Vdekja është një shkak që të jetojnë atje me zbukurime më tepër se hyritë e xhennetit edhe ato femra që duke i përballuar të gjitha vështirësitë nuk kanë pranuar të martohen me ndonjërin që ka devijuar dhe kanë mbetur beqare pa martuar. Në këtë rast Allahu xh.sh. do t’i martoje ato në xhennet me ndonjë dëshmor që këtu ka dhënë shpirt për Allah xh.sh. Pra, për besimdrejtin, që të arrijë të gjithë këto lumturi shkaku i hyrjes dhe dera është vdekja.

Në fund që të arrijmë e ta shohim Allahun, Atë që e duam më tepër se çdo gjë, përsëri vdekja është shkak. Ah, i lumi ai që ka mundur të mbrohet nga mëkatet! Duartrokasim për atë që është përpjekur që t’i çojë në vend urdhërat Allahut xh.sh.! Na shqetëson shumë gjendja e atyre që mashtrohen nga kënaqësitë e përkohshme, pasi atje, ata i pret një pendim i ashpër.

Në një Hadith kudsi Allahu kështu na thotë: “Punoni për dynja aq sa keni për të mbetur aty. Punoni për ahiret sipas përjetsisë së tij. Kërkoni nga Allahu aq sa keni nevojë. Bëni gjynahe (nuk po thotë mos bëni por bëni, po sa?) aq sa mundeni t’i qëndroni zjarrit.”
 
    MBËSHETU TEK I GJITHËMËSHIRËSHMI DHE MOS U TREMBË

Njeriu për të bërë dobi nga mëshira e All-llahut të Gjithëmëshirëshem duhet ta pranojë dobësinë dhe varfërinë e tij. Ky njeri që është më i ndershmi i tërë krijesave, pasi e pranon dobësinë e varfërinë e tij, atij i hapet rruga që të lartësohet në majën e krijesave. Pastaj i lulëzon mëshira dhe mendimi i tij, ajo atij i bëhet shkak që të largohet nga veprat despotike. Por fatkeqësisht afër një shekull mbetëm të vobekt nga këto cilësi të bukura. Për këtë, fakti kryesor ështe se nëna e babai i njeriut të shekullit të njëzetë nuk kanë mundur të bëjnë detyrën e duhur ndaj djemve dhe vajzave të tyre. Nëse nuk zini besë për këtë, shihni rrugët e myslimanëve shqiptarë që deri dje vriste disa vetë për një fjalë të thjeshtë që e shqetësonte nderin e tyre.

Vëllezërit dhe motrat e mi shqiptarë!

Me këtë do të kuptoni shumë qartë se, sa bosh ka mbetur populli ynë në nga kultura e fesë islame. Ndërsa europianëve u kemi marrë, jo teknikën por pa mangësi imoralitetin, dhe kemi hyrë në atë mjedis.

Megjithatë ne nuk duhet të humbim shpresën. E kemi lehtë për t’u kthyer në rrugën e duhur sepse jemi nipa e mbesa të gjyshërve heronj, që duke përdorur mendjen kanë bërë trimëri dhe kanë pranuar fenë islame. Dhe nuk do ta harrojmë se jemi një krijesë i një All-llahu që Mëshira e Tij ka ngadhnjyer mbi hidhërimin e Tij. Pra po qe se marrim vendim që të pendohemi me sinqeritet, derën e Tij do ta gjejmë të hapur, se Ai ka premtuar t’i falë gabimet e atyre që pendohen me sinqeritet dhe ngaqë është I Plotmëshirëshëm kemi shpresë që të na paraqitet me mëshirë. Pra, pasi të pendohemi është e nevojshme ta vërtetojmë atë duke u përkulur detyrave që na ka urdhëruar Ai.

Për të pasur sukses në këtë ide është e nevojshme t’ua kthejmë shpinën shokëve me të cilët jemi shoqëruar deri dje, sepse siç thotë fjala e urtë: “Më trego se me cilin shok rri, të të tregoj se cili je.” Këtu edhe vetë e kuptuat se sa ndikon shoku tek njeriu.

Pastaj meqë edhe jetën e re nuk do të mund ta vazhdojmë pa shok. Do t’i zgjedhim shokët që janë besimdrejtë, pastaj do të fillojmë familjarisht të bashkëjetojmë me ta fenë e vërtetë të islamit. Jemi duke jetuar në një kohë që armiqtë po na sulmojnë me grupe e jo individualisht, për këtë edhe ne do të zgjedhim një grup më të mirë dhe do t’i mbështetemi atij. Ne do të afrohemi me mëshirë ndaj çdo njeriu, por patjetër komuniteti ynë do të ishte brenda ehli sunnetit dhe me të do të vazhdojmë jetën.

Ideja e këtij vendimi na garanton ne një pasuri që vlen sa kjo botë. Megjithatë, ne kurrë nuk do të harrojmë se veset epsharake, shejtani dhe shokët e mëparshëm, nuk na lënë rehat. Ndaj tyre duhet të qëndrojmë vazhdimisht zgjuar, se ata përpiqen pandërprerë që të na tërheqin në jetën e mëparshme, të pavlerë dhe plot mëkate. Ndërsa ndonjë prej tyre mund të jetë afër me ne nga gjaku, ndonjë nga shtëpia, prapseprapë ne nuk do të bëhemi më me ta, nuk do ta braktisim bulevardin e gjerë që të futemi nëpër rrugë dhishë. Por ne do të marrim vendimin që kurrë të mos kthehemi pas. Domethënë pas këtij vendimi do të duhet mirë t’i ndajmë mikun dhe armikun që të mos biem në batakun që na çon drejt devijimit. Përkundrazi, po të qëndrojmë me ta, shokët e rrugës së keqe na hedhin nëpër telashe nga ku s’dilet më.

Mendoje mirë! A e vazhdon miqësinë me një që të vjedh 10,000 EURO nga xhepi?! Me të mund të mbash hidhërim deri në fund të jetës. Po si mund të pajtohesh me ata që mundohen ta humbin ty lumturinë e jetës së pafundme? Megjithatë të mos harrojmë se është çështje serioze se mëkatet që kemi bërë na e nxijnë zemrën ne dhe na çojnë drejt kufrit. Mëkatet që na akanë ndalur nga Allahu ne na duken të shijshme. Prap kur kërkojmë seriozisht mëshirën e All-llahut nuk mbetemi pa shpresë. Në këtë rast duhet t’i lutemi vazhdimisht Allahut të Madhëruar me vepra e me gojë për sukses.

Nuk duhet të harrojmë se të gjithë librat e fletët që janë zbritur nga Allahu xh.sh. dhe 124.000 Profetë a.s. dhe 124.000.000 evlija dhe së paku sa numri i tyre njerëzit e devotshëm që kanë ardhur, të gjithë këta, duke mbështetur në mrekullitë e Profeteve a.s. që na ka sjellë Allahu xh. sh., pra tërë lajmet e tyre na tregojnë ne se, pas vdekjes ka një ringjallje. Domethënë patjetër një ditë do të ikim në jetën e ahretit dhe ngjarjet e atjeshme, të treguara nga literatura fetare janë të sakta. Për njeriun e mençur kjo është një ngjarje e madhe, veçanërisht për të zgjuar ata njerëz që kanë humbur rrugën. Ta mendosh vdekjen është një tregues i madh për njeriun.

 Mjerisht sot, perdja e pakujdesisë është aq e trashë sa që xhehennemi i tremb ashpër mosbesimtarët dhe ata që kanë devijuar. Por fatkeqësisht, për të mos parë dhe dëgjuar lajmin e saj, ata janë duke mashtruar vehten, duke u tallur me fjalë boshe dhe me demogogjira. Të mos harrojnë se ata po jetojnë një jetë që i përngjan asaj jete kur trupat e tyre marrin mjaltë të helmuar. Duke ngrënë i duket e mirë por pastaj helmi ka bërë punën e vet.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 >>>