Për të matur gradën e forcës së dikujt, i kun-dërvëmë pretendimet e kundërshtarëve. P.sh. për të vërtetuar gradën e nxehtësisë, i kundërvëmë atë të ftohtësisë. Po kështu për të vlerësuar bukurinë, i referohemi të shëmtuarës, forcës së dritës i kun¬dërpërgjigjet errësira. Kur të marrë kushtimin çdo fenomen prej vetvetes së tij, atëhere kundërshtarët nuk kanë se ç’të bëjnë. Të dy të kundërtat duhet të kenë një pikëtakimi midis tyre, mirëpo të kundërtat nuk bashkohen kurrë.

Meqë fuqia e Krijuesit është prej vetes, nuk është si mjetet që krijohen prej të tjerëve. Pra atë nuk e pengon gjë.

Domethënë: Për të krijuar pranverën, për Atë, të Plotfuqishmin është e lehtë, sikur të krijonte një lule të vetme. Po t’u referohemi shkaqeve dhe ar¬syeve për të krijuar një lule, atëhere krijimi i saj bëhet i vështirë, po aq sa, sikur të krijohej një pran¬verë e tërë. Duke u mbështetur në ato që thamë, del se edhe krijimi i të gjithë njerëzve për Zotin është i njëllojtë me ringjalljen e një njeriu të vetëm. Doku¬mente për ekzistencën e Ringjalljes, prej fillimit e deri tani, më të përmendurat janë “Format” dhe “Të Vërtetat”, që janë krijuar prej vlerave të Kur’a-nit Famëlartë. Për ta pranuar më mirë zemra dhe nefsi, kjo është vetëm një parapërgatitje. Fjala e vërtetë është e Kur’anit. Sepse ajo është vetë Fjala dhe Fjala është e Atij.  Le ta dëgjojmë:

"15_12032010001614.jpg""15_12032010001617.jpg"
"15_12032010001621.jpg"

All-llahu ka argumentin më të plotë. Shiko pra gjurmët e mëshirës së All-llahut, si e ngjallë tokën pas vdekjes së saj, e s’ka dyshim se Ai do t’i ngjallë të vdekurit, pse Ai për çdo send është i Plotfuqishëm. (E harroi krijimin e vet e tha): “Kush i ngjall eshtrat duke qenë ata të kalbura?” Thuaj: “I ngjall Ai që i krijoi për herë të parë, e Ai është shumë i Dijshëm për çdo krijim.

O ju njerëz, ruanu dënimit nga Zoti juaj, sepse dridhja pranë katastrofës së kijametit është një llahtari e madhe.

Atë ditë, kur ta përjetoni atë, secila gjidhënëse e braktisë atë që ka për gjiri dhe secila shtatzënë e hedh para kohe barrën e vet, ndërsa njerëzit duken të dehur, por ata nuk janë të dehur, por dënimi i All-llahut është i ashpër.

All-llahu, që s’ka tjetër përveç Tij, pa tjetër Ai do t’iu tubojë në ditën e gjykimit, për të cilën gjë nuk ka dyshim. E kush mund të jetë më i vërtetë se All-llahu në thënie?

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 >>>