Në qoftë se në këtë jetë të përkohshme do të dëshirosh të përkëdhelësh një fëmijë, duke për-balluar me shumë llojë vështirësi dhe hidhërime të kësaj bote, duhet të parapëlqesh jetën e përtejme, se atje këna¬qësitë e pastra do të jenë shumë herë më të mëdha dhe do të shijohen për miliona vjet. Kurrfarë këna¬qësi e të kësaj bote nuk mund të zërë vendin e saj. All-llahu xh.sh me këtë ajet përhap një lajm dhe një myzhde.

"8_24022010173442.jpg"

Pika e dytë. Një herë një njeri ishte i burgosur. Pranë i çojnë fëminë e tij të dashur. Babait fatkeq prania e fëmijës ia shtoi dhe ia dyfishoi brengosjen dhe përmallimin. Kryetari i dërgon një lajmëtar të burgosurit, që t’i thotë: “Djalin tend të vogël, që është një prej pjesëtarëve të popullit tim, do ta marr pranë vetes, në një vilë të bukur. Babai i mjerë qan duke bërtitur: “Ngushëllimin dhe qetësinë që më jep djali im, s’mund të ta jap ty!”.Shokët e tij i thonin: “Shqetësohesh kot. Po qe se të dhimbset djali, gëzohu që s’do të rrijë me ty në këtë burg të zi. Ai ka fatin që të jetojë më mbretin në një vilë të bukur, i kënaqur. Kur ti për vete jeton i burgosur dhe i shqetësuar, pse nuk gëzohesh që djali yt mos të të mbetet në këtë burg së bashku me ty?! Përveç shqetësimeve që ke do të të shtohen edhe ato të djalit dhe do të vuash më shumë. Dërgoje atje, se ka njëmijë dobi.

Kryesorja është se do të fitojë mëshirën e mbretit dhe ti mund të mbështetesh tek ndihma e Tij. Mbreti patjetër do ta dojë dhe për hir të kësaj dashurie, ndoshta një ditë do t’ju bashkojë. Ai po përpiqet që djalin të mos e lërë me ty në burg, bile më vonë ty do të të takojë me të tek vila, në mbre¬tërinë e Tij. Ai me siguri nuk do ta sjellë djalin tek ty këtu në burg, por do të të çojë ty tek djali, në vilën madhështore. Atje ju do të takoheni përgji¬thmonë. Për t’iua realizuar këtë dëshirë ka një kusht: Ti duhet t’i përulesh Mbretit!”

O vëllezër! Kjo që treguam shërben për të gjithë besimtarët myslimanë. Kur ndodh që t’iu vdesin fëmijë, duhet të mendoni: Ky fëmijë nuk ka faje dhe mëkate, gjithashtu Krijuesi i Tij është një Fis¬nik i Madh dhe i Gjithmëshirshëm. All-llahu xh.sh. e mori prej burgut të zi dhe të mjerueshëm për ta çuar në parajsën e “Firdeusit”. Sa lumturi për atë fëmijë

Mendo se fëmija yt po të qëndronte në këtë botë, në një farë mënyre ti nuk e parashikoje dot se si do të ishte jeta e tij në këto kohëra të vështira. Prandaj mos u dëshpëro për atë që të ka ndodhur!

Thuaj: “Nuk po hidhërohem shumë, sepse po ta kisha këtu para syve, për shumë vjet dashuria ime për të do të kalonte nëpër rrugë të vështira dhe të hidhura njëkohësisht. Po të bëhej i mirë, i nder¬shëm dhe i aftë, ai edhe mund të më ndih¬monte në këtë jetë. Me vdekjen e tij të parakohshme dhe pa mëkate ai për vete e ka siguruar një mijë përqind parajsën. Veç kësaj ai më garanton që kur të tako¬hemi atje, në atë vend plot kënaqësi, do të shijojmë dhjetëmijë vjet dashuri fëminore”.

Vetë të qenurit e tij në atë banesë bën të mundur që nga kënaqësitë e përkohshme të fitosh ato të përjetshmet. Në të vërtetë, kush fiton dobinë e madhe të jetës së mëvonshme, nuk hidhërohet dhe nuk vuan në këtë jetë. Humbet një dobi, për të cilën nuk është i sigurtë dhe e përqendron mendjen dhe shpresën për të ardhmen e përjetshme.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 >>>