FRUTAT ARGUMENTET E BESIMIT

PARATHËNIE

Libri, (Frutat) Argumentet e Besimit, është shkruar në burgun e qytetit të Denizlisë.

Shtrohet pyetja që, autori i famshëm Bediuzzaman Said Nursi, për çfarë arsyeje është burgosur dhe dë-nuar. Rreth kësaj teme së shpejti do të mund të merrni shpjegime të hollësishme në librin: “JETA DHE VEPRA E BEDIUZZAMAN SAID NURSIUT, sipas tij dhe stu-diusve të mëdhenj të botës”. Por këtu shkurtimisht po japim një sqarim të vogël.

Nga historia dimë se shumë dijetarë të shquar të fesë islame, janë burgosur, torturuar e ekzekutuar, nga re¬gjime të ndryshme diktatoriale.

Kush lexon veprat e Said Nursiut, do të bindet se i gjithë qëllimi i tij, përmblidhet në shpëtimin e besimit nga plagët e fituara nga filozofia materialiste. Ai kurrë në jetën e tij nuk është përzier në punë të pahijshme, apo diçka tjetër që e meriton dënimin.

Intrigat e jashtme së bashku me ato të mbrendshme të armiqve të fshehtë të fesë islame, kurrë nuk e kanë ndalur sulmin ndaj nxënësve të Risale-i Nurit dhe më-suesit të tyre, Said Nursi.

Këto vepra pasi janë shqyrtuar shumë herë nga ekspertët, autori dhe nxënësit e tij, kanë fituar gjithmonë pafajësinë.

Sot këto libranë Tyrqi botohen në disa shtëpi bo-tuese, janë përkthyer në më shumë se pesëdhjetë gjuhë të ndryshme të botës.

Përkthyesi

~ FRUTAT ~

ARGUMENTET E BESIMIT

"18_12032010155229.jpg"

Përmes këtij ajeti kuptohet se Profeti Jusufi Alejhis¬selam, është i pari i të burgosurve. Veç kësaj ajeti tregon se burgjet janë edhe një shkollë për të bur¬gosurit. Është e ditur se nxënësit e Ri¬sale i Nurit janë burgosur në dy grupe të mëdha. Nga ky lloj burgu duhet të nxjerrim mësim dhe të përfitojmë. Nga këto shkolla-burg, secili mund të marrë një farë edukimi të nevojshëm. Kjo gjë bëhet e duksh¬me kur ne duke lexuar këto libra brilantë, Risale-i Nur, mësojmë shumë për vete dhe me fjalë e vepër i ndih¬mojmë edhe të tjerët të përfitojnë nëpërmjet nesh, nga Risale-i Nur. Ne do të paraqesim pesë apo gjashtë çështje:

E PARA

Siç është treguar në “Fjalën e katërt”, Krijuesi ynë, prej kapitalit të jetës, na ka dhënë çdo ditë 24 orë për të përmbushur nevojat e tanë. Në qoftë se ti këto njëzetekatër orë i shpenzon vetëm për këna¬qësi të përkohshme, duhet ta kuptosh se je duke bërë një gabim të rëndë, bile edhe më keq akoma, ti po bën një çmenduri të madhe. Në qoftë se ti ndan vetëm një orë të ditës, për të falur pesë kohët e namazit, atëhere çdo orë e fatkeqësisë së burgut shndërrohet në një ditë adhurimi.

Një orë e përkohshme shumëfishohet sa mijëra orë të përjetshme dhe e pakëson ankthin e zemrës së bashku me pesimizmin, duke merituar faljen e gabimeve, që është bërë shkak i burgosjes tënde. Në këtë mënyrë arsyeja e burgosjes që është edu¬kimi, merr plotësisht funksionin që ka. Ky është një mësim dhe provim dobiprurës, rezultati i të cilit del në shesh më mirë, atëhere kur me shokët e burgut e kalon kohën duke lexuar Risale-i Nur dhe duke bërë adhurim. Vetëm kështu do ta kuptosh se burgu sa e rëndësishme është për një bisedë e bu¬kur dhe sa një vend i mire me ngushëllim i thellë është për të burgosurin. Në lotarinë e madhe të ra¬cës njerëzore, mund ta fitosh të drejtën për t’u kënaqur, duke i besuar Krijuesit dhe jetës së për¬jetshme, por me një kusht, ta përfundosh këtë jetë, duke respektuar urdhërat e All-llahut xh.sh.. Në këtë rast fitimi është 999 në 1000.

Këtë çështje e kanë vërtetuar njëqind e njëzete¬katër mijë profetë, së bashku me të gjithë njerëzit e shenjtë dhe të devotshëm, që të gjithë së bashku përbëjnë një numër të pallogaritshëm. Prej Risale-i Nurit, kanë dobi jo vetëm drejtorët e burgjeve, por edhe gardianët mbikqyrës dhe sigurimësit, mbase edhe nëpunësit e qeverisë. Provat e panumërta tregojnë se për shtetin është më e lehtë t’i bëhet ballë një mijë besimtarëve që mendojnë dënimet e xhehennemit se sa t’i bëhet ballë dhjetë vetëve, që mendojnë dhe jetojnë vetëm me ankthin e burgjeve të kësaj jete, pa menduar fare se ç’është hallalli dhe harami.

* * *

PËRMBLEDHJE E ÇËSHTJES SË DYTË

Në një nga veprat e Risale-i Nurit, që titullohet “Prijësi i Rinisë”, është sqaruar shumë qartë se vdekja është i afër si nata e kësaj dite apo dimri i kësaj vjeshte që do të vijnë. Ashtu edhe ky burg një vend mysafirlluku e përkohshme për njerëzit që shkojnë dhe vijnë, po ashtu edhe kjo botë është një bujtinë që lëviz shumë shpejt. Ajo është e vendosur në mes të rrugës së karvanëve, ku ata pushojnë vetëm sa për një natë dhe pastaj shkojnë. Në këtë mënyrë duhet kuptuar se edhe vdekja, secilin qytet e ka zbrazur në varre me qindra herë, ku të vde¬kurit numërohen disa herë më shumë se sa të gja¬llët. Ajo vdekja prej nesh diçka është duke kërkuar. Këtë enigmë të vështirë e ka zbuluar Risale-i Nuri. Ne po japim një përmbledhje të shkurtër të saj:

Meqenëse vdekjen nuk po mundim ta elemi-nojmë dot, atëhere edhe derën e varrit s’mund ta mbyllim. Çështja është se si të shpëtojmë nga vdekja që vjen si një xhelat dhe nga vetmia e bur¬gosjes. Ky është një nga problemet më të mëdha të njeriut. Edhe këtë përgjigje, shumë qartë, si dy herë dy bëjnë katër, e ka dhënë Risale-i Nuri, duke u mbështetur në fshehtësinë e Kur’anit. Shkurti¬misht kjo është kështu: Vdekja mund të jetë një zhdukje e përjetshme, që do të të ndajë përfundi¬misht nga të afërmit dhe të dashurit, pra një tre¬këmbësh i varjes. Nga ana tjetër vdekja mund të bëhet edhe një urë kalimi për të shkuar në jetën tjetër, në një atdhe të lumtur. Në këtë rast besimi bëhet garanci për të hyrë në këtë pallat kënaqësish. Varri, ose do të jetë një burg i errët e i vetmuar dhe një gropë e pafundme, ose një shpëtim prej halleve dhe burgjeve të egër të kësaj bote dhe një derë për të hyrë në vreshtat dhe gostitë e xhennetit. Kjo e vërtetë në librin “Prijësi i Rinisë” është sqaruar kështu:

Në kopshtin e burgut ishin ngritur trekëmbësha për të ekzekutuar njerëzit. Pas murit ku ndodhin trekëmbëshat, ishte varur gjithashtu edhe një afishe e cila lajmëron për një lotari me pjesëmarrje të për¬gjithshme. Të pesëqind të burgosurit që jemi këtu, do të na thërrasin një nga një, për të marrë pjesë në këtë lotari. Ata do të na thonë: “Ja, eja të marrësh mandatin e varjes!”; ose “merre urdhërin e bur-gosjes në vetmi”; apo “sihariq për ty, do të fitosh miliona dukat flori. Eja t’i marrësh!” Kudo ka nga këto afishe të varura nëpër mure. Të burgosurit njëri pas tjetrit dalin dhe drejtohen tek vendi i lotarisë. Me sytë tonë po shohim se një grup sulen me vrap drejt varjes në përpjekje e sipër për të arritur tek vendi i lotarisë, ngjiten nga ana e tre¬këmbëshave, duke i përdorur ato si shkallë për të marrë dukatet. Pamë gjithashtu se erdhi një karvan që mbante në duar vegla muzikore dhe shishe pijesh, bakllava dhe embëlsira të tjera. Na nxitnin që të hanim e të pinim me ta. Ushqimet që na servirnin ishin të helmatisura. Karvani i dytë hynte duke mbajtur në duar letra edukimi dhe ushqime të lejuara, si dhe pije të bekuara. Ata na dhuronin nga sendet e tyre, duke na paralajmëruar sinqerisht se marrja e dhuratave të karvanit të parë ishte një provokim, sepse ajo është një shkak që të çon në varje.

Po qe se në vend të tyre do t’i pranoni këto dhurata të bekuara dhe do t’i lexoni këto letra edukimi që janë “dua”, atëhere do të shpëtoni nga ekzekutimi. Po vepruat kështu, ta dini se do t’i fitoni ato florinj që janë vënë në këtë lotari që janë dhuratë e Mbretit tonë. Në qoftë se do të hani nga ato ushqime të helmuara, e hidhura e tyre do të vazhdojë deri sa të vijë dita e varjes në trekëm¬bëshin e tmerrshëm.

Pra po e shihni kuptimin e vërtetë të Fermanit të Mbretit, që paraqitet në të gjithë profetët dhe nje¬rëzit e shenjtë. Për të gjithë besimtarët që iu pë¬rulen urdhërave të Mbretit dhe që kanë qenë të ndriçuar nga Besimi, në përfundim të kësaj jete meritojnë një biletë për tek thesaret e pasosura. Kjo është e padyshimtë dhe e argumentuar. Përkun¬drazi ata që nuk pendohen dhe kanë zgjedhur rru¬gën e mosbesimit, janë futur në mëkate, dhe meri¬tojnë vuajtjen e përjetshme. Kurse ata që besojnë dhe prap vazhdojnë rrugën e mëkatarëve, do të ndëshkohen me burgun e errësirës së vetmisë. Kjo është e vërtetuar nga dëshmitë e personave të lartë, pra nga të njëqind e njëzetekatërmijë profetët, që kanë pasur në duar argumente të sakta. Të njëjtin pohim bëjnë edhe të njëqind e njëzetekatër milionë evlijatë (njerëzit e shenjtë), që kanë ecur në gjur¬mët e profetëve dhe e kanë vërtetuar së bashku këtë çështje.

Ata kanë nxitur edhe njerëzit e devotshëm, duke e çuar numrin e dëshmitarëve në miliona.(*) Të gjithë hedhin dritë për këtë çështje të rëndësishme. Të bindur me mendje dhe logjikë, ata dëshmojnë së bashku dhe e vërtetojnë këtë çështje. Të gjithë këta janë diejt e racës njerëzore. Kush nuk i dëgjon këto lajme që mbështeten në urdhërat e Krijuesit dhe kush nuk lëviz në rrugën drejt të lumturisë së përjetshme, duke u ruajtur nga rreziqet e tmerr-shme, mundësia e shpëtimit është një në njëqind.

Kjo i ngjan atij që, nuk ecë në rrugën e shkurtër dhe të lehtë që 100% përfundon në parajsë, ku lumturia është e pafundme dhe ecën në atë më të gjatën, të vështirën dhe plot ankthe. Fundi i kësaj rruge, të çon 100% në burgjet e tmerrshme të xhe¬hennemit të pafund.

Numrët kliko dhe vazhdo: 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 >>>