MUSLIMANI SI SHEMBULL PËR NJERËZIMIN

O musliman! Bëhu shembull për njerëzimin
Lidhu fesë mirë dhe garantoje shpëtimin.

Morali yt të sqaron se kush e çfarë je,
Apo je njeri me virtyte të bukura, apo s’je.

Që t’i përfitosh zemrat e popullit tënd,
Duhet të bësh vepra të mira, ndryshe s’bën.

Për të tjerë si dhe qysh mund të bëhesh model,
Po qe se s’ përjeton fenë dhe virtytet i ke shkelë?

Ti duhet t’i besosh Krijuesit tënd Fuqiplotë.
Veçanërisht sot duhet të kesh besim të fortë.

Ai të jep energji që të përparosh shumë,
Në të kundërt, mund të humbasësh në ndonjë lumë.

Duhet të lidhesh fort pas idesë që të përparosh.
Po qe se shkon pas dembelëve, mund të mbarosh.

Ti duhet t’iu shpëtosh iluzioneve të komunizmit
Nuk ndryshojnë edhe mendimet e masonizmit.

Studio e lartësohu që të arrish në vendin që duhet,
Me injorancë e humb dhe bën gjëra që s’duhet.

Nuk e ke të lehtë të bëhesh simbol për njerëz.
Por ideja të detyron dhe të ther me therëz.

Në këtë rrugë, pak mund të gjesh ndihmës,
Edhe me qenë zor, vazhdo me vështirësi.

Me këtë ide vazhdo deri në frymën e fundit
Mos dysho, se do ta marrësh pagesën e mundit.

Po qe se i dëgjon këto këshilla dhe porosi,
Mund të shpëtosh prej vështirësive pa fare ndyrësi,

Në këtë rast mos iu tremb fare tradhtarëve,
Trokit në derën e All-llahut dhe jo të të tjerëve,

Ty të uroj nëse ke mundur të bëhesh ekzemplar,
Je larguar nga të tjerët që janë lakuriqë dhe lara-lara.

Gëzohu shumë se vdekja për ty është shpëtim,
Se ti ke ditur se këtu ke ardhur për tregti e fitim.