Veprat e Abdylkadrit dhe disa tj
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -2
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -1
- ATOMI
- RRETH NJERIUT
- PSE I BESOJN ALL-LLAHUT 50 PROFESORET E FAMSHEMTE EUROPES
- PËRGJIJGE PYETJEVE MATERJALISTE
- NJË JETË TJETËR
- DRITA E MENDJES
- ÇËSHTJET JETSORE
- AFORIZMA TË ÇMUAR
Poezitë: PERLAT E ZEMRËS të Abdylkadrit
- O ZOT!
- FUQIA E ZOTIT
- ÇFARË ËSHTË KUR`ANI?
- MUHAMMEDI (a.s.m.)
- VËLLAZËRIMI
- PUNO!
- SHPRESA
- LIBRAT
- O DJALË I RI!
- O NJERI!
- VËLLEZËR SHQIPTARË
- MOTRA IME FISNIKE
- VËLLEZËR TË DASHUR
- NËNAVE TË MIA FISNIKE
- KULTURA
Online Sayaç
PARATHËNIE
Shenja e parë. Njeriu i shushatur dhe shoku i tij besnik, po diskutojnë tani për “Tre Realitetet”.
Realiteti i parë:
Nefsi Emmare (pasioni që nxit nga e keqja) dhe shpirti im.
Realiteti i dytë :
Krahasimi i nxënësve të filozofisë me ata të Kur’anit të famshëm.
Realiteti i tretë:
Krahasimi i popullit musliman me ateistët.
Shkatërrimi më i madh i nxënësve të filozofisë dhe popullit mosbesues është shkëputja e marrë¬dhënieve të tyre nga All-llahu xh.sh.. Sikurse treguam më parë, njeriu i bindur ka pasë thënë: “Një shkronjë pa një gjuhtar nuk mund të shkruhet, sikurse edhe një ligj nuk mund të bëhet pa një ligjvënës. Ne themi dhe vrasim mendjen, vallë si bëhet një libër voluminoz, një libër i veçantë, ku secila fjalë shkruhet me laps shumë të hollë, ku çdo fjalë është radhitur si në një vjershë të bukur? Patjetër që për të arritur këtë përsosmëri, duhet dora e shkrimtarit të madh, mendja dhe talenti i tij. Pra për këtë, nevojitet një shkrimtar. Kjo nuk mund të realizohet aspak rastësisht.
Kështu është edhe gjithësia që është e qendisur me një përsosmëri absolute, që nuk mund të realizohej pa dorën mjeshtërore të një stilisti apo skenografi të talentuar. Sepse kjo botë është një libër i tillë që secila faqe e saj përmban shumë libra deri aty sa, në çdo fjalë është shkruar një libër. Toka është një faqe, por sa libra përmban një dru frutor që është një fjalë? Një frut është si një shkronjë, kurse fara e tij si një pikë, që përmban programin e një peme gjigande.
Këtë lloj Libri mund ta shkruajë, me mbita-len¬tin e Tij Absolut, vetëm Ai, All-llahu, që mbizotë¬ron Madhështinë dhe Fuqinë e Tij të pallogaritur. Të gjitha këto që po shohim ne tani, vetëm Dija universale e Tij mund t’i realizojë. Kur të shohim çdo send me imtësi, do të bindemi dhe besojmë se: Ka vetëm një All-llah të Plotfuqishëm dhe Mëshi¬rues. Këtë gjë nuk mund ta besojnë vetëm ata që s’kanë tru në kokë.
Nuk është e vështirë të kuptojmë se ashtu siç nuk mund të ndërtohet një shtëpi pa dorën e një mjeshtri, ashtu edhe kjo botë që i ngjan një shtëpie të stërmadhe, të qendisur me ornamente të shumë¬llojshme dhe interesante me një bukuri të rrallë, nuk mund të realizohej pa dorën e një mjeshtri. Edhe një vilë e thjeshtë nuk mund të ngrihet pa duart e një mjeshtri, jo pastaj kjo vilë gjigande e gjithësisë! Pra po të mos ekzistonte një All-llahu, këto gjëra as që mund t’i pranonte mendja dhe syri i njeriut. Edhe një i çmendur nuk mund të thotë se këto bëhen pa vepruar një fuqi e mbinatyrshme. Çdo njeri që ka pesë para mend, e kupton se për të gjitha këto nevojitet medoemos një mjeshtër. A e kupton se brenda këtij objekti të kësaj vile ka dhomëza të ndara me të gjitha komoditetet?
Ashtu sikurse ndërrohen pamjet në ekranin e kinemasë sipas një radhe të përsosur, apo sikurse njeriu ndërron teshat e trupit, gjithashtu edhe të gjitha këto veprime, ky rregull i pagabueshëm dhe i përpiktë, e ka të pranishëm një Mbizotërues dhe Kontrollues. Çdo krijim, ka pranë tij prezencën e një Dijetari të Shquar. Në këtë vilë madhështore (gjithësinë), sundon All-llahu xh.sh., që i bën të shërbejnë, në një pagabueshmëri gjeniale, ku edhe dielli, hëna edhe yjet, të shndrisin si mijëra e mijëra llampadarë, në vragën e kohërave.
Kujt nuk i ka pushuar mendja, e kupton se çdo gjë që shihet, Ai, All-llahu i Madh i regjistron të gjitha si në një shirit filmi dhe pastaj gjithçka e shfaq pastaj në botën tjetër. Në një vit krijohen treqind e gjashtëdhjetë botëra, në një formë të përsosur, duke rregulluar me përsosmërinë e Tij çdo ditë, çdo detaj.
Në stinën e pranverës, treqindmijë krijime fantastike zbukurojnë dheun dhe Ai me durim dhe këmbëngulje të shenjtë, vëren çdo formë dhe trajtë të tyre, e korrigjon dhe e përsos më tej dhe pa i ngatërruar, i përsërit shumë më mirë nga e para. Pra si ka mundësi që ky Mjeshtër i Madh i kësaj Vile Gjigande, të mos jetë i kujdesshëm me njerëzit e vetëdijshëm?
A nuk e keni vënë re se si rrotullohet dielli përmbi sipërfaqen e detit? A nuk duken reflekset e tij si mijëra e miliona flokë dëbore, të shndritshme dhe bardhoshe? Atëhere si mund ta mohosh diellin?
A e di ti se duke mohuar diellin, ke mohuar edhe reflektimin e tij të praruar në detin e paanë. Edhe i çmendur në qofsh, atë diell duhet ta pra¬nosh, sepse çdo refleks, ka brenda tij një atom të diellit. Po kështu edhe gjithësia, çdo ditë shndë¬rrohet dhe përsoset duke u rifreskuar. Çfarë mund të jetë një njeri që i shikon të gjitha këto çudira dhe nuk i pranon ato.
Duke mos pranuar këtë të vërtetë, ai do të bie në errësirën e madhe. Ky njeri do të jetë një i çmendur ose një budalla, që nuk e pranon ekzis¬tencen e All-llahut të Madhërishëm, sepse përn¬dryshe ose çdo atom do ta pranosh si një hyjni, ose do ta pranosh All-llahun xh. sh., si Krijues, për këtë rregullsi të përsosur dhe për këto shërbime që bëhen në mbylljen e çdo dite që kalon. Sepse në çdo lule, fletë druri, apo send, brenda tij ekzistojnë atomet që i japin formë dhe e përpunojnë. S’ka se si ky atom të mos jetë një punonjës i All-llahut për formimin dhe krijimin e sendeve ku ai vendos sundimin e Tij.
Përndryshe: Për të punuar dhe për të ndërtuar në ato sende, secilit atom i duhet të zotërojë një fuqi të shenjtë, një shkencë të gjerë dhe mbizo¬tëruese.
Përshembull: Secili atom është në gjendje t’iu përgjigjet nevojave që kanë farat dhe bërthamat ku ai qëndron. Po qe se ky atom nuk do të ishte punonjës i Allahut xh.sh., s’ka se si t’iu përgjigjej nevojave të tyre, që punon si një makinë e fshehtë që di dhe vepron sipas një logjike plot kuptim. Veprimet e tija po qe se nuk mbështeten tek një All-llah xh.sh., atëhere kjo do të thotë që secili atom është një informator i ditur i shkencës, pra kjo është arsyeja, që ai iu përgjigjet nevojave dhe kërkesave të tyre, që t’i formojë e t’i krijojë ato sipas veçorive që ka secili. Sepse ndryshe nuk mund të ndodhë kurrë!
Po të krahasosh edhe gjallesa të tjera, po të njëjtin fenomen do të vësh re; se secilin e formon dhe e shndërron vetëm Mbifuqia e Shenjtë. Pra secili send punon me urdhërin e Tij, domethënë prej këtyre atomeve krijohen të gjitha sendet dhe gjithashtu edhe tërësia. Kjo është një vepër e veçantë e Krijuesit të Gjithësisë. Kushtojini ve¬mendje këtij Mesazhi të Shenjtë:
Kush nuk e pranon Vahid Ehad-in (njësimin e All-llahut xh.sh.), ai duhet të pranojë që të gjitha qeniet janë nga një zot.
Shenja e dytë: Në një rrëfim kam thënë se kush nuk është i verbër, pasi të ketë parë veprat e Atij Personi, patjetër e kupton plotësisht se: Ky i Dër¬guar i shenjtë, të gjitha punët i bën me urdhër të All-llahut të Gjithmëshirshëm. Çdo vepër e Tij bën një shpjegim të veçantë dhe thotë se kjo është vepra e Profetit Muhammed (a.s.m.), i Dërguari i All-llahut mbi tokë. Hz. Muhammedi (a.s.m.) është një i Dërguar i ndershëm dhe i zhveshur nga më¬katet, bujar dhe i pastër si drita e diellit. Sikurse dielli nuk ndriçon pa dritën magjike edhe Shenj¬tëria e All-llahut nuk mund të kuptohet pa një të Dërguar si Muhammedi (Alejhisalatu ues-selam).
A nuk është ky një fakt i vërtetë që bukuria e përsosur e. Tij, të mos dëshirojë një lajmëtar si i Dërguari fisnik Muhammedi a.s.m.? Përsëri a është e mundur që një art i bukur të mos ketë një laj¬mëtar dhe një mesazh prurës të shenjtë si Muham¬medi (a.s.m.)? Gjithashtu edhe Hyjnia e Shenjtë nuk mund të kuptohet pa e bërë të njohur veten me anë të një të Dërguarit (a.s.m.). A është e mundur që kjo bukuri, përtej caqeve, të mos ketë një të Dërguar të posaçëm për t’i reklamuar qëllimet dhe vlerat e veta? A është e mundur që Mbretëria Ab¬solute e Gjithësisë në shtresat e shumta dhe të lloj¬llojshme të popullit, si Drejtues dhe Edukator, të mos e pranojë një përfaqësues nga të gjitha sferat e jetës? Kushdo e kupton se ky Përfaqësues i Lartë i shtresave të të gjitha qenieve të gjalla dhe të ndershme është Përfaqësuesi i All-llahut xh.sh. dhe Personi më i dashur dhe më i besuar i Tij. Pra ky Person është edhe nëpunësi i All-llahut mbi tokë.
A është e mundur që ky All-llahu i bukurisë së rrallë dhe i mirësive të panumërta, bëmat dhe shkëlqimin e tyre të mos e shohë si në pasqyrë çdo ditë? Këtë e bën vetëm Ai dhe askush tjetër.
Domethënë: Me një të Dërguar të dashur dhe të respektuar siç është Muhammedi (a.s.m.), që shp¬reh të gjithë admirimin sublim të All-llahun, da¬shurinë dhe dëshirat e Tij më të larta, është e pa mundur që dëshirat dhe kërkesat, vuajtjet dhe hallet e popullit, të mos i paraqiten përpara
All-llahut xh.sh., dhe të mos reflektohen me Emrat e Bukur. Me vullnetin e Tij, tregohet fytyra e popullit përpara All-llahut xh.sh., ashtu siç është në të vërtetë. Si ka mundësi që përpara një All-llahut të të gjitha këtyre mrekullive, një i vlerësuar i posaçëm të mos reklamojë pasurinë e Tij, të mos e shpallë atë botërisht, përpara Këtij Zoti që është vetë Krijuesi i hambareve të bollshme, i përsos¬mërisë së fshehtë dhe magjepsëse. Kur prej Atij Krijuesi i të gjitha kapitaleve nuk fshehet asgjë, përpara popullit të Tij, si të mos shpallë Përsos¬mërinë e Tij, me një të Dërguar të tillë siç është Muhammedi a.s.m.? A është e mundur që Gjithësia e Përsosur, që është hijeshuar me Emra të Bukur dhe arte të rralla si një vilë luksoze, të mos na e tregojë All-llahu xh.sh vlerën e tyre dhe qëllimin e ardhjes, me anën e një të Dërguarit si Muhammedi (a.s.m.)?
A është e mundur që All-llahu i këtyre qenieve, problemin dhe qëllimin e transformimit të tyre, që është një problem i vetëdijshëm, pyetjes se nga vini dhe pse keni ardhur, ku do të shkoni pas kësaj jete etj; Përgjigjen e kësaj pyetjeje të mos i shfaqë dhe të mos i sqarojë me anën e një të Dërguarit Përfaqësues, siç është Muhammedi (a.s.)?
A është e mundur që Allahu Mëshirëplotë, zo¬tëruesve të vetëdijes që i paraqitet me bamirësi të pafundme, ku nëpërmjet veprave të Tija ka kërkuar dashurinë dhe falenderimin prej tyre, të mos ta tregojë se si do të jetë shpërblimi për këtë devot¬shmëri?
Përfundimisht, a është e mundur që njerëzit e pajisur me një vetëdije të plotë dhe me mendjen e kthjelltë në kokë, të mos e kthejnë fytyrën nga Ai që i krijoi, nëpërmjet dritës së Muhammedit (a.s.m.)?
Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 >>>