Veprat e Abdylkadrit dhe disa tj
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -2
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -1
- ATOMI
- RRETH NJERIUT
- PSE I BESOJN ALL-LLAHUT 50 PROFESORET E FAMSHEMTE EUROPES
- PËRGJIJGE PYETJEVE MATERJALISTE
- NJË JETË TJETËR
- DRITA E MENDJES
- ÇËSHTJET JETSORE
- AFORIZMA TË ÇMUAR
Poezitë: PERLAT E ZEMRËS të Abdylkadrit
- O ZOT!
- FUQIA E ZOTIT
- ÇFARË ËSHTË KUR`ANI?
- MUHAMMEDI (a.s.m.)
- VËLLAZËRIMI
- PUNO!
- SHPRESA
- LIBRAT
- O DJALË I RI!
- O NJERI!
- VËLLEZËR SHQIPTARË
- MOTRA IME FISNIKE
- VËLLEZËR TË DASHUR
- NËNAVE TË MIA FISNIKE
- KULTURA
Online Sayaç
Ndërsa këto femra edhe të mos mendonin këtë, a nuk duhet të mendojnë që po humbin dy gjëra, vlerën e të cilave mendja e tyre nuk mund ta konceptojë dot? Njëra prej tyre, Krijuesi që na ka krijuar nga hiçi, pasi me veshmbathjen e tyre jo korrekte, duke kundërshtuar urdhërat e Allahut po e luftojnë Atë. Ai Ngadhnjimtari trupin e tyre nazik do ta djegë në xhehennem deri sa t’i lajnë gjynahet (në qoftë se nuk kanë ndonjë dyshim në kokë) në qoftë se kanë pasur ndonjë dyshim për kushtet e besimit kurrë nuk kanë shans të shpëtojnë nga ai zjarr i ashpër.
Sepse një udhëheqës i një shteti, që të mbrojë interesin e popullit të tij, edhe sikur të mos ketë në atdheun e tij asnjë burg për të dënuar atë që i kundërshton atij e ndërton një burg dhe e ndëshkon atë që bën një vepër në kundërshtim me ligjin dhe i shqetëson shtetasit e tij.
Sepse një njeri që nuk i kryen detyrat që i ka urdhëruar Allahu, duke kundërshtuar ai ka kritikuar dhe shqetësuar secilën krijesë, sepse çdo krijesë kryen detyrat që i ka ngarkuar Krijuesi i tyre, e vetëm ai jo.
Humbja tjetër është humbja e një begatie dhe lumturie kënaqësinë e së cilës nuk mund ta mendosh dot; lumturi në të cilën, kënaqësia nuk soset kurrë. Se përveç mohimtarëve dhe përveç atyre që kanë devijuar, nuk është e mundur t'ia kthejë shpinën këtyre mirësive të panumërta dhe të marrin në sy dënimin e ashpër.
Ne qoftë se më pyetni me çfarë e vërtetoni këtë?-Me argumente të panumërta të fesë islame... Se pas vdekjes që ekziston një jetë këndshme dhe e lumtur, me një periudhë të pafund dhe një ndëshkim me zjarr në xhehennem e konstatojnë të gjithë ekspertët, pra Profetët, që me mrekullinë e tyre kanë vërtetuar se janë i dashuri i Allahut të Madhëruar. Profeti ynë a.s.m ka shkuar, ka parë dhe është kthyer. Këtë e pohojnë edhe Profetet e tjerë a.s. dhe të gjithë evlijatë.Të gjithë pa përjashtim, me argumente të sakta e vertetojnë se në atë rrugë të gjatë ty të bëhet shkak shpëtimi dhe dritë vetëm kur të përkulesh në urdhërat e Kur’anit Famlartë dhe të tërhiqesh nga ndalesave të Tij. Përndryshe në atë rrugë filozofia dhe shkenca, profesia, mençuria dhe zgjuarsia nuk vlejnë as pesë lek. Drita e tyre vlen deri tek dera e varrit, më tutje nuk shkon.
Profeti a.sm. në një hadith thotë:" Ju do ma jepni fjalën se përpikshmërisht do të përshtateni 6 gjërave që do t'ju them, edhe unë ju jap garancinë që do të hyni në xhennet:
1) Ma jepni fjalën se kur flitni, do të flitni të drejtën.
2) Kur premtoni për diçka do të bëheni besnik.
3) Kur dikush të ju dorëzojë ndonjë amanet do të qëndroni në besë.
4) Syrin e juaj do ta mbroni nga harami (nuk do ta shikoni haramin).
5) Më jepni fjalën se me dorë nuk do ta prekni haramin.
6) Më jepni fjalën se do ta mbroni nderin (namuzin).
(Kutubi sitte)
FALIMENTUAM DUKE IMITUAR ARMIQTË
Sot femrat shqiptare kanë rënë në një gjendje aq e vështirë sa që edhe nëse një vajzë apo nuse është e zhveshur në një mënyrë të pahijshme, duan t’ia përkëdhelin shpinën duke i thënë: "Bravo-komplimente". Që të krenohet me formën që ka marrë, don t’i japësh kurajo duke thënë: “A ka ndonjë si ti?”
A e dini kujt i ngjanë kjo? Nëse në qafën e një femre është varur një gjarpër a është e drejtë t'i thuash asaj: "Sa të paska hije ky gjerdan! A është perlë apo argjend? Pash Zotin, më trego ku e bleve e sa e pagove, se edhe unë dua të blej një të tillë?!" Megjithëse një pjesë e vogël e femrave tona janë të tilla, por në atë gjendje kanë rënë ato që, me atë zbukurimin e tyre të pahijshëm, duan ta pëlqesh gjendjen e tyre. Në realitet ajo është një formë që nuk pajtohet me moralin e traditat e kombit tonë. Kurse ta pëlqesh dhe t’i thuajsh e mirë së keqes që nuk ta don shpirti, nuk është tjetër veçse hipokrizi. Më falni se unë nuk po mundem ta pranoj këtë. Edhe pse e di se atyre nuk i vijnë mirë këto fjalë, prap nuk mund ta marr mbi vehte atë përgjegjësi që t’i them gjarpërit gjerdan!
Por shumica e femrave shqiptare nuk janë të tilla. Pjesa më e madhe janë në një gjendje tjetër që presin që dikush t’ua zgjatë dorën që të shpëtohen nga gjendjen e vështirë që kanë rë. Mua kjo pjesë më dhimbet shumë. Kjo dhimbja ime e hidhur më ka detyruar që të shkruaj këto shkrime duke shpresuar se ato do të bëjnë dobi nga këto realitete që ua paraqes duke vërtetuar me argumente të pamohueshme.
Meqë motrat e tona shqiptare kanë nevojë të dinë realitetin e mbulesës dhe e zbulimit, atëhere do t’u tregoj një çështje serioze:
Pas vitit 1950, Presidenti i Jugosllavisë, Mareshall Tito nxori vendimin me titull "Skidanje zare i ferexhe" që t'ia heqë mbulesën, pra peçen dhe ferexhenë femrave myslimane. Në këtë rast, shokët e pyeten dijetarin e madh Hoxhën e Kemal Aruçit Abdulfettah Rauf Efendiun: “Hoxhë efendi, si thua, këtë ligjë a do ta pranojnë femrët Muslimane?” Përgjigja e dijetarit ishte shumë interesante: "Po, do ta pranojnë dhe pastaj do të dalin nga feja dhe do të bëhen qafira." Si bëhen qafira pyesin hoxhën. Nën sulmet despotike, zbulimi jo vetëm që nuk bëhet qafir, por as gjynah nuk bëhet. Por ato femra që zbulohen me zor, ngadalë- ngadalë duke mësohen mu kundërshtu ligjeve të Allahut xh.sh., Thojnë mbulesa s’është asgjë, duke vazhduar thojn unë nuk pranojnë drejtësinë e fesë islame si ligj. Në këtë rast dalin nga feja dhe bëhen qafira. Ato femra që mendojnë në këtë mënyrë janë bërë shkinë-qafire, megjithëse shqipërojnë kur të flasin me shqiptarët.
Dhe Abdulfettah Raufi ngaqi s’e pranoi zbulimin e femrave vuajti ndëshkimin me 8 vjet burg nga rregjimi i Titos.
Tani po ju them se, nuk del nga feja ajo femër, e cila megjithëse nëpër rrugë shëtisë e zbulumë, por vazhdimisht ndien dhimbje dhe me vehte thotë: “Ah e mjera unë! Po kundërshtoj me Allahun tim që më ka krijuar nga hiçi dhe më ka parashtruar përpara mitësitë e panumërta.” Dhe kjo femër jeton me emocione, duke pritur atë ditë që të mbulohet dhe t'i ngjasojë femrës myslimane.
Nuk harroj kurrë, sivjet më 2007, kur isha në Prishtinë, duke biseduar në një tubim me disa studente që tregonin se çfarë shkatërrimi u ka bërë atyre socializmi e komunizmi. Një studente që quhej Shpresë, më tha një fjalë brilante fjalë që asaj i doli nga zemra. Unë besoj se kjo motër padyshim ka të drejtë të jetojë me shpresë që të zbatojë mendimet që kishte dhe ta vërtetojë kuptimin emrit të saj. Se ato fjalë mund të dalin prej dikujt që jeton me energji të besimit të fortë. Nuk do të harroj kurrë këtë pyetje që më bëri ajo: “O, xhaxha, si do të bëhet halli im, që kam arritur në këtë moshë dhe akoma po kundërshtoj ligjet e Allahut dhe akoma po shëtis pa i mbuluar flokët? Allahu na ka krijuar si mrekulli prej hiçit, prej një qelize aq të vogël sa që nuk duket me sy?. Asaj i thashë: “Motra ime, meqë e ke këtë qëllim të mirë, kur të mbarosh studimet mbulohesh!”
Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 >>>