O Fuqiploti I Përjetshëm!

Të gjithë qëniet që kanë shpirt janë nën sundimin Tënd dhe në qoftë se përulen dhe të binden Ty e bëjnë vetëm me anë të Fuqisë, Drejtimit, Vullnetit, Mëshirës dhe Dijes Tën¬de. Ata kryejnë detyrat e tyre duke iu bindur urdhërave të Tu. Çdo gjë me ndihmën e Mëshirës Tënde është vënë në shërbim të njeriut. Njeriu është krijuar i dobët dhe i varfër dhe në këtë Univers janë të paktë ata të cilët me gjuhën e gjendjes Ty të falenderojnë dhe dësh¬mojnë se je larg çdo të mete. Çdo krijesë dësh¬mon Krijuesin dhe Adhuruesin e saj, dëshmon se All-llahu xh.sh. nuk ka ortak dhe e falen¬deron për mirësitë e dhëna…

O Zot që je i fshehur por në të vërtetë je kudo! O Zoti im i patëmeta që je fshehur nën perden e Madhërisë!

Unë të lartësoj me gjithë shpirt në emër të krijesave duke thënë:

"6_24022010162617.jpg"

O Zoti i të gjithë botërave! O Hyjnija e të parëve dhe e atyre që vinë më vonë!

Unë me njohjen e të Dërguarit Fisnik dhe me mësimin e Kur’anit Famëlartë e kuptova dhe besova se: Ashtu siç po të njohin dhe ma-dhërojnë në kompleks qielli, kozmosi, toka, deti, drurët, bimët dhe speciet e të gjitha kaf-shëve bashkë me atomet ashtu të njeh i gjithë njerëzimi me të gjithë llojet e njerëzve. Të njohin të gjithë profetët, njerëzit e shenjtë dhe ato të devotshmit. Disa të njohin me anë të shikimit të zemrës e disa të tjerë me dritën e mendjes. Evlijatë me keramete ndërsa profetët për të argumentuar profetësinë e tyre me anë të ndihmës Hyjnore kanë paraqitur mrekulli që vërtetojnë më një saktësi të madhe ekzistencën Tënde.

Ja pra nuk mund të ketë asnjë njeri   i vetëdijëshëm që eka shëndrisur zemrën dhe të mos ta gjeje Zotin. Nuk ka asnjë hulumtuesi i mendçëm duke zbuluar fonkcionet e Emrave të Tu të Bu¬kur të mos habitet Fuqisë Tënde, nuk ka asnjë zemër të ndriçuar që ka marur dritë nga rrezatimi i një Profeti apo Evlijaje që me sytë e tyre shohin Ekzistencën Tënde të mos dëshmoje ekzistencën Tënd, nuk ka asnjë njeri të devotshëm që me argumente beson në Një Krijues që ka krijuar çdo gjë dhe të mos habitet Madhrisë Tënde, përveç këtyre nuk ka asnjë besimtar të fortë që me mendjen e ndritur të mos argumentojë dhe të mos dëshmojë Njësimin dhe Ekzistencën Tënde të domosdoshme dhe funksionet e Tua të shenjta dhe të larta…

Ja secili dëshmon për Ty, veçanërisht të gjithë Evlijatë, njerëzit e devotshëm dhe be-simtarët e fortë që e pranojnë profetin tonë fisnik si vulë e të gjithë profetëve. Ekzistencën Tënde e argumen¬tojnë edhe librat Hyjnore e në veçanti Kur’an-i Famëlartë që është përm-bledhja e tyre. Ai e shfaq këtë në ajetet e tij. Nuk ka asnjë çështje të besimit që të mos vërtetoje Njësimin Tënd, që të mos dëshmojë Eksistencën Tënde të domosdoshme dhe Funk¬sionet e Emrave të Tua të lartë. Të ngjashëm me këto që parashtruam ka edhe qindra-mijëra laj¬mëtarë të vërtetë, që duke u mbështetur në mrekullitë dhe argumentet e sakta dëshmojnë ekzistencën dhe Njësimin Tënd. Si argument mund të parashtrojmë edhe Arshi Adhamin që është një argument i madh për ekzistencën dhe njësimin Tënd. Ai është një vend i për¬gjithshëm që përfshin dhe drejton çdo send. Për Ty dëshmojnë edhe pjesët më të fshehta të zemrës, ato i dëgjon, i di dhe i drejton vetëm Ti, Ti i di edhe dëshirat e lutjet që kalojnë në zemrat e njerëzve. Këto tregojnë dhe dësh¬mojnë për Fuqinë Tënde që kontrollon çdo gjë. A nuk e shohim me sytë tanë që për një çast të vetëm krijon gjëra të shumëllojshme dhe të panumërta, realizon diçka duke mos penguar realizimin e një gjëje tjetër. Ti krijon me lehtësi edhe gjërat që mund të duken të pare¬alizueshme dhe të vështira dhe vetë krijimi i tyre vërteton Fuqinë Tënde të Madhe…

Ashtu siç ke përgatitur këtë botë sikur të ishte një vilë e përsosur në shërbim të gjalle-save e veçanërisht të njerëzve ashtu ke krijuar edhe xhennetin, lumturinë e përjetshme për njerëzit dhe xhinët. Nuk harron as krijesën më të vogël dhe duke i bërë dhuratat më të çmu-ara, Ti plotëson nevojat dhe dëshirat e zem¬rave të dobëta dhe me këtë tregon mëshirën Tënde të gjerë. Ty të binden të gjitha krijesat nga më e vogla që eshtë atomi e deri tek më të mëdhat, planetet, të gjithë u nënshtrohen ur¬dhërave të Tua. Pra të gjithë këto që radhitëm me veprat e tyre të mrekullueshme theksojnë mëshirën dhe gjerësinë e gjykimit Tënd të pafund duke vërtetuar se Je Një dhe i Vetëm. Ti ke krijuar atomin në bazë të saj e ke viza¬tuar gjithësinë si një skicë të librit madhështor. Ndërsa në përm-bajtjen, programin, dhe biogra¬finë e drurëve ke futur në farërat e tyre të vogla. Kujtesën e njeriut që mban vetëdije e ke krijuar të vogël sa një kokërr meli dhe i ke dhënë aftësinë që të mund të përmbajë biblio¬tekën e madhe pa asnjë gabim. Këto tregojnë se Gjithëdija Yte koncepton secilin send, jo vetëm këto që radhitëm por edhe në qeniet e tjera ke ven-dosur aq shumë mrekulli sa farërat e një druri frutor. Në secilin prej gjallesave shohim re-zultate aq të shumta sa mund ti krahasojmë me numrin e qelizave. P.sh gjuha është krijuar dhe pajisur me vetinë e të shi¬ju¬arit por në të njëjtën kohë ajo është edhe një peshore me madhësi minimale që i peshon shijet e panumërta. Këto tregojnë se Lartma¬dhëria e gjithëdija Jote e shenjtë dhe Emrat e Tu të Bukur në këtë botë na paralajmërojnë dhe sqarojnë mostrat e jetës tjetër. Ata duket sikur thonë: Mirësitë e Tua do të vazhdojnë në botën tjetër në një formë edhe më të ndritur dhe njerëzit ne qoftë se të kanë besuar Ty e besojnë këtë dhe janë të bindur se atje do të gëzojnë mirë¬sitë e panumërta.

O Zot! Profeti Yt fisnik duke u mbështetur në qindra mrekulli dhe argumente të sakta, Kur’ani Yt Famëlartë, shpirtrat e ndritur të Evlijave dhe njerëzit e devotshëm që pose-dojnë logjikë të ndritur, të gjitha bashkë dësh-mojnë se Ti nuk i mohon premtimet, që duke i përsëritur i ke lajmëruar muslimanët. Në librat e Tu godet ato që kundërshtojnë ligjin e Mbretërisë dhe Edukatës Tënde që përmban edhe Funksionet: Fuqiplotë, Mëshirëplotë, i Madhëruar dhe i Bukur. Ja të gjithë personat fisnik që i radhitëm deri tani duke u bindur lajmërojnë xhindët dhe njerëzit duke thënë: Në xhennet besimtarët do të kënaqen me lumtu-rinë përallore dhe ato që të kanë kundërshtuar dhe kanë qenë në rrugë të gabuar do të vuajnë torturën e ashpër të xhehennemit…

O Fuqiploti Urtë! O I Gjithmëshirëshmi Mëshi¬rëplotë! O Bujari Besnik që nuk i mohon prem¬timet! O I Plotfuqishmi Madhërishëm dhe Sunduesi Ngadhënjimtar! ????????

Nuk është e mundur që Ti të gënjesh gjithë këto miqë besnikë, që përpiqen të tregojnë se po të duan dhe t’i mohosh premtimet e Tua, duke refuzuar që t’i plotësosh kërkesat dhe lutjet e njerëzve të devotshëm që kërkojnë vazhdimisht ndihmë prej Hyjnisë Tënde. Nuk mund të harrosh premtimin e ringjalljes dhe krijimin e xhennetit që është vendi i shpërblimit për besimtarët dhe krijimin e xhehenemit që është vendi i dënimit për mosbe¬simtarët. Drejtësia Jote absolute duhet ta reali¬zoje patjetër këtë. Edhe unë duke dëshmuar drejtësinë dhe Mëshirën Tënde të bukur theksoj se Je i lartë dhe një mijë herë larg nga zullumi i atyre veprave të këqija që të mveshin mosbesimtarët dhe ata që kanë rënë në devijim që thonë se nuk mund ti ringjallësh.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 >>>