Ai që ka dalur nga feja e vërtetë, veprat e tija do t’i bëhen një ferr special dhe sekreti i ferrit të madh, do t’i tregohet edhe në këtë botë. Bota ku ne jetojmë, njerëzve do t’i paraqitet si një kopsht plot me fidane të përjetshëm (me të vërteta të vogla) dhe ai duke mbjellur këto fara të helmosura, rriten fidanë sipas saj, nga të cilët do të mbledhë frutat e tyre. Nuk e di ai se ka ngrënë një frut të helmuar, sepse në këtë kopsht mosbesimi dhe dhuna, që janë farat e “zekumit” (fruti i xhehenemit), pronarit të vet i thotë: “Unë jam thelbi i asaj fare që ke mbjellur”. Dhe vazhdon: “Cili i pafat më mban në zemër mua, pra mosbesimin, ai do të helmohet me helmin tim, sepse unë jam një pemë e veçantë, për atë që kundërshton Krijuesin e tij”.

Meqënëse kufri (mosbesimi) është një dhunë që prek hakun e gjithkujt dhe me të vërtetë është një krim që nuk tregohet, ai meriton një dënim shem¬bull. P.sh. një vrasje që ndodh brenda një minute, meriton dënimin pesëmbëdhjetë vjeçarë burgim.

Drejtësia e sotme, për një minutë (afër tetë milionë minuta) i dënon, duke e quajtur këtë vep¬rim të arsyeshëm. Kurse mosbesimi është një krim i rëndë, sa njëmijë vrasje së bashku. Pra kush e kalon një minutë me kufr (mosbesim), padyshim që me ligjet që përmendëm më sipër, e ka merituar dënimin prej dy trilonë dhe tetëqind e tetëdhjetë miliardë minutash. Kjo është tamam në përputhje me ajetin, ku thotë:

"18_12032010160731.jpg"

Shprehjet dhe komentet e Kur’anit të mrekullu¬eshëm rreth parajsës dhe ferrit që ka marrur pjesë dhe prej të cilit ka buruar Risale-i Nur, nuk kanë lënë nevojë për diskutime.

"18_12032010160734.jpg"

Ky dhe shumë ajete të tjera të All-llahut xh.sh., në çdo çast paralajmërojnë për vështirësitë dhe vu¬ajtjet e ferrit. Në krye Profeti Fisnik dhe më pas të gjithë profetët e tjerë, i luten All-llahut xh.sh. me këto fjalë:

"18_12032010160737.jpg"

Ata mbështeten tek Ai që t’i ruajë nga zjarri i xhehennemit, sepse ata me ndërgjegjen dhe pikë¬pamjet e tyre, janë të bindur se kush e meriton i jepet një dënim i tmerrshëm. Këto fjalë të famshme kanë këtë kuptim:

“O All-llah, ruana nga zjarri i ferrit!” Nga këto që thamë kuptohet se ky është problemi më i madh i njerëzimit, pra shpëtimi nga dënimi i rreptë i xhehennemit, ku ndaj kësaj të vërtete të gjithësisë, mund t’i sjellim shume argumente. Aq e frikshme është pamja e ferrit, saqë disa evlija kanë bërtitur kur e kanë parë atë. Kurse disa të tjerë, vetëm se kanë parë gjurmët dhe kanë dëgjuar zhurmën e tij kanë bërtitur, duke thënë: “O All-llah, ruajna prej tij”.

Një sekret i madh në këtë botë është ndërthurur, si e dobishmja me të dëmshmen, e shijshmja me të hidhurën, drita me errësirën, e ngrohta me të ftoh¬tën, e bukura me të shëmtuarën dhe rruga e fesë Islame me të kundërtën e saj. Po të mos jetë ligësia nuk i dihet vlera mirësisë, po të mos jetë hidhërimi nuk shijohet gëzimi, drita nuk do të vlerësohej pa errësirën dhe nxehtësia nuk do të kuptohej pa ftohtësinë. Sa më e dukshme të jetë shëmtia, aq më në pah dalin shkallët dhe cilësitë e bukurisë. Po të mos ekzistonte ferri nuk do t’i dihej rëndësia e ekzistencës së parajsës dhe do të mbuloheshin shi¬jet e saja. Me këto e kupton se vlera e gjithçkaje del në shesh nga e kundërta e saj, duke i shumë¬zuar frutat e së vërtetës.

Njeriu si krijesa më e komplikuar, e ka pikësy¬nimin për nga jeta e përjetshme. Ashtu si dobitë, shijet, drita, bukuritë dhe të gjitha gjërat e vyera, derdhën në parajsë, anasjelltas, ligësitë, hidhëri¬met, errësira, e shëmtuara dhe kufri (mosbesimi), janë për të rrjedhur në ferr (xhehennem). Këto dy përrenj të gjithësisë rrjedhin në ata dy liqene.

O ju shokët e mi të shkollës së “Jusufi”së Auto¬ri emrit të burgut ka vendosur emri i burgut të Hz. Jusufit a.s.! Kjo shkollë është lehtësia dhe dobia, për shpëtimin nga burgu i tmerrshëm i ferrit. Ne duhet të bëjmë dobi që të shpëtojmë nga mëkatet dhe nga burgu i kësaj bote. Tani kur kemi shpëtuar nga mëkatet në këtë burg dhe për t’u penduar për ato faje që kemi bërë më parë, duhet ta kthejmë kokën nga e kaluara e pakujdesshme.

Le të mundohemi të mos na shpëtojnë farzet e namazit, kështu hapësirën e një ore do të mund ta kthejmë në një ditë adhurim dhe të shpëtojmë nga ferri i tmerrshëm. Vetëm kështu ne meritojmë të kemi shansin e shpërblimit dhe të hyrjes në vendin e ndritshëm të parajsës. Po na iku ky shans nga duart, atëhere, siç po na kalon kjo jetë në vajtim dhe dhimbje, po ashtu do të vuajmë edhe në atë tjetrën, duke ngrënë dënimin e tmerrshëm.

"18_12032010160741.jpg"

Kjo pozitë u shkrua pikërisht në kohën e Baj¬ramit të Kurbanit, kur një e pesta e racës njerëzore, e përbërë nga treqind milionë njerëz, ftohej nga All-llahu për të përsëritur fjalën:

"18_12032010160744.jpg"

që të festojnë bajramin, ku zëri i tyre buçet sa të kumbojnë veshët. Me madhështinë e zërit të botës, tingëllojnë fjalët:

"18_12032010160747.jpg"

që dëgjohet edhe në planetet e tjerë, vazhdues të kësaj bote. Zërat e miliona haxhinjëve që thojnë fjalët:

"18_12032010160749.jpg"

në sheshin e Arafatit dhe në faljen e Bajramit, këto madhërime janë jehonat e zërit të të Dërguarit Fis¬nik (a.s.m.), që ka kumbuar në mbi njëmijë e tre¬qind vjet. Me urdhër ai me shokët e Tij, atë fjalë e kanë thënë me zë të lartë.

Unë e kuptoj se Ajo është një nderim dhe adhu¬rim ndaj Edukatorit të gjithësisë, që mban me vete kuptimin:

"18_12032010160752.jpg"

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 >>>