E para, All-llahut të Madh dhe i Vërtetë gjithë talentin e Mjeshtrit të Bukurisë së Tij e ka derdhur tek njeriu. Njeriun e ka krijuar si një model shem¬bullor, ashtu si rrobaqepësi që nxjerr një model dhe gjersa ta përsosë atë, e pret, e shkurton dhe e ndë¬rron copën deri në formën përfundimtare. Njësoj edhe emrat e bukur të All-llahut xh.sh., emri “Shafi” që e bën të nevojshme sëmundjen dhe emri “Rezzak”është për nevojën e urisë.  

"8_24022010174316.jpg"

E dyta, përmes sëmundjeve dhe fatkeqësive jeta përsoset, forcohet, përparon dhe jep rezultate më të pëlqyeshme. Në jetën e tij njeriu kur nuk për¬ballohet me donjë, shihet se jeta monotone është më afër mos ekzistences. Sëmundja dhe fatkeqësitë i sigurojnë njeriut vlera të pastra, siç është ekzistenca.

E treta, bota është vendi provëve dhe vendi ku shërbehet për një rezultat. Këtu nuk është vend zbavitjesh apo shpër¬blimesh. Meqenëse është ven¬di i shër¬bimeve dhe i adhurimeve atëhere sëmun¬djet janë dobi¬prurëse. Sëmundja merr një rëndësi dhe qëllim të madh, duke u kthyer në vlerën e adhurimi dhe shërbimi ndaj Kijuesit të Madhëruar. Në këtë rast, një minutë sëmundje kushton sa një orë adhurim. Siç kuptohet nga ato që thamë, nuk duhet të ankohesh prej sëmundjes, por të falende¬rosh All-llahun xh.sh. e të kërkosh ndihmë prej Tij.

Ibadeti ndahet në dy forma: 1) pozitive, 2) negative.

Forma pozitive është të falurit e namazit, agjërimi, etj.  

Forma negative është adhurimi i padukshëm, e adhurimi i padukshem është kur i sëmuri apo fat¬keqi me varfërinë dhe dobësinë e vet e pranon Krijuesin dhe kthehet nga Ai, e kupton Atë, i lutet dhe e adhuron sinqerisht Atë. Atëhere adhurimi i tij është i pastër dhe hipokrizia aty nuk ka vend. Po qe se i sëmuri, kur kujton fundin dhe dobitë e së¬mundjes bën falënderime, atëherë çdo orë që kalon regjistrohet në fund të ditarit në favor të tij. Me durim i sëmuri e zgjat moshën e vet. Minutat e disa sëmundjeve janë shumë të vlefshme.

Pika e tretë

Siç kemi treguar më parë, kur njeriu kujton të kaluarën mund të thotë: “Ah, ç’më gjeti mua të mjerin!”Apo do të thotë: “Elhamdulil-lah!”, falen¬deroj All-llahun xh.sh. Kënaqësia e kohës së kaluar e ka çuar këtë njeri deri aty, sa t’i thojë vetes i mjerë. Duke kujtuar begatitë e së kaluarës, veçanë¬risht veprimet e pa lejuara bëhen shkak që prej zemrës së tij rrjedh helm. Përkundrazi, kur të kujtojë të kaluarën dhe sidomos periudhën e hidhur të saj, duke thënë: “Elhamduli-lah!”, vuajtjet dhe sëmun¬djet së bash¬ku, do të lënë mbrapa mirësitë. Pra, duke duruar, falendero dhe thuaj:  

"8_24022010174319.jpg"

Ka një fjalë të urtë që thotë: “Koha e fatke-që¬sisë është e gjatë”, por çdo çast i hidhur i saj re¬gjistrohet në sevapet e ditës, prandaj në këtë kup¬tim ajo garanton mirësinë e vet dhe bëher e gjatë.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 >>>