Veprat e Abdylkadrit dhe disa tj
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -2
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -1
- ATOMI
- RRETH NJERIUT
- PSE I BESOJN ALL-LLAHUT 50 PROFESORET E FAMSHEMTE EUROPES
- PËRGJIJGE PYETJEVE MATERJALISTE
- NJË JETË TJETËR
- DRITA E MENDJES
- ÇËSHTJET JETSORE
- AFORIZMA TË ÇMUAR
Poezitë: PERLAT E ZEMRËS të Abdylkadrit
- O ZOT!
- FUQIA E ZOTIT
- ÇFARË ËSHTË KUR`ANI?
- MUHAMMEDI (a.s.m.)
- VËLLAZËRIMI
- PUNO!
- SHPRESA
- LIBRAT
- O DJALË I RI!
- O NJERI!
- VËLLEZËR SHQIPTARË
- MOTRA IME FISNIKE
- VËLLEZËR TË DASHUR
- NËNAVE TË MIA FISNIKE
- KULTURA
Online Sayaç
Çdo gjë në natyrë është brenda një rregulli të caktuar. Krijuesi i çdo gjëje është Allahu i Lartësuar. Ai me anë të cilësisë së të qënurit “Hajj” (i Gjalli, Ai që i jep jetë të gjithëve), ka bërë të mundur jetën e të gjithë gjallesave në natyrë. Pjesa themelore e krijesave të gjalla dhe të pajetë është atomi. Atomi me përmasa mikroskopike është pjesë e gjallë dhe e lidhur me krijesat më të larta. Një mizë e vogël ka lidhje me atmosferën, diellin, njerëzit dhe dheun. Miza i përdor këto kushte sikur të ishin të sajat. Me anë të jetës një bërthamë e vogël mund të bëhet një pemë e madhe. Kështu një krijesë e pajisur me jetë nga një krijesë e vogël mund të kthehet në një krijesë madhështore. Në të njëjtën kohë një krijesë e madhe është në shërbim të një krijese të vogël. Ashtu siç dielli i shërben lules, duke gjetur jetë dhe gjallëri, ashtu dhe lulja në ngjyrat e saj, përmban edhe ngjyrën e diellit. Asgjë të pajetë nuk ka, por disave u themi të pashpirt. Edhe gurët dhe hekuri, që ne i cilësojmë të pajetë janë të formuar nga atomet, të cilët janë të mbushur me atë pjesë të jetës që ne e quajmë energji.
Atomet përbëhen nga bërthama dhe elektronet. Në bërthamë gjenden neutronet dhe protonet. Protonet janë të ngarkuar pozitivisht, neutronet janë pa ngarkesë. Ndërsa elektronet janë të ngarkuar negativisht. Në këtë mënyrë bërthama tërheq drejt vetes elektronet dhe bën të mundur lëvizjen e tyre rreth saj. E gjithë kjo tërheqje dhe lëvizje është energji. Gjithashtu energjia nukleare ose energjia e atomit në reaksionet radioaktive ka humbje shumë të vogla mase. Masa kthehet në energji kurse energjia në masë. Ky quhet parimi i ruajtjes së
përbashkët të energjisë me masën. Në librat e fizikës gjenden formula të këtij parimi me anë të të cilave zgjidhen probleme të ndryshme. Meqenëse çdo gjë është e formuar nga atomet e pajisura me energji, sendet që ne i cilësojmë të pajetë deri diku janë të gjallë. Gurët e gjallë që ringjallen si bimë, kafshë ose njerëz do t’i shohim në pjesën “Edhe gurët ringjallen”. Atomet të cilët shihen me vështirësi në mikroskop kryejnë një punë të njëjtë me atë të sistemit diellor. Kjo do të thotë që Ai që ka krijuar një sistem kaq të rregullt si sistemi diellor ka krijuar edhe atomin. Ose ndryshe mund të themi që ai i cili nuk mund të krijojë një atom nuk mund të krijojë as sistemin diellor. Në qoftë se i hedhim një sy atomit, shohim se në orbitën e parë ndodhen dy elektrone, ndërsa në të dytën gjenden tetë. Ne nuk jemi në gjendje që ta prishim këtë formë. Allahu i Cili krijoi atomin, nuk lejon që të prishet rregulli i Tij Atomi i hekurit duke u bashkuar me ujin formon oksidin e hekurit, në të njëjtën kohë ai bashkohet me ujin. Këtë ligj nuk mund ta ndryshojmë dot. Si rrjedhim, ligjet që ekzistojnë në librin e kimisë, i vendos Allahu (xh.xh.), njerëzit e shkencës mjaftohen me gjetjen e tyre. Në ditët e sotme besimtarët duhet të merren me ligjet e vendosura nga Allahu e t’i analizojnë ato. Fatkeqësisht po ndodh e kundërta.
Hëna me jetën kryejnë katër lëvizje në të njëjtën kohë:
1. Sillet rreth vetes.
2. Sillet rreth tokës.
3. Bashkë me Tokën sillet rreth Diellit.
4. Bashkë me sistemin diellor krijojnë një rrugë spirale që të çon drejt yjësisë Vega.
Ja pra njeriu që nuk është në gjendje as me portokallin, që është i vogël, të bëjë disa lëvizje në ajër në të njëjtën kohë, duhet ta falenderojë dhe t’i përulet Allahut që ka bërë të mundur lëvizjen e hënës në katër forma në të njëjtën kohë. Me lëvizjen e galaktikave sistemi diellor tregon gjallërinë e tij. Meqë cilësia e të qënurit “i Gjallë” i Allahut pasqyrohet kudo, atëherë besimtari duhet t’i përulet dhe t’i lutet Atij. Energjia e atomeve që ndodhet në bimë tregon gjallërinë e tyre. Atomet që janë të ngarkuar me detyrën e krijimit të bimëve, në tharjen e tyre kthehen në tokë ose kalojnë në gjallesa të tjera.
Në këtë mënyrë Allahu që krijon atomet nga asgjë, me ligjet e sintezës dhe analizës, nga atomet molekulat dhe nga molekulat krijon qeliza dhe organe. Një krijesë pa dije si atomi, si një ushtar i Allahut luan rol në krijimin e gjallesave dhe është një gur i çmuar për to. Në qoftë se ekzistojnë inxhinierë që bëjnë ndërtesa të mëdha a nuk është e mundur që të ekzistojë Krijuesi që bën ndërtesa galaktikore dhe universale? Jeta edhe pse duket më e zhvilluar tek kafshët, tek njerëzit ka arritur pikën më të lartë. Njeriu përveçse të qenurit i gjallë është i pajisur me cilësi të larta siç është mendja. Po të mos ishte mendja njeriu nuk do mund të bënte avione, makina ose nuk mund të kishte këtë qytetërim të shekullit XXI. Prandaj ky qytetërim është një dhuratë e mendjes së dhënë nga Allahu. Njeriu i pajisur me mendje duhet të besojë dhe t’i bindet Allahut. Me jetën, një frymëmarrje kalon në mushkëri nëpërmjet rrugëve të caktuara, përhapet në miliona qeliza, merr nga ata karbonin dhe del përsëri jashtë. Në këtë mënyrë ne qëndrojmë të shëndetshëm dhe temperatura e trupit qëndron rreth 37 gradë. Allahu që na mban neve në temperaturën 37 gradë, frymën që nxjerrim përjashta e bën ushqim për bimët. Bimët duke marrë dioksidin e karbonit që nxjerrim ne, ato nxjerrin oksigjenin që ne e thithim dhe kështu jetojmë brenda një frymë-shkëmbimi. Në mes frymëmarrjes ose pyjeve dhe njeriut vihet re një lidhje. Kjo lidhje është pjesë e rregullit të vendosur nga Ai që e krijoi jetën në tokë.
Trupat që lëvizin si automobilë vetvetiu, janë krijuar duke shfrytëzuar energjinë e dhuruar nga Allahu. Ai që prodhon automobilin nuk bërë një gjallesë, por vetëm se ka shfrytëzuar energjinë e krijuar nga Allahu. Në qoftë se Allahu nuk do të krijonte elektricitetin, a do të ishte e mundur ekzistenca e radios apo e televizionit? Po të mos ekzistonte benzina dhe magneti, a do të ekzistonte shekulli i XXI?
Edhe vdekja është një krijesë (qënie)
Qëniet i ndajmë në dy pjesë, shpirtërore dhe materiale. P.sh. të pasurit frikë, ëndërrimet, dhimbja janë qënie shpirtërore, që nuk shihen dhe preken, por me anë të punëve që kryejnë tregojnë vetveten. Një njeriu që nuk sheh ëndërr është e vështirë t’i shpjegosh ëndrrën, po ashtu edhe dhimbjen e dhëmbit një personi që nuk e ka provuar atë. Për këtë arsye kanë thënë që, “rrethanat, gjërat psikologjike kuptohen me përjetimet e tyre”. Ja pra edhe vdekja është një qënie shpirtërore. Edhe pse nuk mund ta shohim atë, mund të shohim veprat dhe punët e saj.
Përderisa vdekja është vetë qënie, atëherë nuk është e mundur humbja e njerëzve. Vdekja është ndryshim i jetës. Ne p.sh. kemi vdekur dhe jemi ringjallur dy herë: një herë kemi vdekur në botën e shpirtrave për t’u ringjallur në trupin e nënës, kemi vdekur në trupin e nënës për t’u ringjallur në këtë botë dhe do vdesim në këtë botë, ku duke kaluar nëpër derën e varrit, do të ringjallemi në botën tjetër.
Duke qenë se vdekja është një ndryshim jete (forme), pema vdes dhe bëhet bërthamë. Bërthamën e vendosim në tokë, e ujisim dhe prej saj del një pemë madhështore. Zhdukja e bërthamës nuk është e mundur në asnjë mënyrë. Nëse e hamë është ushqim për ne, nëse e djegim është nxehtësi, madje edhe hiri merr jetë si pleh për bimët. Në qoftë se e coptojmë dhe e hedhim në dhé, gjen jetë në trupin e bimëve.
Allahu i Cili bën të mundur zvogëlimin e një peme të madhe të kajsisë në një arkivol-bërthamë, në të njëjtën kohë vendos në të qënien e vdekjes dhe të ringjalljes. Psh. një bërthamë e vendosur në tavolinë është e vdekur, por kjo bërthamë nëse vendoset në tokë zhvillohet. Në të njëjtën mënyrë njeriu që është i vendosur në arkivol është i vdekur për këtë botë, por i gjallë për botën tjetër. Njeriu ashtu si bërthama do të hyjë në dhé, do të kalojnë derën e varrit dhe do të vazhdojë jetën në ahiret. Vdekja është e kundërta e jetës. Ashtu siç gjërat e kundërta plotësojnë njëra tjetrën, ashtu edhe vdekja plotëson jetën. Substancat e vdekura në stomak neve na japin jetë. Barërat e ngrëna nga lopa vdesin për t’u ringjallur në trupin e saj në formën e qumështit dhe të mishit. Jashtëqitja e lopës bëhet ushqim për bimët.
Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 >>>