ME VIRTYTE TË LARTA ATDHETARI IM PROF. DR. Z. BEQIR

Jetoja me mall për një atdhetar të tillë,
Shyqyr u njoftova se jeta e tij ishte këshillë,

Jeton duke dhënë dritë si hënë apo yll,
Zoti na njoftoi me të në mars apo në prill.

Ky person gjithë jetën ka studiuar,
Vetëm natën shumë nga pak ka pushuar.

Para pozitës së zotërisë shumë njerëz ranë në gju,
Mjerisht unë s’kam aftësi këtë person me e çmu.

Kur këqyri ku ka hipur zotëria më merren mendtë,
Ai mirë e dinë se nuk duhet të qëndrojë në vend.

Zotëria e ka ditur se pozita më e madhe është studimi,
Ajo për çdo njeri është më i madhi shkak shpëtimi.

Shyqyr ka studiuar shqipen së bashku me arabishten,
Tani në universitet ka drejtë të luaje gishtin.

Sepse për njeriun nuk ka ndonjë njollë si mosdije,
Megjithëse shumica prej saj s’kanë marrë asnjë fije,

Për frytin e universit ky është shkaku i shpëtimit,
Kjo e detyroi zotërinë të kapë rrugën e studimit,

Për të lartësuar me idenë e lartë të shpëtimit,
Në rrugën e All-llahut duhet vazhduar hetimit.

Tek dikush dituritë e fesë mbesin pa praktikë,
Por çështja e fesë pa praktikë njeriun e fik.

Për njeriun studimi është shpëtim, unë tjetër s’di,
Se Krijuesi më ka falë njeri, shyqyr nuk jam dhi.

Zotëri ju dua që dijen pa mangësi po praktikoni.
Dhe ju uroj që dijen tuaj përplot ta shtoni.

Çdo ditë kontribon, heton e vrapon për të lartësuar,
Ligjëron, apo libër, apo në ndonjë gazetë shkruan.

Se kurrë as një nder nuk mund të arrijë dijen,
Për të, të gjitha pengesat në rrugë duhet të thyhen.

Besimi dhe injoranca janë dy kundërshtarë,
Njeriu pa dije është si ushtari pa fare armë.

Të mos studiojnë dhe jam musliman të thonë,
Xhenetin ta duan dhe të mos përparojnë.

Ju po i praktikoni, më pas i urdhëroni të tjerëve,
Jetoni duke mos përkulur, si qelqi i thyer sendeve.

Po mbani emrin më të madh, pas pejgamberëve
Emri i juaj është një lutje nga ana e prindërve.

Sinqeriteti shumë vlen për udhëheqësit,
Ky është shkak të ndikojë edhe tek fëmijët.

Dashamiri i afërt i Prof. Zotëri Beqirit,
Abdylkadir HAKTANËR