Veprat e Abdylkadrit dhe disa tj
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -2
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -1
- ATOMI
- RRETH NJERIUT
- PSE I BESOJN ALL-LLAHUT 50 PROFESORET E FAMSHEMTE EUROPES
- PËRGJIJGE PYETJEVE MATERJALISTE
- NJË JETË TJETËR
- DRITA E MENDJES
- ÇËSHTJET JETSORE
- AFORIZMA TË ÇMUAR
Poezitë: PERLAT E ZEMRËS të Abdylkadrit
- O ZOT!
- FUQIA E ZOTIT
- ÇFARË ËSHTË KUR`ANI?
- MUHAMMEDI (a.s.m.)
- VËLLAZËRIMI
- PUNO!
- SHPRESA
- LIBRAT
- O DJALË I RI!
- O NJERI!
- VËLLEZËR SHQIPTARË
- MOTRA IME FISNIKE
- VËLLEZËR TË DASHUR
- NËNAVE TË MIA FISNIKE
- KULTURA
Online Sayaç
Pika e katërt
Në “Fjalën e Njëzetenjë” është thënë: “Në qoftë se njeriu, durimin që i ka dhënë All-llahu xh.sh. atij nuk e shpenzon në vende boshe, ai i mjafton për të përballuar fatkeqësinë e tij në të ardhmen, apo në të kaluarën. Kur sundon imagjinata dhe pa¬kuj¬desia, jeta e përkohshme nga pikëpamja iluzive duket si e përjetshme. Durimi, po u nda në të kaluarën dhe në të ardhmen, nuk mjafton për të përballuar të gjitha shqetësimet e jetës dhe ti fillon të ankohesh. Fatkeqësia është njëra nga shkaqet që moshën tënde të shkurtër ta paraqesë si të gjatë dhe të pafund. Fillon të ankohesh prej All-llahut xh.sh. ndaj njerëzve si një hutaq në errësirë. Ditët e sëmundjes që ke jetuar më parë kanë lënë qetësi dhe mirësi në shpirtin tënd. Prej kësaj nuk duhet të ankohesh, përkundrazi, të falenderosh All-llahun xh.sh. dhe të shtosh dashurinë dhe adhurimin ndaj Tij. Po të kujtosh hidhërimet e së kaluarës, shpirti i lodhur prej tyre si një i hutuar, i imagjinon ditët e ardhme, që akoma s’i ke jetuar, sikur papritur mund të vijë një fatkeqësi. Kështu nuk të mjafton durimi sepse e ke shpenzuar në vende boshe, p.sh. të mendosh sikur në të ardhmen mund të jesh i uritur apo i etur. Duke menduar kështu, tani do të fillosh të hash dhe të pish si një i babëzitur edhe për ditën që s’ka ardhur akoma. Kjo është një çmenduri e madhe! Gjersa ditët e nesërme nuk kanë ardhur akoma, edhe ti nuk ke asnjë arsye të imagjinosh për atë që s’e ke provuar, duke u bërë i padurueshëm pa asnjë farë shkaku. Kjo vetëm se të hidhëron. Kjo që bën ti, nuk është mençuri, por prapësi dhe humbet dobitë e mëshirës.
Përmbledhje: Falenderimi është një mirinjohje për shumëfi¬shimin e të mirave, kurse ankesa një lajm për shtimin e fatkeqësive, e cila të humbet virtytin e mëshirës.
Në vitin e parë të luftës së parë botërore në qytetin Erzurum një njeri i shenjtë vuante nga një sëmundje e rëndë. Kur iu afrova më tha: “U bënë njëqind ditë, që s’e vë kokën në jastëk”. M’u dhimb dhe i thashë: “O vëlla, dhimbjet e njëqind ditëve të kaluara janë shndërruar në njëqind ditë kënaqësie dhe tani po jeton ditët e gëzimit. Duke menduar për ditët që shkuan, mos u anko! Duke i kujtuar ato, vetëm falendero! Për ditët e ardhme,që s’i ke jetuar, beso tek Edukatori yt Mëshirëplotë! Dhe tani mos qaj! Mos u frikëso prej së panjohurës dhe mos i jep formën e ekzistencës! Ti vetëm këtë orë mendo! Për këtë sëmundje që po përjeton, durimi të mjafton. Mos bëj si ai komandanti i keq që duke dërguar ushtarë majtas dhe djathtas la qendrën të pambrojtur dhe i dha mundësi armikut që ta shkatërrojë plotësisht. “Më pas vazhdova: “Vëlla i dashur! Ti mos vepro si ky komandant! Forcën që të jep durimi, mos e shpenzo, por ruaje deri në fund! Mos harro Mëshirën e All-llahut Mëshi¬rëplotë dhe kujto shpërblimin e jetës së amëshuar! Duro! Dije se këtë jetë të përkohshme dhe të shkurtë, e ke këmbyer me jetën e gjatë dhe të lumtur të pasvdekjes. Në vend që të qash, gëzohu dhe falendero!” Duke dëgjuar fjalët e mia ai tha: “Elhamdulil-lah! Sëmundja ime nga dhjetë fish, ra në një”.
Pika e pestë
Kjo pikë përmban tre çështje:
E para, fatkeqësia më e madhe dhe e vërtetë është mosbesimi, mospërjetimi i fesë që është një dëm kolosal me të gjitha të këqijat që rrjedhin prej tij. Për t’iu shmangur kësaj fatkeqësie duhet të mbështetemi tek All-llahu i Madhërishëm. Për rastet kur këto fatkeqësi nuk e dëmtojnë fenë, ato nuk duhen quajtur të rëndësishme, por vërejtjet të të Madhit All-llah. Si për shembull kur dhentë hyjnë në arën e huaj, çobani i gjuan me gur. Ata kuptojnë se duhet të largohen nga dëmi dhe të gëzuara kthehen në kullotën e lejuar.
Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 >>>