Veprat e Abdylkadrit dhe disa tj
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -2
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -1
- ATOMI
- RRETH NJERIUT
- PSE I BESOJN ALL-LLAHUT 50 PROFESORET E FAMSHEMTE EUROPES
- PËRGJIJGE PYETJEVE MATERJALISTE
- NJË JETË TJETËR
- DRITA E MENDJES
- ÇËSHTJET JETSORE
- AFORIZMA TË ÇMUAR
Poezitë: PERLAT E ZEMRËS të Abdylkadrit
- O ZOT!
- FUQIA E ZOTIT
- ÇFARË ËSHTË KUR`ANI?
- MUHAMMEDI (a.s.m.)
- VËLLAZËRIMI
- PUNO!
- SHPRESA
- LIBRAT
- O DJALË I RI!
- O NJERI!
- VËLLEZËR SHQIPTARË
- MOTRA IME FISNIKE
- VËLLEZËR TË DASHUR
- NËNAVE TË MIA FISNIKE
- KULTURA
Online Sayaç
ME ÇFARË E MERITUAM QË TË BËHEMI NJERI
Vëllezër e motra të respektueshëm!
Meqë Krijuesi ynë pa kurrfarë merite na ka krijuar si njeri dhe na ka lartësuar mbi 1.300.000 lloj krijesash, atëhere, duhet ta mbrojmë vendin ku na ka lartësuar Allahu xh.sh., e jo të rrëshqasim e të biem nën nivelin e kafshëve. Pra, hapni sytë e shikoni se në çfarë niveli i ka rrëzuar materializmi njerëzit, veçanërisht gjininë femërore: motrat, nuset e vajzat tona, Gjinia femrore nuk është vetëm gjysma e popullit, ato janë edhe nëna e popullit. Nëna e ndershme e ka gradën shumë të lartë. Nëse një vajzë ka marrë edukatën e duhur nga nëna e saj, atëherë në gjendjen e saj shumë qartë duken shenjat e gradës së edukatës që ka marrë nga nëna. Kurse ato që nuk kanë marrë edukimin e duhur, edhe kur ecin nëpër rrugë duket se nuk kanë mundur të marrin atë që atyre u duhet. Veçanërisht në stinën e verës shenjëte edukimit në ta akoma më mirë duket!
Mjerisht, prindërit e tyre përpiqen ditë e natë që t'ua garantojnë të ardhmen e tyre. Ajo përpjekje e tyre është falso, sepse ata nuk po mendojnë për të ardhmen e tyre të përjetshme, por vetëm për atë të përkohshme. Jetojnë duke dashur që e vajza dhe djali, të studjojnë e të bëhen nëpunës. Kurse mjerisht ka mundësi që ardhmëria e tyre të mbarojë në atë ditë që marrin diplomën! Kanë rënë në një nivel të tillë që nuk mendojnë që është 100% e sigurtë se egziston një ringjallje dhe do të vij ajo ditë që çdo njeri do të japë fije për fije llogarinë e jetës së vet.
Babai i saj nuk ka dijeni se kur një femër e meriton të digjet në xhehennem. Allahu do t'i japë asaj femre fuqi të tillë që me gjithë vehten edhe katër burra do të mund t'i marr në xhehennem, bile duke i tërhequrr zvarrë për tokë, ngaqë nuk kanë bërë detyrën e duhur ndaj saj. Kush janë ata burra që do të digjen në xhehennem për shkak të saj do të shkojnë në xhehennem? së pari babai i saj, pastaj vëllai i madh, më pas burri i saj e nëse ka patur djem edhe djali i madh i saj. Sepse femrat janë krijesa naziqe dhe mund të mashtrohen shumë më lehtë se burrat. Një pjesë ndoshta nuk janë të tillë por shumica janë. Ka nevojë që edhe djali madh t’i thotë asaj. “Mos moj nënë, s’bën kështu.” Për këtë Allahu me Ajetin Kur'anor thotë: “Meshkujt kanë autoritet mbi gratë...”(En-Nisa,34), pra në shtëpi duhet të sundojë fjala e burrit.
Një vëlla i shqiptarë njëherë mu drejtu dhe filloj ti rradhise ndëshkimet që kanë vuajtur shqiptarë nga serbëve dhe nga makedonëve veçanërisht fëmija dhe pleqët e plakët. Atij i thash: Jeta nuk është vetëm kjo jeta e përkohshme. Të shtypyrit në at dynja kanë shku me dobira të mdha, kurse edhe ato që këtu kan qenë mizorë fare pa dyshim atje kanë mu përballu me ndëshkime të ashpër. Por ajo ështe më hidhur kur një babai një fëje fare nuk interesohet fëmisë së vet tia jape donjë asrim të fesë islame, pau dhimbur fare fiminë e tij shpirtrisht eka pushkatuar në në lul të ballit dhe at djalë apo vajz eka bërë gati për të digjet në zjarin e ashpër të e xhehennemit. Kur i thashë ashtu vëllau im shqiptarë më njëherë iki, atëherë e kuptova se edhe ai qinka prej tyre që kan hedhur fminë në zjar. Pra këtu e kuptuat më mirë gjendjen tanë
Pra të mos harrojm se edhe nëse femra kryen disa fakultete, po qe se ajo don të përjetojë jetën e lumtur me bashkëshortin e saj, asaj i takon të hyjë nën sundimin e burrit. Nëse don ta sundojë i bën vehtes keq. Megjithëse femrat shkollare nuk martohen me ndonjë djalë pa shkollë, prap nuk i dihet kismetit, ka mundësi ndonjëra të martohet me ndonjë që ka shkollën më ulët se sa ajo vetë. Prap ajo që don të kalojë jetën me lumturi duhet të mos krenohet ndaj burrit të saj. Sepse jetës nuk i dihet se me çfarë sprovash do të përballen çiftet. Jeta nuk ngjan gëzimeve të ditës së parë që kalon me dëfrime lojra dhe askujt jeta nuk i ka kaluar tërësisht si në kopshte me lule.
QË TË JETOJNË TË QETË ÇIFTET DUHET TË STUDIOJNË EDHE ANËN SHPIRTËRORE TË JETËS
Për këtë, duke u lutur unë i porosis motrat e mia që studiojnë që të lexojnë edhe libra fetare, veçanërisht veprat Risale-i Nur, që t’u forcohet besimi ndaj fesë islame. Atëhere merita e tyre u bëhet shkak që t’i dalë kismeti që të martohen me ndonjë djalë besimtar që të bëjnë të dy jetët xhennet. Sepse të mos ketë shpresë fare asnjë femër që ka devijuar se do të ishte e mundur që të martohet me ndonjë djalë që mbanë moral të lartë të fesë islame, që kur ajo të jetë në shtëpi duke bërë punët e shtëpisë të mos dyshojë fare se, burri i saj kur vanohet të jetë e sigurt se burri nuk ka shkuar në ndonjë vend imoral. Se burri besimtarë qëndron larg nga veprat të tillë që jan me gjynahe.
Femrat duhet të dinë edhe se feja i ka urdhëruar të dëgjojnë burrin për arsye se në jetën sociale dhe në aspektin ekonomik All-llahu e ka angazhuar burrin me punët më të vështira. Duhet të dimë edhe se feja nuk ka zbritur veçmas për individet. Me këtë kuptohet se ka raste të rralla që burrit i sjell dobi dijenia e gruas. Por qëllimi kryesor është çiftet të kalojnë një jetë duke përpjekur që të mos e hidhërojnë njëri-tjetrin dhe ato kurrë nuk duhet të harrojnë se duhet të qëndrojnë larg divorcit se ai është shkatërrim edhe për veten e tyre edhe për fëmijët e tyre. Ah, fatkeqësisht filozofia materialiste, duke larguar nga gjërat shpirtërore na bëri ne materialistë që nuk dimë të bëjmë ekonomi. Se në shumë vende shkaku i mosmarrëveshjes dhe e divorcit nuk është tjetër, vetëm ngaqë gruaja po krenohet me nëpunësinë dhe rrogën e saj.
Feja islame, si gruas ashtu edhe burrit, si me Ajete Kur’anor ashtu edhe me hadithe të Pejgamberit a.s.m. u urdhëron që, duke u marrë vesh, duke duruar njëri-tjertrin të jetojnë, të mos e çojnë gjendjen deri te divorci.
Afërsia ndërmjet bashkëshortëve është ky ajet kur’anor, që thotë: “…ato janë prehje për ju dhe ju jeni prehje për ato…” (Bekare, 187).
Akt i Allahut, subhanehu ve teala: “Allahu krijoi për ju bashkëshorte nga vetë lloji juaj…” (Nahl, 72).
Prap thotë në Kur’an: “Dhe nga faktet e (madhërisë së) Tij është që për të mirën tuaj, Ai krijoi nga vetë lloji juaj palën (gratë), ashtu që të gjeni prehje tek ato dhe në mes jush krijoi dashuri dhe mëshirë. Në këtë ka argumente për njerëzit që mendojnë” (Rrum, 21).
Muhammedi sal-lallahu alejhi ve sel-lem ka thënë:
“Më të mirët prej jush janë ata që janë më të mirët me gratë e tyre”.
Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 >>>