DITURIA SI MALL I MUSLIMANIT

Ajeti i parë na ka urdhëruar leximin,
Prandaj të lexojmë që të forcojmë besimin.vv Kur’ani thotë se nuk janë të njëjtë i dituri,
Me atë injorancë që mban i padituri.

Dija është e jona qoftë ajo edhe në Kinë,
Ta kërkojmë atë në çdo çast, e në çdo stinë.

Farz para çdo farzi, ajo na është një detyrë,
Kur e zotërojmë atë mbajmë dritë në fytyrë.

Duhet t’i studiojmë shkencat me ato të fesë,
Se ndryshe të njëanshmit bëhen të pabesë.

Vetëm studimi i shkencave ekzakte po të fik,
Ashtu siç disa teologë që janë bërë fanatikë.

Ne duke studiuar shkencën e biologjisë,
Të habitur mbesim në krijimin e Gjithësisë.

Doktori kur hulumton hollësitë mjekësore,
S’mund t’ia japë veten shkaqeve natyrore.

Që ta njohim fizikën do të mësojmë në fakultet,
Do të zbatojmë fenë që të meritojmë xhennet.

Shumë vlen për ne që të studiojmë besimin,
Për ta argumentuar atë ta vazhdojmë hetimin.

Kapitalin e moshës kurrë mos e shpenzo kot,
Se të ikën nga dora dhe nuk kthehet më dot.

Ne do të studiojmë prej djepit deri në varr,
Për ne dija është shije, nuk është një barrë.

Dituria është një dritë që na ndriçon jetën,
Kur t’i bashkon dy dijet ke siguruar veten.

Duhet ta studiosh shkakun e ardhjes këtu,
Që të mos shkosh pa besë, frikësohu e tutu.

Studjo cilësitë shpirtërore edhe ato fizike,
Që të mos përballohesh aspak me rreziqe.

Në kuadrin e fesë sonë, injoranti s’ka vend,
Vendin e dijes nuk e plotëson asnjë send.

O vëlla! Vlerësoje atë duke vazhduar leximin,
Në këtë mënyrë e zotëron thesarin, pra, besimin.