Në disa Hadithe ka thënë:

1) “Kërkoni dijen edhe në qoftë se është në Kinë” (d.m.th.kërkoni dijen edhe në qoftë se ajo është shumë larg).

2) “Kush i kalon dy ditë njësoj ai është në humbje” d.m.th (çdo ditë t’i shtoni diçka dijes së juaj).

3) “Dija, është farz për secilin, burrë apo grua,”

4) “Studimi është një luftë e amshuar”

5) Asnjë varfëri nuk mund ta arrijë varfërinë e injorancës “

6) “Dijetari mes injorantëve është si i gjalli mes njerëzve të vdekur”

7) “Në ditën e gjykimit, boja e shkrimit të dijetarëve do të barazpeshohet me gjakun e dëshmorëve”

8) “Po gjete ndonjë send të dobishëm, merre se ai është malli i myslimanit ”.

9) “Pa rrugë nuk arrihet tek asnjë send, kurse në xhennet s'shkohet pa rrugën e dijes”

10) “Nxënësi lëvizë mbi shpatulla të melekëve”. (d.m.th.në çfarëdo shkence që studion një nxënës besimtar dhe që nuk i braktis ibadetet e urdhëruara nga All-llahu, ai lëvizë mbi shpatulla të melekëve (kutubi sitte)

Me këto baza themelore që i rradhitëm deri tani kuptohet se detyra parësore e myslimanit pas besimit është dituria. Por vetëm me imitim besimi nuk mund të qëndrojë. Besimtari i vërtetë nuk i bashkon dy ditë bashkë, përparon dhe injorancës i qëndron larg. Djali duke studiojmë anën materiale të jetës, nuk duhet të harroje edhe anën e saj shpirtërore, se patjetër një ditë do të ikim nga kjo jetë e përkohshme dhe do të shkojmë tek ajo që është e pafundme.Po vëlla i ri!..

O DJALË I RI

O vëlla i dashur mysliman shqiptar,
Mos u kundërshto gjyshave të tu, bëhu fetar.

O vëlla që ke pasur stërgjyshërit trima,
Mos u ndaj në copa edhe në grima.

Se kjo e përkohshmja mund të të mashtrojë,
Gjithmonë e keqja mund të të pasojë.

Përgjigjen e pyetjes se çfarë sjell rinia,
E merr në burgjet e spitale që sjellin vështirësira.

Në vend që i riu të drejtohet me mendje,
Shqisat atë e fusin nëpër të tjera gjendje.

Sot armiqtë po të bien me armë të forta,
Duke të sulmuar të kanë ardhur tek porta.

Mjaft i kanë zbuluar motrat shqiptare,
Që të mos mbesë tek ato turp fare.

Vëlla i dashur zgjohu e mos u mashtro,
Ke pasur sedrën e lartë, tani mos u poshtro.

Krijesa që s’krijon as veten dot,
Tradhtarët atë e bënë Krijues dhe Zot.

Mendja duke i parë gjërat fare pa dritë,
Detyrën duke ia dhënë syrit, ajo fare s’po ndritë.

Studjoni për t’i dhënë dritë ardhmërisë,
Kjo është shpresa e fortë e shqiptarisë.

Ju mos pyesni mësusit për Zotin tuaj,
Por pyesni shkencat për Krijuesin e juaj.

Në universin madhështor nuk ka rastësi,
Secila krijesë është nga një mrekulli.

Nuk po e ngop materia frutin e gjithësisë,
Atëherë detyrohemi që t`i përkulemi shenjtërisë.

Në qoftë se do me qenë në të dy jetët qetë,
Asnjëherë mos lako nga rruga e drejtë.

Bëhu besimtar duke i besuar fesë së vertetë,
E adhuro Krijuesin sikur e sheh ti vetë.

Si një mrekulli e përsosur Ai të ka krijuar,
Lumturinë e pafundme prapë ta ka premtuar.

Atje të pret një rini që nuk zhduket kurrë,
Për të mos e humbur atë, këtu qëndro si burrë.

Kurrë mos harro se Krijuesi po të provon,
Për ta marrë provimin, gjeje njerin që të mëson.

O vëlla kujdesu mirë se koha është e vështirë,
Vendin që e quajnë xhennet nuk është fare i lirë.

Sepse do të përballohesh me plot mirësi,
Ose do të ndëshkohesh me shumë vështirësi.

Janar 2002 Abdylkadiri nga Presheva

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 >>>