Veprat e Abdylkadrit dhe disa tj
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -2
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -1
- ATOMI
- RRETH NJERIUT
- PSE I BESOJN ALL-LLAHUT 50 PROFESORET E FAMSHEMTE EUROPES
- PËRGJIJGE PYETJEVE MATERJALISTE
- NJË JETË TJETËR
- DRITA E MENDJES
- ÇËSHTJET JETSORE
- AFORIZMA TË ÇMUAR
Poezitë: PERLAT E ZEMRËS të Abdylkadrit
- O ZOT!
- FUQIA E ZOTIT
- ÇFARË ËSHTË KUR`ANI?
- MUHAMMEDI (a.s.m.)
- VËLLAZËRIMI
- PUNO!
- SHPRESA
- LIBRAT
- O DJALË I RI!
- O NJERI!
- VËLLEZËR SHQIPTARË
- MOTRA IME FISNIKE
- VËLLEZËR TË DASHUR
- NËNAVE TË MIA FISNIKE
- KULTURA
Online Sayaç
Vlerësim dhe urim
Kjo është një letër dhe vlerësim i një prej nxënësve të Bediuzzamanit, Mustafa Sungur, drejtuar autorit , në lidhje me botimin e librit.
I dashur vëllai ynë i përkushtueshëm, z. Halit!
E mora letrën tuaj. Njëlloj edhe unë dëshidoj që ato letra të përmblidhen në formën e një libri, sepse ato letra shprehin sihariqin e pasqyrimit të ngjarjeve madhështore. Ato argumentojnë se Risale-i Nur, në dorën e Kur’anit është një shpatë diamanti dhe shenjë udhëzimi për në dritën e këtyre librave. Po qe se edhe neve na dërgon 10-15 kopje, do të ishim të kënaqur.
Njëkohësisht ato letra tregojnë për frymëzimin e suksesshëm hyjnor, me të cilin është përballuar vëllai ynë hero Haliti. Gjithashtu në këto kohët e fundit, me dritën e Risaleve, jeni duke vrapuar që t’u ndihmoni vëllezërve, duke i dhënë shpresë të pafatëve. Koha në të cilën gjindemi, është koha e cila ka nevojë më shumë se kurrë për dritën e Kur’anit. Duhet ta pranojmë se megjithëse ndodhemi në vendin dhe kohën e përshtatshme për shërbimin ndaj islamit dhe megjithëse kemi në duar argumente të forta si Risale-i Nur, të cilat janë tesare shpirtërore për të përballuar nevojat e shekullit tonë, nuk jemi duke e dhënë kontributin e duhur. Inshallah me dëshirën tuaj të zjarrtë dhe me përgjigjen tuaj të përkushtuar, do të vraponi pas nevojtarëve të gjorë. Përsëri dhe përsëri ju dëshiroj sukses nga All-llahu (xh.sh.). Mijëra selame ju dhe të gjithë vëllezërve tanë, duke ju uruar lumturinë e përjetshme dhe veçanërisht Natën e Bera’atit dhe muajin e shenjtë të Ramazanit që po vijnë.
Në numrin e fundit të revistës “Zafer”, u botua letra e Salih Gökkaya-s. Kështu ata e bënë të njohur para jush ngjarjen, prandaj i pres me padurim librat. All-llahu ju ndihmoftë gjithmonë, për hir të të Dërguarit të Tij. Amin!
Vetëm All-llahu është i përhershëm.
Mustafa SUNGUR
Është me vlerë që t’i bëjmë të ditur lexuesit se nga veprat madhështore "Risale-i Nur" (Mesazhet e Dritës), me autor Bediuzzamn Said Nursi, në gjuhën shqipe ndodhen dhjetë libërtha mjaft me vlerë si:
1) Fjalë të vogla me domethënie të mëdha.
2) Ngushëllimi dhe shpresa për të sëmurët.
3) Fjala e 23-të. Bukuritë e besimit islam.
4) Vëllazërimi.
5) Agjërimi i Ramazanit, ekonomia dhe falenderimi.
6) Ringjallja.
7) Udhëzuesi i grave.
8) Përgjigje natyralistëve.
9) (Frutat). Argumentet e besimit.
10) Profetësia e Muhammedit (a.s.m.) dhe rruga e tij.
Së shpejti do të dalë në qarkullim edhe libri "Jeta dhe vepra e Bediuzzaman Said Nursiut, sipas tij dhe studiuesve të mëdhenj të botës".
(Kopertina e pasme)
"Njeriu që kërkon vetveten", është një roman i jetuar. Në të njëjtën kohë është ndodhia e shqetësimeve që shkaktohen nga dyshimet e fshehura në shpirtrat pa besim, nga parrugëdaljet, mërzitjet dhe mosbesimi.
"Njeriu që kërkon vetveten", njihet me shkrimtarin tonë. Si përfundim i debateve që kalojnë nga dyshimet e tij, përqafon islamin. Në vendin që përqafon islamin, njihet me lumturinë.
Përfundimi: Një jetë më me kuptim. Dhe vullneti për të mbërritur tek bukuritë e humbura në një jetë të kaluar me mosbesim... Ky libër është vepra më e mirë që mund t’i drejtojë njeriu njeriut, në qoftë se është njeri. Ky libër paraqet metodën për të fituar dikë.
"Njeriu që kërkon vetveten", është ndodhia e vërtetë e një jete në të cilën shkatërrohen të gjitha dyshimet.