ÇFARË REZULTATI SJELL MARTESA PA LIGJ

Vëllezër e motra!

Ato femra që nuk kanë mundur të marrin kulturën e duhur të fesë islame, ato nuk i sundon mendja, por veset epshore. Duke mos e ndjerë nevojën që të këshillohet me prindërit apo me atë që ka eksperiencë, ajo njihet me ndonjë djalë që e sheh në rrugë, bien dakort dhe martohen pa ligj. Pas një kohe të shkurtër, për një fjalë ndahet. Djali ka bërë dobi në ato ditë është shijuar pa ligj; kur ndahet, ndahet pa kurfarë dëmi. Kurse femrës ajo shije i del nga hunda duke mbajtur fëmijën nëntë muaj në bark. Dhe nuk mbetet me kaq. Kur të lindë asaj nëne i lidhen këmbët disa vjet që ta rrisë fëmijën pa babë.

Në këtë drejtim edhe ajo femër që është pa besim dhe bëhet nënë ligjore. E gjora, duke menduar vetëm këtë jetë të përkohshme, nuk mbrohet fare nga mëkatet, nuk e di se rezultati i saj është të shpëtojë nga zjarri i xhehennemit. Meqë nuk kujdeset për vehten e saj, sigurisht nuk interesohet që të shpëtojë edhe fëmijët e saj. Pra ajo e pafat ngaqë nuk ka mundur të marrë pjesë nga besimi, dhuratës më të madhe të All-llahut, pra fëmijës nuk di që t’i dalë zot dhe nuk shqetësohet fare që fëmijëve t'u japë një edukim për të ardhmen e vërtetë. Por, për të realizuar jetën e tyre të përkohshme megjithë burrin e saj përpiqen ditë e natë për një të ardhme që nuk i dihet fare se kur mbaron. Ndërsa përse djali apo vajza nuk falin namazin apo përse vajza nuk mbulohet, nuk interesohen fare!

Ah! I lumtë asaj vajze që e mbledh mendjen dhe merr vendim që të mos kundërshtojë All-llahun duke ecur lakuriqe dhe mbulohet, pastaj i plotëson edhe kushte të tjera! Atëherë nga zjarri i ashpër së pari shpëton vehten, pastaj shpëton edhe prindërit që kanë qenë i detyruar ta edukojnë atë, pastaj e shpëton edhe fëmijët që nesër do të lindin nga ajo dhe e fiton një lumturi e kënaqësi që logjika nuk mund ta konceptojë dot. Nëse ajo vajzë nuk e bën këtë mençuri, atëherë së pari ajo e ka të vështirë të gjejë një kismet që nuk shkon nëpër harame të huaj, pastaj në një kohë që në këtë dynja që nuk guxon as me gishtin e vogël ta prekë zjarrin, atje do t'i djeget komplet trupi i saj delikat jo një ditë por me vite deri sa ta paguajë hakun që ka merituar me mëkatet që ka bërë këtu. Allahu na ruajtë po qe se ka pasur ndonjë dyshim në kushtet themelore të besimit, atëherë asnjëherë ajo nuk do të mund të dalë nga zjarri i ashpër i xhehennemit.

Duhet të dimë edhe se fëmijët i imitojnë prindërit e tyre. Në qoftë se prindërit kanë kundërshtuar Allahun, edhe fëmijët u ngjajnë atyre. Por nëse nëna e babai kanë qenë fetarë, edhe fëmijët shkojnë në gjurmët e tyre në rrugën e Allahut, sepse edukata familjare tek fëmija është edukim themelor. Në qoftë se në një shtëpi nëna e babai falin namaz, edhe fëmija njëvjeç, bie dhe çohet duke i imituar ata. Pedagogët e psikologët thonë se edukimin e fëmijëve 80% e ka në dorë nëna. Kështu që të kenë sukses në këtë, nënat duhet të rezervohen që të mos bëjnë debate me burrin në sy të fëmijëve. Por babai dhe nëna duhet të ekspozojnë një jetë shembullore, pasi ata janë për fëmijët model për t’u kopjuar dhe për të marrë mësim pratike.

Edukimi i fëmijëve duhet të fillojë në kohën e duhur. Pasi kalon koha nuk është e mundur të merret rezultati duhur Për këtë arsye, nëna e babai shumë kanë përgjegjësi. Në lidhje me këtë Profeti Muhammed a.s.m. ka thënë: "Edukimi e fëmijëve fillon para martesës së prindërve". Sepse këto të rinjtë që janë kandidatë të bëhen çifte duhet të marrin një edukim të lartë nga prindërit e tyre, që nesër kur atyre u lind ndonjë fëmijë të kenë mundësi që t'i japin edukimin e duhur të fesë islame.

Dijetari i madh Bediüzzamani thotë: “Unë ndoshta prej tetëdhjetë mijë personave kam marrë mësim, por, me më të Madhin betohem se: “Edukimi themelor dhe i palëkundshëm që kam marrë nga nëna ime, mua m’i përsërit vazhdimisht e m’i mban të freskëta këshillat shpirtërore të saj. Në trupin tim ato janë bërë farëra që vazhdimisht po lulëzojnë. Pra ato dijeni që kam marrë nga dijetarët e tjerë kanë mundur të zënë vend mbi themelin e fortë që kam mundur ta marr nga nëna ime e ndjerë”. Tani e kuptuam se çfarë detyrimi të madh ka nëna në edukimin e fëmijëve!!!

NJË TEKST I RËNDESISHËM

Mesazhi ndikues i një motre nga Kosova më shtyu të shkruaj këtë tekst. Ishte një mesazh me përmbajtje të rëndësishme, megjithëse motra kishte treguar vetëm një pjesë nga vuajtjet e panumërta të torturave përjetuar në luftën e Kosovës!

Të nderuar vëllezër dhe motra shqiptare! Së pari them se All-llahu mos na provoftë me bela të dukshme dhe të padukshme. Unë këto vështirësi do t’i vë në balancën e ligjit të Krijuesit, pra në Kur’anin famëlart që Ajo per ne eshte një kushtetute që na e ka dërguar me anën e Pejgamberit a.s.m. që të na provojë, pastaj sipas meritës të na shpërblejë me xhennet, kurse kundërshtarët me torturë të dhimshme në zjarr të xhehennemit.

Tani këtu do t’ua tërheq vëmendjen në një pikë shumë të rëndësishme.

Këtë njeri kush e krijoi? Megjithëse në pikëpamjen e materies, për ta më afër janë nëna edhe babai i tij. Por mjerisht ata, jo zemrën dhe mendjen, por asnjë qime nuk kanë mundësi t’ia krijojnë. Ata janë vetëm një shkak. Prandaj këtë mrekulli kush e krijoi? A u mblodhën të gjithë elementet dhe thanë: “hajde ta krijojmë këtë!”? A natyra e çmendur, e verbër dhe e shurdhër?! Apo ndonjë rastësi tjetër e evoluimeve?!

Jo vëllezër e motra! Këtë frut të Universit, pra njeriun, All-llahu e ka krijuar dhe e ka ngritur përmbi 1,300,000 lloje të krijesave dhe atij i ka dhënë mendjen që të mundë ta mbrojë atë vendin e lartë në të cilin Ai e ka hipur dhe në të ka mundësi të lartësohet e hipë përmbi melekët. Në këtë mënyrë atij i takon të mos i përulet veseve epshore që të rrëzohet nga vendi i lartë që i është dhuruar atij, të mos bjerë nën nivelin e kafshës. Tani për një krijesë të tillë, pra për njeriun, gjëja më e rëndësishme veçanërisht në këtë kohë është të njohë Krijuesin e tij. Duke hulumtuar të zotrojë një besim të fortë ndaj All-llahut, Krijuesit të gjithësisë, dhe t’i përkulet me sinqeritet urdhërave Tij e jo të mashtrohet nga imponimet e tradhtarëve të jashtëm që bashkëpunojnë me hipokritët tanë të brendshëm.

Ja është një fjalë e bekuar Arabisht që thotë: “Kulil hakku velev qane murren” (Thuaj të drejtën edhe nëse ajo është e hidhur. Pra edhe nëse ajo është kundra teje). Kjo është një çështje serioze që duhet ta dijë populli ynë. Armiqte tanë me imponime të shumëllojshme na sollën në këtë gjendje. Që të na bëjnë pa besim në fenë Islame, na shtynë që t’i hedhim gurë shteteve myslimane që janë bërë shkak që të gjejmë fenë e vërtetë. Megjithëse janë pakicë ata të paditur dhe padije që e shajnë turkun se është bërë shkak që të bëhemi myslimanë duke thënë: “Ah kështu e kështu i bëfsha turqve se me zor na kanë shtyrë të pranojmë fenë e arabëve e të bëhemi myslimanë.” Ata të ngratët nuk e dinë se me këto fjalë po shpifin ndaj shqiptarëve.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 >>>