Veprat e Abdylkadrit dhe disa tj
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -2
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -1
- ATOMI
- RRETH NJERIUT
- PSE I BESOJN ALL-LLAHUT 50 PROFESORET E FAMSHEMTE EUROPES
- PËRGJIJGE PYETJEVE MATERJALISTE
- NJË JETË TJETËR
- DRITA E MENDJES
- ÇËSHTJET JETSORE
- AFORIZMA TË ÇMUAR
Poezitë: PERLAT E ZEMRËS të Abdylkadrit
- O ZOT!
- FUQIA E ZOTIT
- ÇFARË ËSHTË KUR`ANI?
- MUHAMMEDI (a.s.m.)
- VËLLAZËRIMI
- PUNO!
- SHPRESA
- LIBRAT
- O DJALË I RI!
- O NJERI!
- VËLLEZËR SHQIPTARË
- MOTRA IME FISNIKE
- VËLLEZËR TË DASHUR
- NËNAVE TË MIA FISNIKE
- KULTURA
Online Sayaç
VËLLEZËR SHQIPTARË
Vëllezër shqiptarë, mbrojeni nderin,
Sepse shkoi dimri, tani pritni verën.
Sikurse fëmijërinë që e pret rinia,
Ashtu edhe skamjen pasuria.
Fraksionet e huaja keq na tradhtuan,
Pa masë dhe pa hesapë na dëmtuan.
Ndërsa na zhduken traditat e mira,
E humbëm thelbin po na pëson fira.
Ligjeve t’pahijshme ti i dole zot,
Pa menduar fare se ajo ështe kot.
Nga kokat e burrave e hoqën plisin,
Ajo ishte fillimi për të na humbur fisin.
Nga kokat e grave u hoq shamia,
Nuk shkoj vetëm ajo po edhe hjeshija.
Burrat u shndëruan u bënë si femrat,
E humbëm burrërinë së bashku me emrat.
Me forcat e huaja i kundërshtuam fesë,
Tek ne nuk mbeti as respekt as besë.
Mbrojini vëllezër cilësitë e larta,
Dhe ligjet e fesë se ato janë të arta.
O vëlla, traditat e tua kombtare,
Janë përgatitur me brumet fetare.
Kombi me fenë janë si lëkura me mish,
Të lidhura fortë askush s’mund t’i prish.
Nderi respekti dhe mikpritja,
Janë pasuria jonë nga historia.
Shumë na do neve Perëndia,
Ai na përmblodhi nga gjithësia.
Duke na mbushur me pasuri,
Na ka parashtruar çdo mirësi.
Ai na ka afruar frymën tek hunda,
Asnjë gjë mendjes nuk i shkon undra.
Të gjitha qeniet njeriut shërbëtorë,
Bile edhe Diellin madhëshorë.
Nuk pranon asnjë mençuri,
Që të shpëtojmë pa dhënë llogari.
Pa hyrë në varr, s’mund të shpëtosh fare,
Pa e dhënë këtë shpirt, nuk ke ti çare.
Secili në varrin e tij ka për të hyjë vetë,
Duhet të përgatitemi për tjetrën jetë.
Kurse nga kjo jetë ikin të barabartë,
Të gjithë t’ëmbëlat me ato të thartë.
Ndërsa zullumqari shkon me të shtypurin,
Edhe i vobekti bashkë me të ngopurin.
Çdo mirësi duke pritur falenderimin,
Ne pa u përgatitur po presim mbarimin.
Shyqyr prej All-llahut u hapën xhamia,
Mos të shkojmë vetë por edhe vëllazëria.
Të bëhëmi gati se na pret lumturia,
Por për mëkatarin edhe vështirësia.
Dhjetor 2001 Abdylkadiri nga Presheva
“KUSH E NJEH VEHTEN AI E NJEH EDHE ALLAHUN” XH.SH.
Le të shikojmë njeriun! Ai është njëri ndër krijesat më të larta! Që nga njeriu i parë, që është gjithashtu edhe babai i njerëzimit, Hz. Ademi, dhe gjitha krijesat që ka krijuar All-llahu i Madhëruar deri më sot, shohim se asnjëri nuk ngjason me tjetrin. Edhe pse duke pasur sytë, veshët, hundën e gojën në të njëjtin vend, në ato fytyra të vogla me madhësinë 20 x 20 c.m, All-llahu xh.sh. ka venë vula të ndryshme, shenja të veçanta, për t’i dalluar nga njëri-tjetri. A mund ta merrni me mend se çfarë katastrofe do të ishte bërë, sikur të mos kishte vendosur në këtë krijesën më të vlefshme ato shenja që të dallohen nga njërin-tjetrit? A do mund të matni shkallën e kësaj katastrofe, po të përngjante motra juaj me gruan tënde? Po të përngjante daja yt me xhaxhain tënd çfarë dëmi do të bëhej? Nuk mbeteshin haku e drejtësia ndërmjet njëri-tjetrit, trashëgimi e kurorëzimi do të zhdukeshin. Nuk do të ekzistonte kurrfarë nderi dhe jeta e njerëzve përngjante jetës shtazore.
Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 >>>