Veprat e Abdylkadrit dhe disa tj
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -2
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -1
- ATOMI
- RRETH NJERIUT
- PSE I BESOJN ALL-LLAHUT 50 PROFESORET E FAMSHEMTE EUROPES
- PËRGJIJGE PYETJEVE MATERJALISTE
- NJË JETË TJETËR
- DRITA E MENDJES
- ÇËSHTJET JETSORE
- AFORIZMA TË ÇMUAR
Poezitë: PERLAT E ZEMRËS të Abdylkadrit
- O ZOT!
- FUQIA E ZOTIT
- ÇFARË ËSHTË KUR`ANI?
- MUHAMMEDI (a.s.m.)
- VËLLAZËRIMI
- PUNO!
- SHPRESA
- LIBRAT
- O DJALË I RI!
- O NJERI!
- VËLLEZËR SHQIPTARË
- MOTRA IME FISNIKE
- VËLLEZËR TË DASHUR
- NËNAVE TË MIA FISNIKE
- KULTURA
Online Sayaç
A ka mundësi që kush është me logjikë të shëndoshë të mos i zejë besë e të mos përkulet All-llahut të Madhërueshëm? është vullneti i Tij që pa asnjë meritë të vetë njeriut e ka lartësuar atë përmbi 1300 000 lloje krijesash dhe i ka premtuar që, pasi të japë provimin në këtë jetë, në jetën e Ahiretit do ta shpërblejë me një begati e mirësi që s’ia merr mendja e që as syri i tij nuk i ka parë dhe me një lumturi që e kënaq njeriun aq sa nuk mund ta imagjinojë dot. A është e drejtë që ky njeri, duke mos iu nënshtruar parimeve të Krijuesit, të rrëshqasë e të bjerë nën nivelin e kafshëve, të meritojë ferrin dhe trupi i tij i brishtë të ndëshkohet me torturën e xhehenemit, me dhimbje aq të tmerrshme sa s’mund të përshkruhet!?
Të mos harrojmë kurrë se patjetër do të hyjmë në atë varr të ngushtë dhe se nuk ka absolutisht ndonjë alternativë tjetër!
Prandaj secili duhet të mendojë se çfarë është varri! A zhdukje apo porta per të hyrë në vendin ku jepet llogari!? Pastaj ndëshkim apo lumturi përrallore!?
Pra për njeriun çështja më serioze dhe më e vlefshme është t’i besojë All-llahut xh. sh. dhe të bëjë vepra që të shpëtojë nga zjarri i xhehennemit.
Për të kuptuar më mirë se si duhet ta forcojmë besimin në fenë islame, vëllezër shqiptarë që shumicës nga ju u kanë vdekur gjyshërit duke luftuar për fe, do t’ju tregoj për një student holandez. Këtij studenti i kishte rë në dorë në Universitet një libër nga Risale-i Nuri që ishte përkthyer në gjuhën angleze. Kur e lexon ai bëhet mysliman, ndërron edhe emrin në Abdurrahman, dhe menjëherë vendos që të përjetojë fenë islame pa asnjë mangësi.
Që të falë namazin me përpikmëri edhe gjatë orarit të shkollës shkon te Rektori dhe i thotë: “Më trego një vend ku të fal namazin.” Rektori i thotë: “A s’je holandez, ti?” I thotë: “Po, por kam pranuar fenë islame.”
Rektori i thotë: “Në filan numër mundesh se ajo dhoma është e ime, në qoftë se mundesh, vazhdo aty.”
Duke vazhduar adhurimet, përsëri shokët se e shqetësonin shokët duke marrë abdestin.
Përsëri shkon te Rektori dhe i thotë: “Zotëri! Para se të falemi, ne duhet t’i lajmë krahët, fytyrën e këmbët. A më gjen një vend ku mund të marr abdes?”
Rektori i përgjigjet: Merre këtë çelës e kopjoje. është i asaj zyrës aty, përdore kur të duash.” Edhe kjo punë u krye.
Prap një ditë troket te dera e Rektorit, hyn brenda dhe i thotë : Zotëri, dreka dhe ikindija po afrohen dhe jam duke hasur vështirësi. A ma jep leje për 10 minuta që të fal namazin pa u shqetësuar?
Rektori shkroi lejën, e vulosë dhe e përcolli të riun.
Edhe ky nevoja e Abdurrahmanit u kry, por spi sosen.
Prap thotë me vete: Unë duhet të lexoj orgjinalin e këtyre librave! Shikon se janë shkru në turqi e bën gati pasoshin e vjen në tyrqi dhe menjëherë rregjistrohet në një kurs ku lexojnë Kur’an. Aty për dy vjet e mëson gjuhën edhe Kur’anin.
E njoha këtë besimtar kur erdhi njëherë në shtëpinë time, në një tubim ku dhe na i tregoi këto që radhita.
Aty ai i mblodhi të rinjtë përpara vetes dhe u tha kështu: “O vëllezër! Mendoni se sa përgjegjësi kanë këta të Turqisë që nuk përjetojnë fenë! Unë fisin e kam qafir, shokët - qafirë, babën - qafir, nënën - qafire e megjithatë kam mundur të ndahem prej tyre dhe t’i përshtatem urdhërave të logjikës dhe Elhamdulil-lah jam bërë Mysliman”.
Dhe vazhdoi: “Shyqyr, e kreva edhe haxhin.”
Pra, vëllezër shqiptarë!
A e patë se si duhet t’i japim drejtim jetës sonë, sa nuk ka ardh ajo dita e fundit dhe e pendimit se nuk duhet të harrojmë, se pakujdesia ne na kushton shtrenjtë nesër.
Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 >>>