Veprat e Abdylkadrit dhe disa tj
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -2
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -1
- ATOMI
- RRETH NJERIUT
- PSE I BESOJN ALL-LLAHUT 50 PROFESORET E FAMSHEMTE EUROPES
- PËRGJIJGE PYETJEVE MATERJALISTE
- NJË JETË TJETËR
- DRITA E MENDJES
- ÇËSHTJET JETSORE
- AFORIZMA TË ÇMUAR
Poezitë: PERLAT E ZEMRËS të Abdylkadrit
- O ZOT!
- FUQIA E ZOTIT
- ÇFARË ËSHTË KUR`ANI?
- MUHAMMEDI (a.s.m.)
- VËLLAZËRIMI
- PUNO!
- SHPRESA
- LIBRAT
- O DJALË I RI!
- O NJERI!
- VËLLEZËR SHQIPTARË
- MOTRA IME FISNIKE
- VËLLEZËR TË DASHUR
- NËNAVE TË MIA FISNIKE
- KULTURA
Online Sayaç
Sepse sot në Turqi, po të mos ishin këto tubime të komuniteteve, veçanërisht tubimet ku lexohen komenti i Risale-i Nurit, nga shtetit laik, populli nuk mundet të mësojë fenë. Ky djalë, pasi e gjeti rrugën e drejtë, filloi të vijë edhe në lagjen tonë, aty ku tubohemi edhe ne. Një ditë të dielë vendosëm që të bëjmë piknik. Me një autobus shkuam të gjithë së bashku në një vend të këndshëm. Duke kthyer nga pikniku, ai djali u ul pranë meje dhe po më pyeste: “Or xhaxha! A bën të lutesh te All-llahu për të keqen e nënës?”-
“Jo vëlla! Nga po del kjo fjalë?! Si bën të lutesh për të keqen e nënës, kur je i detyruar të lutesh për të mirën e saj?! Çfarë po thua?”- i thashë i habitur unë.
Djali mu drejtua: “Xhaxho! Ti nuk e di si është puna.”
“E hajde ma trego?”- thashë unë.
Djali më thotë: “Unë drejtohem të falem namaz, ajo ma merr sexhaden para meje dhe me të më godet në kokë dhe më thotë: “Ti, i prapambetur, ti!”- Tani më trego çfarë t’i bëj?”
I thashë:- “Në qoftë se ta shkruaj një recetë, barnët a i përdorë mirë?”
Më tha:- “Po xhaxha. Unë ty të besoj, prandaj të pyeta.”
Unë e pyeta:-“Sa vëllezër jeni në shtëpi?”
Ai m’u përgjigj: “Jam djalë i vetëm. S’kam as vëlla as motër.”
Duke vazhduar bashkëbisedimin i thashë: “A keni traditë ju që pas darke, duke parë televizor të pini çaj?”
“Po:”- më tha djali.
Më pas vijova unë t’i sugjeroja djalit:
“E në një çast, kur nuk janë të nervozuar, i drejtohesh me fjalë të buta të dyve dhe t’u thuash:
“O baba dhe o nëna ime! Sikur dikush t’ju pyesë për mua “ i kujt është ky djalë”, ju “i yni.”-do t’i thoni a po?”
“Pse, a nuk je i yni?”-do të thonë ata ty.
“Pra, a i juaji jam? A ju m’i keni ndërtuar mua sytë, veshët, duart, këmbët zorrët? Zemrën e mendjen ju ma krijuat?”- thuaju.”- i thashë unë djaloshit.
“Unë më nuk jam fëmijë. E di shumë mirë se ju asnjë qime nuk jeni të aftë të krijoni.”- thuaju.
“Ju jeni vetëm një shkak e jo më tepër! Dhe si dhuratë të bukur e jo shaka që mua më ka dhënë Allahu tek ju. Megjithatë, fatkeqësisht ju nuk ma keni treguar mua Krijuesin tim.”- i thashë unë përsëri të vazhdonte dialogun me prindërit.
“I falenderoj shumë shokët që më kanë treguar se kush më ka krijuar mua. Prap, në vend që të gëzoni për të, ju po ma merrni sexhaden e po më bini në kokë”- thuaju.”- vazhdova unë.
“Ti do t’i thuash:” “Mos harroni se po vepruat kështu edhe njëherë, unë do të iki nga shtëpia dhe e gjej rrugëzgjidhjen time- dhe prit rezultatin”- i thashë.
“Në rregull, o xhaxha.”-më tha dhe u ndamë.
Kur më pa mua pas një jave, vëllai më përqafoi dhe më tha:” Të falenderoj shumë për këshillat, se më shpëtove nga halli.”
Kur ta lexojnë këtë vëllezërit e motrat do të më thonë a është e drejtë t’i kundërshtojë djali prindërve
Po, nuk është e drejtë. Profeti a.s.m. ka thënë: “Janë fatzinj ata që kanë arritur nënën e babanë dhe s’kanë mundur ta fitojnë xhennetin.”
Por të mos harrojmë se Profeti ka thënë: “Nuk duhet t’i përkulesh urdhërave të atij që të pengojnë t’i nënshtrohesh Krijuesit tënd. Sepse është Ai që ne na ka krijuar nga hiçi.”
Çfarë t’i bësh atyre prindërve që mëshirën e përdorin në mënyrë të gabuar. Unë nuk i thashë t’i bëjë keq prindërve, por atyre duhet t’i tregojë deri ku e kanë kufirin. Pra, ne duhet të zgjohemi dhe duhet të bëjmë detyrën që na takon dhe të bëhemi gati të ikim tek varri me sa më pak mëkate e është kjo që e tremb shumë ashpër të mençurin. Për veprat e këqija duhet të pendohemi para asaj dite që quhet dita e pendimit. Për të keqen kuptuam, por njeri imirë përse mu pendu? Po edhe i miri do të pendohet duke thënë ah i mjeri unë kam pasë mundësi me qenë akoma më mirë por jam mashtru intrigjeve të ndryshme. Edhe këtë duhet të dijm se ai pendim nuk i sjell askujt ndonjë dobi. Për këtë arsye, kur arrin në moshën madhore njeriu angazhohet me detyrimet e Alll-llahut. Ai pas asaj dite për çdo vepër do të përgjigjet.
Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 >>>