Në veprat e Risale-i Nurit ështe vërtetuar se, mohimi dhe devijimi, ndaj Universit është një zhvlerësim, është shkaku shqetësimit të qenieve, është një mizori e paskrupullt dhe është një shkak i forte për të zbritur kataklizmat mbi popull. Këto vepra të këqija refuzojnë mëshirën e All-llahut Bile me Hadithin e Pejgamberit a.s.m. vërtetohet se edhe peshqit në det, duke u ankuar prej këtyre mizorëve thonë: “Ata janë shkak që na e prishën rehatinë tonë.”

Në këtë rast, atij që i dhimbset mohimtari se do të torturohet në ferrë, ai është njeri pa mëshirë ngaqë atij nuk i dhimbsen ata të pafajshmit. Duhet të mendojmë vetëm se kur tortura e All-llahut arrinë t’i ndëshkojë ata që e kanë merituar, nga kjo torturë marrin pjesë edhe ata të pafajshmit. Nuk është drejtë që të mos na dhimbsen ata të pafajshmit. Brenda kësaj ndodhie është një mëshirë e fshehtë e All-llahut ndaj atyre që janë pa faj.

Në Luftën e Dytë Botërore, armiqtë kur i sulmonin myslimanët veçanërisht me mizorinë e shumëllojshme kur mbytnin foshnjat, ngaqë në brendësinë time unë mbaj shumë mëshirë ndaj të pafajshmit, kjo mua më shqetësonte së tepërmi.

Pastaj, duke analizuar vërejta se, të vrarët e pafajshëm janë dëshmorë. Kur vriten të fajëshmit arrijnë në gradën e evliyave. Jeta e tyre e përkohshme shndërrohet në jetën e përjetshme. Mallrat e tyre që janë zhdukur janë ndërruar në mallra të përjetshme. Bile ata të pafajshmit që hajnë godatjen edhe sikur të jenë në fenë jo të vërtetë, kur do të shohin çfarë shpërblimi u jepet nga mëshira e All-llahut përballë ndëshkimeve që kanë vuajtur nga mizorët, do të thonë: “O Edukatori Madhështor! Ty të falenderojmë duke thënë “Elhamdulil-lah!”!” Ky mendim që më erdhi më qetësoi shumë. Në këtë mënyrë, u binda dhe shpëtova nga shqetësimi që më vinte nga mëshira ime e jashtëzakonshme.                     

            Bediüzzaman Said Nursi

 Ç’ËSHTË KADERI (CAKTIMI HYJNOR)

Pra çfarë dallimi ka ndërmjet Kaderit të Allahut dhe zgjedhjes së kufizuar të njeriut? Në fenë islame Kaderi dhe vullneti i pakët që ka në dorë njeriu, ngaqë janë të rëndësishëm dhe tregojnë kufirin e besimit që kanë marrë pjesë në besimin Islam. Ato nuk janë aspekt teorisë së thatë apo prodhimi i imagjinatës. Një besimdrejtë çdo gjë ia atribuon Allahut të Gjithëfuqishëm, madje edhe veprat edhe vetveten e tij.

Dhe më në fund, me qëllim që ai të mos shpëtojë nga detyrimet dhe nga përgjegjësia i del përpara “fuqia e pakët të zgjedhjes” dhe feja njeriut i thotë: “Ti je përgjegjës. Pastaj, që të mos bëhet krenar për shkak se ka bërë vepra të mira, i del përpara Kaderi i Allahut xh.sh. dhe i thotë: “Dije vehten, se në punët e mira ti nuk je krijues” Pra për njeriun është shumë e rëndësishme ta dijë çfarë fuqie të madhe ka në dorë Kaderi i Allahut xh.sh.. Vullneti i pakët i njeriut është që të zgjedh të mirën nga e keqja.

Pra Kaderi i Allahut njeriun e shpëton nga mendjemadhësia. Vullneti i tij e detyron të përgjigjet për punët e tij.
 
Kaderi nuk është që të shkarkosh barrën e veprave të këqija nga shpina jote e të thuash: “Çfarë faji kam unë që jam pijanec? Kaderin e kisha kështu.” Ai vullneti yt i pakët të pengon të thuash ashtu sepse askush nuk të detyron ty që të shkosh në pijetore dhe të dehesh. Sikur ti ta përdorje mendjen, jo të shkosh në pijëtore, por do të mund të shkoje në xhami që të përmbushje detyrën që të ka urdhëruar Krijuesi yt i Gjithëmëshirshëm.

Dikush thotë: “Meqë njeriu në atë çast kishte për të dhënë shpirt, përse mua më konsideroni katil (vrasës) ngaqë kam vrarë atë. Ndërsa edhe sikur mos ta kisha vrarë unë, ai do vdiste. Në këtë rast pse të jem unë katil (vrasës)? Po të mos e kisha vrarë unë, vdekjen e tij kujt do t’ia atribuosh?”

Feja të pyet ty: “A e dije ti se i vdekuri e pati exhelin nga plumbi yt? A e vrave njeriun për këtë arsye?”

Jo vëlla! Ndërsa realiteti dhe pikëpamja e ehli sunnetit është në këtë drejtim: Ti atë nuk e ke vrarë sepse atij i ka ardhur çasti i vdekjes, por për arsye se je hidhëruar me të për diçka, apo ke pasur donje hakmarje meto. Për ty çasti i vdekjes së tij ka qenë e fshehtë. Ku e di ti, ndoshta ai nuk ka pasur çastin e vdekjes. Pra ti je katil. Për këtë ti si katil(vrasës) ke përgjegjësi. Dhe duhet të dish se këto fjalët tuaja s’janë tjetër veçse devijimi yt. Ky devijim të shtynë ty të bësh demagogji që ta heqësh fajin nga vetja.

Siç thotë edhe Ajeti në Kur’anin famëlartë: “Njeriu ka për t’u përgjigjur plotësisht për punët e tij të liga sepse vetë i ka kërkuar ato.” Ngaqë punët e liga janë të llojit të shkatërrimtarëve, njeriu me një të keqe mund të bëjë shumë shkatërrim. Për këtë ai që bën keq meriton dënimin e ashpër. Me një shkrepse mund të djegësh një shtëpi. Por për punët e mira nuk mund të lavdërohet, sepse në to ke mundur që të marrësh shumë pak pjesë. Sepse punët e mira i do mëshira e Allahut xh.sh. dhe Fuqia e tij i zbulon ato. Njeriu ato mund t’i zotërojë duke u lutur, duke i besuar, duke medituar dhe duke u bindur tek Ai. Por mëkatet dhe punët e liga duan veset epshore dhe ti ato i zotëron me aftësi apo me vullnet. Por krijimin e tyre All-llahu e lejon. Domethënë që të krijohen punët e liga, kërkesa e interesit dhe epshi është shkak, për këtë përgjegjësia është e njeriut.

Një kapiten anijeje, duke mos bërë detyrën e duhur ka rrezik ta përbysë anijen e tij në det. Kapiteni me këtë pakujdesi i ka bërë dëm anijes, mallrave të shtetit dhe personave që punojnë në anije. Ai nuk ka drejtë të thotë: “Unë nuk bëra gjë, shkova në banjo që të kryej nevojën, ndërsa edhe në banje me shku duhet ta braktrisesh detyrën personit që dinë atë punë. Këtu edhe ju e patë vetë se sa shkatërrim, rrëzim, prishje e zhdukje u shkaktua nga mosbërja e detyrës.

Njësoj edhe kufri dhe mohimi është shkatërrim. Sepse mohimi në dukje është vetëm një vepër e keqe, por ajo të gjithë universin e zhvlerëson, e mposht. Ajo vepër është shkak për përfundimin e ashpër. Ajo mohon detyrën e të gjithë krijesave që janë secila nga një argument që e pohojnë ekzistencën e Allahut të Madhëruar. Ky është shkaku që të merret haku i tërë qenieve nga mohimtari. Ateisti meriton ndëshkimin e ashpër të xhehennemit. Prapë ky është shkaku që besimtarët vazhdimisht mbështeten në ndihmën e Allahut xh.sh. që të mbrohen nga dëmi tyre Sepse, 10 burra nuk mund ta mbrojnë një shtëpi që të mos ta djegë një djalë vagabond dhe kërkojnë ndihmë nga prindërit e djalit, ndoshta edhe nga shteti.

Njerëzit i vlerësojnë fenomenet me format e tyre të dukshme. Me këtë bëjnë zullum ndaj drejtësisë së Kaderit. Për shembull gjykatësi ty të gjykoi dhe të burgosi si vjedhës. Kurse ti nuk ke vjedhur, por dikur ke vrarë një njeri dhe nuk e di askush. Për këtë arsye Kaderi i Allahut xh.sh. ty të dha këtë dënim. A e kuptove se Kaderi ka bërë drejtësi, për vrasjen tënde të fshehtë, ty të ka burgosur. Ndërsa gjykatësi ka bërë padrejtësi sepse të ka gjykuar pa faj ty, sepse ti s’ke vjedhur. Pra edhe me këtë e patë se Kaderi i Allahut qëndron larg të metave. Në këtë individ që treguam doli shumë qartë se, Kaderi nuk bën zullum, por njeriu ka bërë zullum.

Shkurtimisht, ai që bën fjalë nga Kaderi i Allahut, në qoftë se është ndonjë besimdrejtë, duke ditur që secili send është në shpenzimin e Allahut të gjithë Universin me gjithë veten ia mbështet Allahut. Ky njeri ka drejtë të marrë në gojë Kaderin dhe vullnetin e paktë të tij. Dhe duke pranuar përgjegjësinë e dinë gabimet e veta, Allahu e largon atë nga të metat. Duke adhuruar Allahun xh.sh. ai nuk krenohet por falënderon, por kur i ka rënë ndonjë fatkeqësi, në të e sheh Kaderin dhe duron.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 >>>