Po shohim se të gjitha këto është i zoti t’i bëjë vetëm Ai, All-llahu xh.sh., që zotëron Funksionet e logjikshme, mbrojtjen dhe rregullin e rreptë. Me ajetin:

"15_12032010010016.jpg"

Ky ajet duke shprehur fjalën “Tek’uir”, do t’i thotë diellit mblidhu, mbështjellu duke i dhënë kështu një shembull të bukur edhe shokut të vogël. Indirekt shënon:

Me të parën: All-llahu i Madhërishëm, prej as¬gjësë krijoi Diellin për të ndriçuar si një diamant, qiellin dhe tokën. Pasi të mbulohet kjo botë, në errësirë Ai e mënjanon atë diamant.

Me të dytën: Dielli është një shërbëtor i All-llahut, kur e urdhëron, rrezet e ndriçimit i mënja¬non dhe errësira të mbulon. All-llahu jep urdhër që veprimet e diellit të përputhen me dëshirën e Tij; e mbledh apo e shpërndan dritën. Ka raste kur nën perden e mjegullës mbulohet, që të mos i duket fytyra dhe hëna i del përpara duke i pakësuar dritën.

Në këtë proçes dielli e përfundon ditën e punës dhe e mbyll fletoren e veprimtarisë së vet. Në të vërtetë do të vijë një ditë dhe ky shërbëtor, ta ketë përmbushur detyrën e vet dhe të përjashtohet nga detyra fare pa arsye. Tani mbi fytyrën e diellit, po shfaqen dy njolla që janë duke u zmadhuar. Ato ndoshta do të bëhen shkak për shkatërrimin e gjithësisë. Kështu që dielli, dritën me lejen e All-llahut dhe urdhërin e Tij, përsëri do ta mbështjellë në rruzullin e vet. All-llahu atij do t’i thotë: “Në këtë botë nuk ke më punë. Detyra yte përfundoi. Tani shko në Xhehennem. Në këtë botë ata që ty të kanë njohur si zot dhe të kanë adhuruar, shko atje dhe digji!”

"15_12032010010019.jpg"

Dielli e pranon këtë urdhër me fytyrë të vë-renjtur.

PJESA E PESTË E SHTOJCËS

Po me Hadith të Pejgamberit është konstatuar se në ekzistencën e jetës së vërtetë, prej llojeve të njerëzve, kanë jetuar njëqind e njëzetekatër mijë profetë. Disa me pamjen e tyre, disa me argumente të sakta, të gjithë vërtetojnë dhe thonë se: Krijuesi i Gjithësisë ka premtuar se të gjithë njerëzit e Tij, do t’i dërgojë atje. Edhe njëqind e njëzetekatër mil¬ionë njerëzit e shenjtë, duke u mbështetur në laj¬mërimet e profetëve, me bindje vërtetojnë dhe ar¬gumentojnë Ringjalljen, funksionet dhe veprat e Emrave të Bukur (Esma ul Husna). Sqarojnë se pas kësaj jete të përkohshme, ekziston një jetë tjetër e paskajshme ku me mesazhin e All-llahut:

"15_12032010010021.jpg"

kufomat e drurëve të vdekur i ngjall dhe në vazhdim një ajet tjetër thotë:

"15_12032010010024.jpg"

Kjo më mirë sqarohet në çdo stinë të pranverës, ku rigjallen numri i treqindmijë llojeve të kafshëve dhe bimëve, ajo i bind njerëzit me idenë e rin¬gjalljes. Për të Plotfuqishmin e Pafillimtë, ky është një argument bindës dhe i mjaftueshëm. Ai, Bujari i Madhërishëm, për shpenzimet e furnizimit të të gjallëve, harxhon pa llogari, por jo kot. Ai harxhon me maturi të mrekullueshme dhe mëshiron me mjete të përshpirtshme. Në secilën pranverë, në kokrrën e farës së vogël, shfaq bukuritë e rralla dhe hijeshon çdo qenie, duke treguar një mëshirë e dhembshuri të pakufishme. Ai jep një ndihmë të vazhdueshme për nevojën e ekzistencës së jetës së pastajme. Ky njeri që është fruti dhe prodhimi më i mirë i gjithësisë dhe krijesa më e dashur e Krijuesit të madh, interesohet për të gjitha krijesat e tjera. Ky përkushtim i njeriut duke dëshmuar dëshirën dhe nevojat e tij të mëdha, tregon se ai është bërë për jetën e Pastajme. Ai tregon padurim në jetën e sotme dhe ushqen mendimin për jetën e gjatë. Me argumentet e kësaj jete, bindesh se me të vërtetë në botën tjetër ekziston një vend i amshueshëm i kënaqësisë së vërtetë. (Shënim) Kur’ani, për besu¬eshmërinë e jetës së paskajshme, na ka dhënë një mësim të rëndësishëm. Ky besim është kaq i fortë dhe shpëtues, sa ç’është edhe një ngushëllim i madh për të gjithë ne. Njëqind herë të plaket nje¬riu, besimi tek jeta e përjetshme është ngushëllimi më i madh dhe e bën jetën e përditshme të për-ballueshme. Ne të moshuarit duke thënë:

"15_12032010010027.jpg"

do t’i gëzohemi pleqërisë sonë...

SAID NURSI

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19