SHUMË NJERËZ E KËRKOJNË LUMTURINË NË VENDE TË GABUARA

All-llahu që ka krijuar njeriun e ka veçuar nga të gjitha krijesat. Ky është shkaku që, njeriu i do të gjitha sendet e bukura, dëshiron të ketë një jetë e lumtur që përshtatet me krijimin e tij dhe për të siguruar këtë përpiqet ditë e natë. Por fatkeqësisht, duke qenë frut i vetëdijshëm i Universit, ai nuk mund të arrijë as kënaqësinë e një zogu të malit. Sepse zogu nuk mban asnjë dert. Zogu i malit ha çdo ditë 5-6 herë më shumë ushqime se sa peshon vetë. Kurse disa njerëz mezi po ngopin barkun. Me këtë kuptojmë se All-llahu ka krijuar secilin send me ekuilibër, me precizion të lartë. Secilit ika ngarkuar atë peshë që mund të mbajë. Por njerëzit fatzinj, përse nuk po e kuptojnë se kjo jetë e përkohshme nuk është për ta vendi i lumturisë?!

Tani më tregoni: Përveç njeriut kush do të mendojë? Përse lopa, macja, qeni, shpendët lindin me rrobat e tyre, kurse njeriu, krijesa më e ndershme lind lakuriq? Krijesat e tjera nuk shqetësohen nëse kanë blerë apo jo rroba. Jo vetëm rroba, por as për asgjë nuk kanë nevojë; as të rregullojnë flokët te berberi, as të shkojnë në shkollë, as të shkojnë diku me mjet transporti... Vallë këto gjëra, a nuk do t’i kujtojmë fare? Edhe krijesat e tjera janë nga një mrekulli, por krahasuar me njerëzit, ato mbeten nga një krijesë e thjeshtë. Pra të gjithë krijesat tjera nuk janë varfëri e ndonjësendi, janë të përgatitur për të gjithë çështjet e tyre të nevojshme. Dhija çdo gjë e sheh bardh e zi, ngjyrat e tjera nuk i dallon. Por sytë e njeriut janë rregulluar me një përsosmëri e saktësi të tillë që i dallojnë menjëherë të gjitha ngjyrat.

Edhe po të mos i dimë nevojat e krijesave të tjera, sikur vetëm ushqimeve tyre kur t’ i hedhim një sy ne na mjafton t’i përcaktojmë ato nevoja. Egërsirat hasin vështirësi nga që sulmojnë jashtëzakonisht, të pafajshmëve. Të tjerëve u vjen pa asnjë vështirësi çdo send që u nevojitet arrijnë të plotësojnë nevojat. Por, mrekullia madhe, njeriu, që sapo i hap sytë, duke hedhur hapin e parë në këtë botë e deri tek dera e varrit, është i varfër, i dobët, injorant për secilin kusht të jetës dhe jeton si nevojtar për çdo send.

Sepse ai është dërguar si komandanti i krijesave, prandaj Allahu atë nuk e ka mësuar, e ka lënë në dorën prindërve dhe të mësuesit. Pra, ngaqë këtu ka ardhur që të japë provimin, ka ardhur pa dije dhe për secilin send nevojëtar. Allahu atë po e provon a do t’i fitojë paratë me ndjersë apo do t’i vjedhë për të blerë rroba, bukë etj.. . Pra besimdrejti në çdo vepër duhet të mendojë se a ia lejon feja ta bëjë këtë apo atë. Pa menduar s’guxon të bëjë asnjë send, as të hajë, as të pijë, as mund të veshë çfarëdo pa menduar se kjo për mua është hallall apo haram. Sepse feja në çdo hap atij i thotë: “kujdes!”. Për të kuptuar këtë më mirë po tregoj një ndodhi:

All-llahu këtë njeri ka krijuar si për mbledhje e Universit. Shihni me çfarë ndjeshmërie e ka krijuar atë. Njeriu mund të jetë në ndonjë vend në një gjendje të kënaqur e të lumtur dhe sa merr një lajm të keq në moment hidhërohet e vajton. Për çfarë?

Një djalë njëzetvjeçar donte të hapë shtëpi (vatër familjare). I pëlqente një vajzë të ndershme dhe vendos që të martohet me të me ligj. Edhe ajo bie dakort me djalin dhe bëjnë fejesën me ceremoni. Taman në momentin që do të bënin dasmën, vajza e refuzon djalin. Të dy fatzezët aq u hidhëruan dhe morën një pamje sikur ia kishin hedhur helmin në ëmbëlsirë. Përse?

Pastaj, një ushtar kreu shërbimin ushtarak dhe do të lirohet një javë para festës e Kurban Bajramit. Gëzimi i tij dyfishohet. Bile blen më herët biletën e autobusit. Kur erdhi dita që të niset, lahet e shpërlahet e i veshë rrobat e reja që ia kanë dërguar prindërit e i hyp autobusit me entuziazëm, duke pritur çastin që të takohet me prindërit. Afër 10 km. para se të arrijë në qytetin e tij, autobusi bën aksident e ushtari vdes. I ngrati, duke pritur që të shkojë në shtëpinë e përkohshme iku në jetën e pafundme. Po si e për çfarë ndodhin këto të papritura?

Këto ngjarjet e papritura na tregojnë ne se ky njeri këtu nuk ka ardhur të kënaqet, këtu nuk është vendi i kënaqësisë. Këto që radhitëm vijnë dhe ka mundësi t’u vijnë shumë njerëzve. Ne si njerëz i dimë një pjesë të ngjarjeve të ditëve që kemi kaluar, por nga ardhmja nuk dimë aspak. Ne nuk mund ta dimë fare se me çfarë do të përballemi në të ardhmen. Ngaqë nuk dimë, kur përballemi me ngjarjet e hidhura na vjen shumë keq. Njerëzit duan të qeshin, duan të dëfrejnë, duan të gëzohen. Shkurt ata duan të kënaqen. Por ku është ajo ditë?

 është një fjalë e bukur: “Në qoftë se don të jeshë i qetë, as për gëzimet mos u gëzo shumë, as për hidhërimet e mos tepro”  

Njeriu fatzi, gabimisht po kërkon lumturinë në vende ku ajo nuk ekziston, si kur të kërkosh sapun apo sheqer te rrobaqepësi. Ngaqë jeton pa e lexuar katalogun e makinës së vet, pra kuptimin e Kur’anit nuk e di përdorimin e trupit të vet të mrekullueshëm. Sepse i ngrati nuk e di se këtu s’ka ardhur të kënaqet, por për provim. Në këtë botë, njerëzit nuk dinë se në çfarë do të hasin, por duhet të jenë të gatshëm për tedyjat, edhe për mirësitë duhet të dijë të falenderojë dhe ndëshkimet të jetë i aftë t’i durojë. Vdekja që kemi përpara, i tremb ashpër ata që s’besojnë dhe ata që kanë devijuar. Që të harrojnë pak ata pinë alkool. Ngaqë atë i tremb vdekja dhe njëkohësisht që të shpëtojnë nga shqetësimi i mendjes, gjësë më të vyer që i ka dhuruar Allahu, pinë që të bëhen budallenj për një orë dhe përsëri i del pija e shqetësimi vazhdon....

Por besimdrejti, mezi pret atë ditë që të lirohet nga vështirësitë e dyunjasë. Ai mendon se asnjë send nuk vjen rastësisht. Ai beson se pas ndodhive është Njëri që njerëzit i do shumë. Ai për dobinë e tyre u jep halle që t’i provojë a do të durojnë, u jep shëndet e mall dhe i provon a do të falenderojnë. Pra secilin send Ai dirigjon. Por që ta njohësh Atë, që t’i bindesh Atij duhet të dish se ose nga veshi ose nga syri duhet të hyjë në trup diçka, pra donjë dije që të bindesh se ekziston Ai.

Duhet të bindesh se trupi vdes, por shpirti nuk vdes. Se trupi e merr të gjithë fuqinë nga shpirti. Shih! I vdekuri i ka sytë, por nuk sheh. I ka veshët, por nuk dëgjon. Mendja në vendin e saj qëndron, por nuk di, përse s’ka shpirt për të. Pra, pas vdekjes Allahu do të na ringjallë dhe pastaj do të përballemi me atë që kemi merituar: shpërblim me lumturinë e pafundme, apo Zoti na ruajt, me ndëshkim të zjarrit të xhehennemit të ashpër. Për këtë arsye duhet të punojmë shumë që të fitojmë kënaqësinë e Allahut xh.sh.

Do të jetojmë pa i braktisur detyrimet parësore që janë farz për ne. Duke punuar ose pushuar Atë do ta mendojmë. Duke pranuar se jemi të varfër dhe të dobët do të bindemi se Ai është I Plotëfuqishëm për çdo gjë. Për nevojat tona të panumërta do të hapim duart dhe do të kërkojmë tek Ai. Dhe nga armiqtë që na kanë rrethuar nga çdo anë, jo vehtes sonë, por Atij do t’i mbështetemi.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 >>>