin si llampadar, yjet si drita dhe ka përgatitur më të bukurën tryezë gostie dhe çdo gjë e ka vënë në shërbim të njeriut dhe ka dërguar profetë, në mënyrë që bota që është si një parajsë, të mos kthehet në ferr për ne.
Po nëse këtë botë si parajsë nuk e kemi kthyer në ferr, nëse kemi qëndruar larg pijes, kumarit dhe imoralitetit, arsyeja e vetme është: dërgueshmëria e profetëve të Zotit. Në shekullin e XXI ku mëkatet rrjedhin lumë, mospirja e alkoolit nga një i ri nuk është gjë tjetër vetëm një mrekulli e Islamit.
Në vendet më të bukura të botës sonë që në pamje duken të këndshme, kryhen mëkatet më të mëdha. Allahu (xh.sh.) për ta mbrojtur mëkatarin nga ferri dërgoi Pejgamberin (a.s.) i cili u ka treguar njerëzve lumturinë e vërtetë si në këtë botë ashtu edhe në botën tjetër. Sigurisht që Zoti (xh.sh.) për të barazuar kryengritësin dhe bindësin dhe për të vërtetuar drejtësinë e Tij, ka krijuar botën tjetër.
Njerëzit rrjedhin në gjendjen e dy lumenjve, si të mirë dhe të këqinj. Për këto dy lumenj duhen dy dete. Njëri prej tyre është parajsa dhe tjetri është ferri. D.m.th. që qënia e njerëzve më të mirë dhe të këqinj është provë për ekzistencën e parajsës dhe ferrit që janë të kundërt me njëri-tjetrin.
Në botë ka shumë gjykata. Në këto gjykata, për t’u vërtetuar drejtësia shkojnë të drejtët dhe të padrejtët.
Edhe varrezat janë të mbushura plot me njerëz të drejtë dhe të padrejtë. D.m.th. që këto do të kalojnë nga dera e varrit për në pallatin e ahiretit (botës tjetër) dhe atje do të gjykohen dhe drejtësia do të vihet në vend...
Profeti a.s. ishte i vetmi që në vitin 611 tha: “La ilahe il’lall-llah” (Nuk ka Zot tjetër përveç Allahut) dhe ishte muslimani i parë në ditën kur i zbriti shpallja. Allahu (xh.sh.) që e përkrahu këtë musliman të vetëm kundrejt botës të mbushur me paganë dhe politeistë dhe me anë të këtij muslimani të vetëm bëri të mundur që të ktheheshin në muslimanë miliona njerëz të tjerë, për të mos i çuar dëm shërbimet e tyre Ai ka krijuar botën tjetër.
Që prej 14 shekujsh duke filluar që me pejgamberin tonë, me shokët e tij, imamët dhe dijetarët të gjithë kanë vërtetuar ekzistencën e botës tjetër. Ashtu si zogu që del nga veza... ashtu siç kemi dalë edhe ne nga mitra dhe ashtu sikurse zgjohemi nga gjumi do të kalojmë nga jeta e kësaj bote për në jetën e botës tjetër.
Nëse vdekja do të ishte e shëmtuar, a do të vdiste Hz. Muhammedi (a.s.)? Vdekja është udhëtimi më i bukur për tu takuar me njerëzit e dashur. Kurse vetëvrasja është e ndaluar.
Ushtria më e madhe
Në çdo qytet ka rrjet ujor. Njerëzit i kanë bashkuar tubat me njëri-tjetrin dhe duke e marrë ujin nga rezervuarët apo burimet, e kanë çuar atë deri nëpër shtëpi. Edhe damarët në trupin tonë janë bërë nga mishi, gjaku që është marrë nga zemra pasi ka shëtitur në të gjithë trupin, sërish është kthyer në zemër... Ashtu si rrjeti ujor i qytetit nuk është bërë vetvetiu ashtu edhe as natyra nuk i ka krijuar. Sepse arti që është tek njeriu ashtu siç nuk është prapa artit në natyrë, ndoshta është më lart se ky i fundit.
Në botë ka shumë spitale, laboratore dhe mjekë. Por këto nuk mund të prodhojnë dot gjak. Zoti është ai që e ka krijuar gjakun e të gjithë njerëzve qofshin këto besimtarë apo mosbesimtarë, i ka mbushur damarët e tyre me gjak dhe me anë të zemrës e pompon atë. Zoti që e ka krijuar zemrën tonë e ka vënë atë në punë. Për këtë arsye zemrën që ndalon është e pamundur që ta vëmë sërish në punë. E ndërsa Zoti edhe njerëzve më të varfër u ka vendosur një mekanizëm të çmuar si zemra pa marrë prej tyre as edhe një qindarkë, sa shtrenjtë bëhen operacionet me ndërhyrje mjekësore apo transplantimet e organeve. Ata që kanë mend dhe dituri duhet ta dinë vlerën e organeve të tyre dhe duhet t’i besojnë Allahut (xh.sh.) që i ka vendosur në trupin tonë këto organe falas dhe duhet t’i bindemi Atij. E meqë Zoti ka thënë që “Ka një botë tjetër”, atëherë ashtu siç e besuam ekzistencën e organeve tona, ashtu duhet të besojmë edhe ekzistencën e botës tjetër. Sepse Ai që i ka dhënë një funksion të ndryshëm çdo organi, mund të krijojë edhe një botë tjetër.
Ashtu si lumenjtë janë shkak i jetës tonë në këtë botë edhe gjaku ynë që rrjedh në trupin tonë si një lum jete, bëhet shkak që qelizat dhe organet tona, në sajë të tij të vazhdojnë të jetojnë.
Sado shumë që të hani... sado të lloj-llojshme të jenë ushqimet që zgjidhni..., të gjitha ushqimet që hamë treten në stomakun tonë dhe nga zorrët e holla kalojnë në gjak. Ju edhe sikur të hani 1/2 kg nga diçka edhe sikur të hani 100 gr, sërisht trupi juaj do të marrë aq sa ka nevojë dhe pjesën tjetër e nxjerr jashtë. Zoti (xh.sh.) edhe organet më të vogla i ka vendosur sipas një rregulli dhe mase të caktuar...
Pse shpeshherë jomuslimanët dalin fitimtarë?
Sepse ashtu siç jo çdo gjendje e muslimanit është në pajtim me islamin, ashtu edhe çdo gjendje e një besimtari të një feje tjetër nuk është krejtësisht jashtë islamit. P.sh. ashtu siç duke qenë e drejta e muslimanit për t’u marrë me dituri, për t’u shkolluar dhe për të përparuar në art, muslimani mbetet prapa këtyre veçantive dhe besimtari i një feje tjetër mund të përparojë në këtë fushë. Atëherë besimtarët e feve të tjera dalin fitimtarë dhe muslimanët të humbur. Po të vini re këtu besimtari i një feje tjetër nuk del fitimtar vetvetiu, por arsyeja që e bën atë fitimtar është dituria, të mësuarit dhe arti. Kjo është e drejta e tyre. Kështu që ai që del fitimtar, nuk është Perëndimi, por “arsyeja e drejtë” është ajo që del fitimtare. Atëherë kur muslimanët ta mësojnë islamin, ta kuptojnë dhe ta jetojnë atë, atëherë me arsye të drejtë dalin fitimtarë.
Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 >>>