Veprat e Abdylkadrit dhe disa tj
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -2
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -1
- ATOMI
- RRETH NJERIUT
- PSE I BESOJN ALL-LLAHUT 50 PROFESORET E FAMSHEMTE EUROPES
- PËRGJIJGE PYETJEVE MATERJALISTE
- NJË JETË TJETËR
- DRITA E MENDJES
- ÇËSHTJET JETSORE
- AFORIZMA TË ÇMUAR
Poezitë: PERLAT E ZEMRËS të Abdylkadrit
- O ZOT!
- FUQIA E ZOTIT
- ÇFARË ËSHTË KUR`ANI?
- MUHAMMEDI (a.s.m.)
- VËLLAZËRIMI
- PUNO!
- SHPRESA
- LIBRAT
- O DJALË I RI!
- O NJERI!
- VËLLEZËR SHQIPTARË
- MOTRA IME FISNIKE
- VËLLEZËR TË DASHUR
- NËNAVE TË MIA FISNIKE
- KULTURA
Online Sayaç
Vallë a nuk mjaftojnë argumentet e një mbreti shpirtëror, i cili që trembëdhjetë shekuj i ka edu¬kuar shpirtërat, mendjet, zemrat dhe nefset e njerëzve të panumërt?Jo të gjithë këto, por vetëm një shenjë duhet të jetë e mjaftueshme për të pra¬nuar besimin në Ringjallje. Përpos këtyre, me mi¬jëra janë paralajmërimet e matura dhe argumentet bindëse për këtë të vërtetë.
Si ka mundësi që pas të gjitha këtyre tregimeve, të vërtetën mbi Ringjalljen të mos e pranosh? Këtë mëkat vetëm njeriu i mefshët e bën dhe rruga për të është e hapur drejtë xhehennemit. Që në kohë të stërlashta, librat dhe fletushkat qiellore, shkurti¬misht e kanë vërtetuar Ringjalljen. Akt-marrëvesh¬jen me Kur’anin, lidhur me çështjen e Ringjalljes, e nënshkruajnë dhe e vulosin ajetet e Tij. Në mijëra ajete të Tij, kjo e vërtetë është përsëritur dhe shpje¬guar prej kohësh, me të gjitha përpjekjet e ndrysh¬me për të vërtetën dhe besimin tek Ringjallja.
Lidhur me këtë qëllim, në fundin e librit të lutjes, besimi në jetën pas vdekjes dëshmohet, për themelin e besimit të ditës së mbrapme dhe the¬mele të tjera të tij. E veçanta e tyre është zbritja e Librave me anën e Profetëve a.s., e cila është shkruar në formë lutjeje. Po në këtë formë është edhe një detaj, që qartëson Ringjalljen. Ai largon çdo vegim nga truri i atij që kupton ndryshe.
Ja se si thuhet atje:
O Zot Mëshirëplotë! Me shpjegimet e të Dërgu¬arit Paqedashës e Fisnik dhe me mësimet e Kuranit Famëlartë, e kuptova se Kur’ani si dhe të gjithë lib¬rat e shenjtë, përshkohen nga shkëlqimi i Emrave të Bukur dhe ngadhnjimtarë. Këtyre emrave që shkëlqejnë gjithësinë, ne u besojmë plotësisht. Ato e shndrisin këtë jetë së bashku me jetën e amshuar. Shkëlqimi në jetën tjetër, do të vashdojë në një formë më të bukur. Ne përfitojmë nga bamirësitë e Tua në këtë botë të përkohshme, pastaj inshaAll-llah edhe në atë tjetrën
Po qe se në këtë jetë të përkohshme dobitë e Tua na shërbyen në jetën tonë, bamirësitë e botës së përjetshme do të jenë edhe më të mëdha. Prej tyre ne do të përfitojmë më tepër.
Me argumentet e mrekullive, Profetet a.s kanë thënë se në jetën e amshuar, All-llahu do të na kë¬naqë. Këtë thënie si dhe shenjat e tjera, i vërtetojnë duke u bazuar në mrekullitë e dukshme, si dhe në dokumente të sakta, siç janë i Dërguari Fisnik dhe Kur’ani Famëlartë, librat dhe fletushkat e zbritura, si dhe zotëruesit e shpirtërave të ndritur, që janë profetët dhe njerëzit e shenjtë. Ata vërtetojnë for¬cërisht se për të mirët është Xhenneti dhe për të kë¬qinjtë, Xhehennemi. Po të njëjtën gjë e vërtetojnë edhe mendjet e ndritura dhe brilante, kur tregojnë dhe lajmërojnë se All-llahu xh.sh. u ka premtuar besimtarëve kënaqësinë e jetës së pafundme.
Mëshira, Fuqia, Ndihma, Dituria, Madhështia dhe Bukuria janë Emrat e All-llahut xh.sh. lajmë¬tarë të Botës së Përtejme. Edhe ne i besojmë asaj dite. O All-llah duke na falur gabimet, mëshirona në atë ditë.
Njerëzit e shenjtë (evlijatë), duke u mbështetur tek shenjat dhe hulumtimet e tyre, duke parë gjur¬mët e jetës së vërtetë të botës metafizike, shumë qartë dhe bindshëm vërtetojnë se: Për udhëtarët e rrugës së gabuar është një xhehennem dhe për ata të rrugës së Kur’anit një xhennet. Këtë e dësh¬mojmë dhe e besojmë!
O All-llahu i Plotëfuqishëm i Ndritur! O Ti Mëshirues i Gjithëmëshirshëm! O Ti që premtimet i përmbush, O All-llahu i Madhështisë së Lartë, ne i besojmë të gjitha virtytet dhe premtimet e Tua! Kush nuk i beson ato dhe premtimet e Tua, përveç mosbesimtarëve dhe mendjelehtëve? Ata shqetë¬sojnë Nderin dhe Hyjninë Tënde të Madhërishme, Edukimin dhe Mëshirën Tënde! Të gjithë dasha¬mirët e Tu, tregojnë se Ti je Një i shtrenjtë për ta dhe të përulen plotësisht, ne besojmë se do t’i pranosh lutjet tona, për jetën e mëvonshme. Ti i dëgjon me dashamirësi dhe i pranon. Ne e pranoj¬më se shpifjet e të pabesëve nuk e përlyejnë dot Lartësinë Tënde. Ti je lart dhe larg veprave të fë¬lliqura, prandaj ne do të mbrojmë dhe do të nde¬rojmë, duke qenë të bindur në Drejtësinë, Mëshi¬rën, Bukurinë Hirëplote dhe Lartësinë Tënde. Është në nderin tonë të bindim cilindo që dyshon për Pastërtinë Tënde Brilante.
Ne besojmë se, të gjithë ata qindra mijëra të dërguarit e tjerë, janë misionarët e Tu. Profetët dhe njerëzit e përkushtuar, flasin për Hambarët dhe Mi¬rësitë e Tua. Ata në shkallën e një saktësie abso¬lute, kanë thënë se pas vdekjes kur të ringjallemi, All-llahu xh.sh. do t’i servirë mirësitë në mënyrë shembullore Këtë e paralajmërojnë njerëzit e posaçëm. Ne besojmë se kjo është e vërtetë dhe e drejtë, duke pranuar që ata, njerëzit e shenjtë, na lajmërojnë të bazuar në pasqyrimin e Emrit Hakk, i Drejti dhe besimin tek e vërteta e Ringjalljes.
O All-llah, për nder të atyre që na kanë dhënë mësim dhe na kanë ushtruar neve dhe nxënësit e Risale-i Nurit, sillna besimin e plotë dhe bukurinë e përfundimit të kësaj jete, gjithashtu Perjgamberin (a.s.m.) dhe mësuesin silli që të bëhen përmbi ne, duke mbetur ndimësat e Tu të zellshëm! Amin!
Kur’ani Famëlartë dhe të gjitha librat e shenjtë, duke deklaruar mrekullitë e profetëve, sidomos të Hz. Muhammedit (a.s.m.), veçanërisht përshkohen nga ideja unike e ekzistencës së Jetës së Përjet¬shme. Po kështu edhe shenjat dhe argumentet e tjera, vërtetojnë ekzistencën e All-llahut xh.sh. si dhe Njësimin e Tij si i Përveçëm. Po kështu edhe vetë Hyjnia e Edukatorit e dëshmon ekzistencën e Jetës së Kënaqësisë së Përjetshme.
Në tregimin e mëposhtëm, do të tregojmë dhe vërtetojmë se prania e fonkcioneve të Emrave të Bukur, si dhe edukimi i Emrave Hyjnor: Rrahim, Inajet, Hikmet, Adalet etj, për jetën e sotme dhe të mbrapme, janë të nevojshëm sepse ato dëshmojnë vendin e shpërblimit apo të dënimit.
Përfundimisht, po qe se ekziston një All-llah i Pafillim dhe i Pambarim, patjetër që Ai duhet të ketë edhe një Mbretëri në jetën e Përhershme. Në gjithësi dhe tek të gjitha qeniet, ekziston një Edu¬kim Absolut, që duket qartë. Po qe se Edukimin e Tij do ta pranojmë që të mos poshtërohemi, Ditu¬rinë e Tij për të mos qenë të mefshët dhe Mëshirën për t’i shpëtuar krimit, patjetër që do të gjendet një vend për ne, në Përjetësinë e Lumtur.
Duke parë bamirësitë, dhuratat, bujarinë, ndih¬mën dhe mëshirën e qartë, mendjet e shëndosha dhe zemrat që rënkojnë akoma, e kuptojnë se pas perdes së tyre ndodhet një All-llah i Gjithë¬më¬shir¬shëm.
Me këtë besim e shpëton bamirësinë nga ironi-talljet, dhuratën nga mashtrimi, ndihmën nga armi¬qësia, mëshirën nga tortura, bujarinë nga tradhëtia dhe gjithashtu e shpëton shpirtin nga tortura që të shkosh në jetën e lumturisë.
Në stinën e pranverës, në faqen e ngushtë të tokës, mijëra libra të koklavitur janë shkruar me lapsin e një fuqie të madhe. Po me këtë fuqi ata ndahen dhe rreshtohen përbri njëri tjetrit. Ne e sho¬him këtë me sytë tanë, sa herë që ndërrohen stinët. All-llahu ka premtuar po me këtë lapës që ka vizatuar këto bukuri, të cilat janë vetëm një pjesë e vogël e asaj që do të shihni në botën tjetër. Ai do të pikturojë një vend më të bukur, me tërë shkël¬qimet, më të gjerë e më të rregullt. Do të shkruajë një Libër të Pavdekshëm, Librin e Madh të Tubi¬mit të Ringjalljes dhe shenjtërinë e atyre që do të lexoni. Aty në atë Tubim, regjistri i madh i vepri¬meve të njerëzve, do të lexohet dhe do të sqarohet.
Kjo botë është shtëpia, fillimi i jetës, fabrika dhe panorama e zotëruesve të shpirtrave. Në të je¬tojnë të gjitha qeniet e gjalla, të mijëra llojeve. Kjo nuk është e qëndrueshme dhe vazhdimisht shndë¬rrohet. Megjithatë kjo botë është zemra e të gji¬thë¬ve dhe këtu bëhet qëndrimi dhe përfundimi; bash¬kekzistenca e gjithësisë. Kjo është edhe arsyeja që kjo botë është shumë më e rëndësishme, nga të gjithë planetet madhështorë. Megjithatë në Mesa¬zhet e All-llahut, kjo është quajtur e barabartë me ta. Për këtë arsye, kjo tokë ka një rëndësi të ve¬çantë, sepse në të jetojnë qeniet e gjalla të vetë¬dij¬shme, si provë konkrete dhe të gjitha sendet e kri¬juara nga Dora e Padukshme e All-llahut. Kësh¬tu ne gjithmonë, lexojmë në Librin e Shenjtë:
Qiejt dhe Tokën All-llahu i quan të barabartë.
Në këtë gjendje siç është kjo botë sot, i përsh¬tatet njeriut, që me lejen e All-llahut xh.sh. të pu¬nojë dhe jetojë, të lindë dhe të vdesë, të qeshë dhe të qajë, sipas një rregulli të matur me kalibrin preçiz, në mënyrë “gjeometrike” nga Mjeshtëria e All-llahut xh.sh.. Një program është përpiluar në mënyrë të veçantë, ku pasqyrohen veset e sho¬qërisë, dëshirat dhe çudirat e jetës njerëzore, sepse ky njeri është krijesa më e logjikshme nga të gjitha qeniet.
Pikërisht ky njeri sjell për nga vetja, çdo veprim të logjikshëm. Shpall dhe reklamon be-simin dhe përfundimin. Ai është Kalifi i kësaj bote dhe shpall e propagandon lëvdatat bashkë me besimin ndaj All-llahut, Krijuesit të tij. Këtë qëndrim të tij, ai e pasqyron edhe në shkencën dhe artet e tij, sepse nëpërmjet tyre, ai ka skalitur edhe Bukuritë e Mjeshtrit të vet, duke i shpallur ato. Për këtë arsye, dënimi për mëkatet është lënë për më vonë dhe për shërbimin e fundit ka një afat të përcaktuar.
Bijtë e Ademit, në këtë gjendje janë, ashtu siç thamë më lart. Ky është edhe shkaku i dobësisë, varfërisë dhe hidhërimit të tyre. Kjo botë e begatë, me miniera dhe bujqësi të zhvilluar është krijuar e tillë për dobinë e tyre. All-llahu e ka krijuar këtë për të jetuar njeriu jetën e kësaj bote, ndaj ajo i ngjan një hambari të mbushur plot e përplot, me të gjitha mirësitë. Kjo tregon kujdesin e Tij të Madh dhe Dashurinë e Pakufishme që ka për krijesën e Vet më të preferuar, njeriun. Duke e dashur kaq shumë njeriun, All-llahu i Gjithëmëshirshëm, i ka plotësuar të gjitha dëshirat e Tij. Ai për të ka krijuar botën e pavdekshme dhe vendin e përjet¬shëm. Këtë Ai e ka bërë me një Drejtësi të Kulluar dhe Dituri Universale. Sundimi i Gjithëpush¬tet¬shëm dhe Mbretëria e Tij, nuk i plotëson dëshirat e njerëzve vetëm në këtë jetë të përkohshme. Ai nuk torturon as nuk tradhëton, nuk hedh baltë mbi drejtësinë, që kështu të mohojë bukuritë, rregullat dhe mirësitë që ka. Njeriu me mosbesimin ndaj Krijuesit, e ka fyer Mirëbërësin e vet.
Domethënë: Nga kjo botë të gjitha tipet dhe karakteret e njerëzve, si katili, ziliqari, zemërligu, i poshtëri dhe i shtypuri pa marrë hakun nga njëri tjetri, po largohen dhe të duket sikur në përfundim të tyre, vdekja e gjithësecilit është e njëllojtë dhe nga kjo botë i shtypyri nga mizori shkon pa marrur të drejtën e vet. E kupton edhe vetë se Drejtësia e All-llahut xh.sh. të Madhërishëm, nuk e lejon këtë gjë. Në botën tjetër me siguri Ai do të hapë një Gjykim të Madh, ku secili do të marrë atë që meriton, ferrin apo parajsën.
All-llahu i gjithësisë, nga të gjitha krijesat e Veta, ka parapëlqyer njeriun. Atij i ka kushtuar shumë rëndësi dhe i ka ofruar pozita të larta. Në këtë stad të tij, njeriu duke besuar në dashamirë-sinë dhe edukimin e All-llahut, i përulet dhe e nderon Atë, prandaj dhe e meriton pëlqimin e Tij. Duke vepruar në këtë mënyrë, ai, njeriu ka zënë vendin që meriton.
Profetët dhe njerëzit e shenjtë, janë më të de-votshmit e Zotit dhe Ai i ka shpërblyer ata, duke iu dhënë shenjtërinë (kurse kundërshtarët e tyre i ka dënuar gjithmonë).
Imami dhe Lavdia e të gjithëve, është Mu-hammedi Alejhissalatu uesselam, që është zgjedhur midis njerëzve të shenjtë, si më i preferuari. Më shumë se gjysmën e botës, për shekuj me radhë, Ai e ka ndriçuar me Dritën e fesë islame. Një të pestën e njerëzimit me “Nurin” e Tij e ka ndriçuar. Njëlloj sikur kjo botë të ishte krijuar për Muham¬medin (a.s.), qëllimet e All-llahut nga feja dhe Kur’ani i Tij, janë shpallur me shërbimet e tij të vlefshme. Ai e ka merituar plotësisht të shpërblehet me miliona vjet, apo mbase pafundësisht edhe pse ka jetuar vetëm gjashtëdhjetetre vjet. Jeta e Tij ka qenë e mbushur plot me vuajtje, luftëra dhe hidhë¬rime. Me këto merita, a mund të gjejë tjerër njeri një argument, që të provojë se Ai, Muhammedi (a.s.m.) nuk e meriton Pavdekësinë? Të njëjtin shans të mos e kenë edhe shokët e dashamirët e tij? Ai rron shpirtërisht tek secili. Duke ndërruar jetë, nuk do të thotë se Ai mbaroi përfundimisht. Kjo nuk pranohet kurrën e kurrës! Të gjithë njerëzit kërkojnë nga All-llahu, që dashamirët dhe të da-shurit e tyre të ringjallen. Kjo është vërtetuar edhe në “Rrezen e shtatë”, tek “Argumenti i Madh”, i përbërë nga tridhjetë argumente gjithsej.
Secili argument është sa një mal i lartë. Në këtë libër kam theksuar se gjithësia ka dalur nga një dorë dhe është pronë e saj. Ajo është një përsosuri Hyjnore. Në të gjitha argumentet, vërtetohet Një¬si¬mi i All-llahut. Vetëm All-llahu është Ai që mund të krijojë të gjitha gjallesat e kësaj bote. Secila nga këto gjallesa është një shërbyes, dëgjues dhe ushtar i bindur. Me realizimin e Ringjalljes kjo krijesë siguron jetën e pafundme, shpëton drejtësinë e vërtetë nga abuzimi i padrejtësisë, si dhe Diturinë e All-llahut xh.sh. nga rëndomësia dhe thjeshtësia. Çdo krijesë e ka për detyrë që Mëshirën e Tij të Gjerë, ta ndajë nga mizoria dhe nderin e pastër nga zhvlerësimi.
Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 >>>