Inshaall-llah ato lutje janë pranuar për në etën e përtejme! Në rast se do të ishin pranuar, lutjet e mia do ishin kthyer kundra kësaj gruaje, sepse ajo kishte arritur në fundin e moshës së vet. Mbas dyzet ditëve ajo vdiq.

Pra përballë dyzet ditëve që mundi të sodiste vreshtat e Barlës, fitoi dyzetmijë ditë në varr për të soditur vreshtat e xhennetit. Ajo pati besimin e fortë dhe iu nënshtrua përgjithësisht ligjeve të All-llahut.

Besimtarët e devotshëm, po të vdesin, edhe me sy të mbyllur, pra të verbër, kur të hyjnë në varr, më shumë se shokët do të soditin vende të ndritura, sipas shkallës së devotshmërisë dhe besimit. Në këtë botë ne pamë shumë gjëra. Vëllezërit tanë të verbër nuk panë asgjë. Po qe se kanë shkuar me besim nga kjo botë, në varr ata do të shohin më shumë se të vdekurit e tjerë. Ashtu siç sheh me dylbi më larg me ngazëllim, ata do të soditin vreshtat e xhennetit.

Të verbërit e durueshëm në jetën e varrit kanë një jetë romantike dhe të shndritshme. Në qiell ata sodisin xhennetin. Prapa perdes së syve të verbër ata thonë: “Shyqyr O All-llah që na ke shpëtuar nga tundimi dhe nga vështrimet ndaj femrave të huaja! “që për çdo mashkul është e ndaluar veçan¬rishtë për të rite” Ti na shmange nga ky mëkat!” Për të grisur perden e syve dhe të shikosh gjëra të lejuara (hallall), siç treguam më lart, duhet të drejtohesh tek Mjeku i Madh që është i vetmi në botë, - Kur’ani Famëlartë!

KURA E PESËMBËDHJETË

O ti i sëmurë që pandërprerë ofshan!  

Mos shih anën e keqe të sëmundjes duke bërë “oh-ëh” pa ndërprerë! Shiko kuptimin e saj dhe thuaj: “Këto sëmundje, po të mos kishin domethë¬nie të mirë, All-llahu Mëshirplotë nuk do të na i dërgonte.

Në hadithet e Pejgamberit a.s.m. është thënë:

"8_24022010173424.jpg"

Profetet a.s. dhe njerëzit të devotshëm i kanë pranuar sëmundjet si një adhurim i pastër, si një Dhuratë e Mëshirplotit dhe duke duruar ata e kanë falenderuar Atij. Çdo gjë që ka ardhur prej më¬shirës së All-llahut xh.sh. ata e kanë pranuar si një operacion kirurgjie pa thënë: “Oh ç’më gjeti!”

O ti i sëmurë që bën “Ah”, Uh”! Në qoftë se do të shohësh ato vende që kanë parë njerëzit e devotshëm, duhet të durosh dhe të falenderosh. Po u ankove, këto vende s’ke për t’i soditur kurrë! Ka mundësi të rrëzohesh në skutat e errësirës dhe të udhëtosh në rrugë të errëta. Pra një pjesë e së¬mundjeve që përfundojnë me vdekjen e njerëzve, këto gjykohen të barabartë me shehidët.(ata që kanë sakrifikuar shpirtin për All-llahun xh.sh). Këto sëmundje shërbejnë si shkak për t’u ngritur shpir¬tërisht bashkë me të shenjtët. Si të tilla konsi¬derohen: lindja e grave, (ajo vazhdon dyzet ditë) sëmundja e stomakut, mbytja në ujë dhe djegia. Edhe ai që vdes nga murtaja, sëmundje e tmerrsh¬me, vdes si shehid. Këto janë sëmundjet e shenjta, nga të cilat njeriu fiton shkallë të lartë pas vdekjes. Pikërisht sëmundja të largon dashami¬rësinë ndaj kësaj bote, duke e parë vdekjen si një mjet për t’u ngjitur lart. Edhe atyre që janë të dhë¬në pas kësaj jete, duke e parë atë nën këtë kënd-vështrim, ua largon dashurinë për të dhe bile i shtyn të dëshi¬rojnë vdekjen.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 >>>