MOTRËS DR. HATIXHE!!!

Motra Hatixhe simbol për gjininë femërore,
Është e sinqertë në brendësi, jo vetëm në kore.

I ngjan fisit të saj që ka moral të lartë,
Është largpamëse, merret me vlera të arta.

Tek vetja janë bashkuar morali, bashkë me dijen,
Motra, këtyre cilësive të bukura ua ka marrë shijen.

Po jetojmë kohën kur armiqtë i zhveshën femrat,
Motrave muslimane iu kanë mbetur vetëm emrat.

Shkathtësi është kur e ke një mall që s’gjendet në treg,
Edhe motra synon qëllimin, edhe me qenë në breg.

Qëllimi i motrës është lumturia e përjetshme,
Ajo nuk i vlerëson ato që janë të përkohshme.

Në një kohë që ka marrë hov hipokrizia dhe shtirja,
Veprat e saj praktike ligjërojnë më tepër se goja.

Sot brengë e madhe e besimtarit është femra,
Sepse është zhveshur nga koka, deri thembra.

Sistemet laike ato i zhveshën e i hodhën në rrugë,
Gjoja me mbulesën e tyre kane qenë në burg.

Sot trupat e femrave lakuriq për djemtë një thikë,
Mashkulli besimtar s’po ka vend ku me ikë.

E humbëm duke thënë: kohës t’i përshtatemi,
I sakrifikuam traditat e mira që kishim.

Motra vrapon ditë e natë që t’i mbrojë ato,
Besimtares i duhet praktika, ajo s’mundet pa to.

Femra është gjysma e njerëzimit dhe nëna e popullit,
Për çfarë të bëhet vegël e keqe e skrupullit?

Femra po qe se do të jetojë rehat dhe e qetë,
Trupin e saj le ta mbrojë për burrin e saj si letër sekret.

Motra, dr. Hatixhe shkruan dhe këshillon,
Nëpër rrugë me gjendje e veshje ligjëron.

Zonja Hatixhe e fisit të famshëm nga Presheva,
Zoti e bekoftë në strehën e saj në Fushë Kosovë.

Shpirtërisht vëllai i saj Abdulkadiri.