Të tërhiqet vëmendja, që gjendja jote po shkon pandërprerë nga jeta e përkohshme e trupit, në një vend të përjetësisë së lumtur të shpirtit. Ky së¬mundje është shkak që pakujdesia nuk ta mbyll dot syrin. Në moshën mesatare që ke tani, në të vërtetë, veset e turpshme dhe ligësitë më s’mund të të mashtrojnë. Kjo moshë së shpejti do të të shpëtojë nga veset e nefsit dhe nga kjo betejë ti do të fitosh. Me sekretrin e besimit, me besimin tek All-llahu xh.sh., nga kjo së¬mundje e rëndë së shpejti do të garantosh hirësinë e All-llahut xh.sh..

Shpirtrisht njerëzit e mëdhenj kanë preferuar rrugët e vështira, dhe kanë arritur të garantojnë hirën e Krijuesit. Në këtë mënyrë sëmundja e keqe për ty mund të bëhet e lehtë.

KURA E NJËZETETRETË

O ti i sëmurë i vetmuar dhe i pashpresë!  

Kjo sëmundje, vetmia dhe kurbeti të janë sjellë që të të shërbyer njerëzit që janë me zemër të fortë. O vëlla, ty askush nuk mund të të ndihmojë më shumë se sa Ai, All-llahu i Madhëruar që në çdo sure (kaptinë) të Kur’anit na paraqitet i Gjith¬më¬shirshëm e Mëshi¬rëplotë. Prej mëshirës së Tij vetëm një shkëlqim u ka ardhur tëgjithë nënave, të cilat me atë mëshirë edukojnë dhe rrisin fëmijët e tyre. Vetëm me një rreze të kësaj mëshire në çdo stinë të pranverës, e shtron me mirësi sipërfaqen e tokës. Me një rreze të kësaj mëshire besimtarëve jetën e paskajshme (xhen¬netin) me mirësi ua sigu¬ron. O ti që Mëshirëplotit i beson dhe me dobësinë e sëmundjes tënde Atij i lutesh, me këtë sëmundje dhe me kurbetin tënd ke tërhequr mëshirën e Tij. All-llahu xh.sh. është me ty dhe po të vështron. Sëmundja yt është shkak në kurbet dhe në vetmi të plotë të del zot. Letë ankohet ai që  nuk përulet përpara ligjeve dhe urdhërave të All-llahut xh.sh.. Atë¬here meqë është një All-llahu. Në të vërtetë është në kurbet ai që nuk i beson dhe nuk i nënshtrohet Atij, në këtë rastë edhe ai nuk u jep rëndësi atyre, ata gjithmonë janë i vetmuar, i sëmurë dhe i syrgjynosur.

KURA E NJËZETEKATËRT

O ti që u shërben fëmijëve të brishtë dhe ple¬qëve të sëmurë, që janë më të mjerë se fëmijët!  

Ty të është hapur një mirësi apo tregti e madhe për në jetën e përtejme. Për të të mos dalë nga duart kjo mirësi, ruaje fort. Shërbimi dhe kujdesi për fëmijët e sëmurë, përgatitja dhe arsimimi i tyre për t’iu bërë ballë vështirësive dhe brengave të je¬tës, janë si ato vaksinat që mbrojnë jetën. Sëmun¬dja e pleqëve ndaj atyre që kujdesen me ta u pastron mëkatet, ndërsa ai që mundohet tu garan¬toje rrugën e drejt së ardhmes dhe përparimit. Pra kujdestarët, edukatorët apo mbikqyrësit e fëmijëve të sëmurë grumbullojnë mirësi (sevape). Të gjitha këto mirësi “shkruhen” në librin e shërbimeve dhe veprimeve të nënës dhe babait. Këtë e kanë thënë ata dijetarë që kanë punuar dhe kanë studiuar në këtë fushë. Po t’u shërbesh pleqëve të sëmurë fiton mirësi të mëdha, nga atyre që bëhem bekimet dhe lutjet që bëhen për ty janë të rëndësishme për të dy jetët. Veçanërisht, shërbimi që u bëhet prindërve ka një rëndësi të madhe, sepse i shton më tepër kënaqësitë e të dy jetëve.

Një fëmijë fatbardhë që me bindje dhe me respekt dëgjon prindërit, kur të bëhet baba ose nënë, edhe fëmijët e tij do të bëhen të dashur dhe plot respekt për të. Në qoftë se ai u ka sjellë shqe¬tësime prindërve të tij, kur të bëhet prind, mjerimet dhe fatkeqësitë do ta shoqërojnë gjithë jetën. Këto që ju treguam janë të vërteta realisht. Jo vetëm prindërve të plakur dhe të pamëkat t’iu shërbesh, por edhe atyre pleqëve që s’i njeh fare është mirë t’ua bësh një shërbim, sepse duke qenë mysliman, ata janë vëllezërit e tu të vërtetë. Besimi yt në fenë islame bën të nevojshme ndihmën dhe mëshirën për çdo njeri nevojtar.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 >>>