Veprat e Abdylkadrit dhe disa tj
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -2
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -1
- ATOMI
- RRETH NJERIUT
- PSE I BESOJN ALL-LLAHUT 50 PROFESORET E FAMSHEMTE EUROPES
- PËRGJIJGE PYETJEVE MATERJALISTE
- NJË JETË TJETËR
- DRITA E MENDJES
- ÇËSHTJET JETSORE
- AFORIZMA TË ÇMUAR
Poezitë: PERLAT E ZEMRËS të Abdylkadrit
- O ZOT!
- FUQIA E ZOTIT
- ÇFARË ËSHTË KUR`ANI?
- MUHAMMEDI (a.s.m.)
- VËLLAZËRIMI
- PUNO!
- SHPRESA
- LIBRAT
- O DJALË I RI!
- O NJERI!
- VËLLEZËR SHQIPTARË
- MOTRA IME FISNIKE
- VËLLEZËR TË DASHUR
- NËNAVE TË MIA FISNIKE
- KULTURA
Online Sayaç
Shpresa e katërt: Në kohën kur hyra në mo-shën e pleqërisë, për shkak të pakujdesive, shëndeti më ka lënë dhe më ka dalur nga duart. Sëmundjet dhe pleqëria më sulmojnë dhe shqetësimet e tyre më godasin në kokë, duke ma larguar tërësisht gjumin. Nuk pata fëmijë dhe pasuri që të më lidhnin me botën e përkohshme dhe me pakujdesitë e rinisë e pata humbur kapitalin e moshës. Nga frutat e tyre më kishin ngelur në duar vetëm mëkatet dhe gabi-met. Atëhere si Nijazi Misriu, duke bërtitur thashë:
“Më shkoi kapitali i moshës dhe nuk bëra fare tregti”. Kur e gjeta rrugën e vërtetë nuk kisha fare njohuri, sepse karvani kishte ikur përpara meje... Me sytë e lagur duke bërtitur i mjeri unë, vazhdova rrugën i vetëm .
Me zemër të përvëluar, unë hutaqi, nuk kisha asnjë njohuri praktike. Atëhere duke qenë në kurbet, më pushtoi një pesimizëm i hidhur dhe e shfaqa pendimin me fjalët “of”, atëhere me mallë duke kërkuar ndihmë falenderoj Zotin xh.sh., që me Kur'anin e Bekuar duke më hapur derën e një qetësie më erdhi në ndihmë. Më dha një ngushë¬llim të tillë, saqë edhe sikur të kisha pasur njëqind herë më tepër shqetësime, do të ma shpërndante errësirën. Tani o ju pleq dhe plaka të nderuar, që ju kanë filluar t'ju ndërpriten lidhjet me këtë botë dhe të shkëputen litarët që ju kanë lidhur me të, duhet ta kuptoni se Mjeshtëri Madhështor, a ka mundësi vallë të mos u flasë, të mos takohet me ne miqtë e Tij? Këtë gjithësi Ai e ka krijuar me diturinë e Tij të kulluar dhe me vullnetin e Tij ka rregulluar dhe ka hijeshuar. Me të vërtetë “siç e di Ai që krijon”; njëlloj edhe “kush flet tregon se ai di” ngaqë këtë pallat e ka krijuar për ne si një vend gostitje dhe tregtie. Me të vërtetë do t’i gjendet nje fletore që aty është shkruar se çfarë dëshiron prej nesh. Ai libër i përsosur mban mrekulli në dyzet anë dhe çdo minutë së paku në gjuhët e nje¬qindmijë njerëzve këndohet shpërndan dritë dhe gjithashtu për çdo shkronjë së paku dhjetë sevape (mirësi) na garanton dhe nganjëherë dhjetëmijë. Në këtë natën e Kadrit, ka ofruar tridhjetëmijë mirësi, fruta të xhennetit dhe shumë dritë për në jetën e varrit. E kuptuat më mirë tani, se askush nuk mund të tregojë se Kur'anin mund ta arrijë ndonjë libër tjetër. Pra Ky Kur'an i Famshëm që kemi në dorë, është Fjala e Krijuesit Madhështor të botës dhe të qiejve. Ai është Edukatori i tërë gjithësisë, sepse Madhështia Hyjnore dhe koncepti i Mëshirës së Tij, arrin kudo. Meqë Kur'ani i Bekuar është një Ferman (Dokument) i All-llahut xh.sh. dhe mi¬niera e Mëshirës së Tij, për të gjetur ilaçin e çdo shqetësimi dhe për të dalë në dritë nga çdo errësirë, mbështetiu Atij. Mos dysho se shpresat e Tij i mjaftojnë të gjithë atyreve që e kanë humbur atë.
Çelësi i këtij thesari të përjetshëm është besimi dhe bindja. Atë duhet ta dëgjojmë dhe ta pranojmë duke e lexuar apo kënduar me kë¬naqësi të madhe.
Shpresa e pestë: Në fillimin e pleqërisë, me dëshirën që të tërhiqem në vetmi dhe për të qetësuar shpirtin, vendosa që të shkoj nga kodra e “Jusha”-s, (thuhet se aty është varri i pro¬fetit Jusha a.s. që ndodhet në anën e grykës së Stambollit). Në atë kodër të lartë horizonti më tërhoqi vëmendjen. Duke soditur andej këndej, nën vështrimin e pleqërisë më doli përpara syve vegimi i ndarjes dhe i humbjes, që m'i hidhëroi ndjenjat e mia. Duke qenë në atë kodër të lartë në moshën dyzetepesë vjeçare dhe duke ndjekur gjenealogjinë e degës së kësaj moshe, e çova mendjen në shtratin e jetës, duke u nisur nga pozitat më të larta deri tek ato më të ultat. Duke parë poshtë vura re se në secilën degë janë grumbulluar kufoma të panu¬mërta, që brenda konceptimit tim ato ishin të da¬shurit e mi, të gjithë ata që kisha takuar dhe që isha njohur. Prej ndarjes me ta, më kaploi një ndjenjë e hidhur, sa që më vinte të ulërija si Fuzul-i Bagdadi, që duke menduar ndarjen nga miqtë e tij, duke gjë¬muar ka thënë:
“Kur mendoj takimin me Ty qaj.
Bërtas aq sa kam frymë në trupin tim të thatë.”
Edhe unë duke bërtitur si ai, momentalisht më arriti drita e besimit në ndihmë, si një shpresë e pathyeshme. Pra o ju vëllezër pleq dhe ju o motrat e mija plaka që jeni bërë si unë! Meqënëse ka një jetë të mbrapme dhe të paskajshme e cila është më e mirë se kjo jetë, meqënëse Krijuesi ynë është i Gjithmëshirshëm dhe i Plotmëshirshëm, duhet të mos ankohemi nga pleqëria, përkun¬drazi asaj duhet t'i gëzohemi, me një besim dhe adhurim të plotë. Pleqëria, do të bëhet si një shkak për t’u çliruar prej barrës së jetës dhe për të na dërguar të pushojmë në botëra të më¬shirshme. Hadithi i Pejgamberit (a.s.), thotë se njerëzit e shquar të racës njerëzore, janë njëqinden¬jëzet e katër mijë pejgamberë, që janë edhe specia¬listë të kësaj fushe. Disa të vërteta të besimit i kanë parë me sytë e tyre dhe disa prej bindjeve të pa¬dyshimta, të gjithë së bashku vërtetojnë se ka edhe një jetë tjetër, ku njerëzit do të shkojnë pas ringjalljes. Sepse këtë fjalë e ka premtuar Krijuesi i Gjithësisë. Profetëve u japin shtyllë edhe njëqin¬denjëzetekatër milionë evlija (njerëz të shenjtë). Këtyre iu mbështetet edhe një argument i fortë, funksionet e Emrave të Bukur (Esma ul Husna), që me tërë shkëlqimin e tyre tregojnë se është e ne¬vojshme një jetë tjetër e përjetshme. Një tjetër argument i fortë janë edhe “kufomat” e drurëve, që çdo dimër qëndrojnë në këmbë si kufoma të vde-kura, dhe me urdhërin “Kun fejekun” (bëhu dhe në çast bëhet), ato me ardhjen e pranverës ngjallen përjetojnë “Ba’thu ba'delmeutin” (gjallërohen pas vdekjes). Jo vetëm ato, por edhe kufomat e të pajetëve të panumërt të treqindmijë llojeve të kaf¬shëve dhe të drurëve, çdo pranverë i ringjallë një i Plotëfuqishëm i Pafillimtë me një llogari të madhe shpenzimesh dhe Diturie të Pastër të Tij. Ne¬vojtarët e këtyre shpenzimeve që janë shpirtërat e panumërt, i furnizon në një mënyrë të përkryer. Kështu çdo pranverë, në një kohë të shkurtër me qëndisira të përsosura e shumë të bukura dhe me mirësi të panumërta e mbulon gjithësinë, gjë që tregon për një mëshirë të përjetshme dhe një ndihmë të pandërprerë. Ekzistenca e jetës së për¬jetshme, është frut i përsosur i gjithësisë, si dhe Arti më i Bukur i Krijuesit të saj, që mban qilima me gjelbërim të përhershëm dhe lumturinë e pa-fundme që dëshirojnë njerëzit me gjithë zellin e tyre. Është ky njeri që i ka lidhur dëshirat e jetës së tij me të gjitha qeniet e gjithësisë, në një shkallë të padyshimtë besimi tek e ardhmja dhe tek jeta e përjetshme. Është e vërtetuar se ekzistenca e asaj jete është e padiskutueshme dhe se pas kësaj jete të përkohshme ajo patjetër do të vijë. Atje do të na presë një lumturi e pufundme. (Shënim)
Pra ky mësim i rëndësishëm i Kur’anit famë¬lartë, për ne ka vetëm një domethënie, besimin në jetën tjetër. Kështu duhet ta kuptosh se sa argument i fortë është besimi (imani) për ne. E kuptove se ky besim është një argument, një ngushëllim dhe një shpresë e fortë që një qind pleqëri po të mblidhen në një person të vetëm, ky ngushëllim mund t’i përballojë të gjitha.
Ne pleqtë duke thënë: “Falenderojmë All-lla¬hun xh.sh. për besimin e plotë, t’i gëzohemi pleqërisë sonë!”
Shpresa e gjashtë: Në kohën kur më hodhën në një gjendje të hi¬dhur të internimit, u veçova nga njerëzit dhe mbeta në malin e bjeshkëve me pisha të larta. Në vetminë time kërkova një dritë. Një natë hipa në majën e një pishe nga më të lartat, në majë të malit. Qën¬droja në dhomën e vogël me pjesën e sipërme të hapur dhe pleqëria ime duke iu referuar të kalua¬rës, më shfaqi tre-katër kurbete. Siç është treguar në “Letrën e Gjashtë”, atë natë në shkretëtirën e heshtur vetëm nga shushërima e pishave dhe jeho¬na që vinte prej një zëri me një ulërimë të hidhur, ia dyfishoi kurbetin ndjenjave dhe pleqërisë time. Në këtë çast më dukej sikur pleqëria ime më pëshpëriste në vesh dhe më bëhej sikur më thoshte se bota u vesh me një qefin të zi dhe dita u shndërrua në një varr. Kjo thënie më trokiste në veshin e zemrës duke më thënë: Njëlloj edhe dita e moshës tënde do të shndë¬rrohet në natë dhe dita e kësaj bote po kështu do të të kthehet në jetën e varrit, kurse vera e jetës do të kthehet në dimrin e natës së vdekjes. Në këtë çast nefsi im u çorodit dhe tha:
“Unë kam pesëdhjetë vjet në kurbet dhe jam ndarë nga atdheu im. Veç kurbetit dhe atdheut, mua më ka hidhëruar edhe ndarja nga dashamirët e shumtë, si dhe të qarat për ndarjen e tyre nga kjo jetë. Pleqëria po më paralajmëron se po vjen dita që do të ndahemi nga kjo botë e përkohshme. Hidhërimi i tepërt më bëri që ta harroj vetminë e kësaj nate, këtu në malin e lartë. Gjendja e kurbetit së bashku me problemet e tjera që më kishin rënë në kokë, si dhe ky hidhërim i mpleksur me të tjerët, më detyronin që të përpiqesha të gjeja një shpresë shpëtimi. Në këtë moment ngushëllimin e ndjeva tek besimi në një Zot xh.sh. të Vetëm, si një miqësi që më garantoi se edhe sikur gjendja ime të bëhet edhe njëmijë herë më keq, përsëri shpresa do të më mjaftonte për ta përballuar”.
Pra o ju të moshuar! Krijuesi ynë është i Plot-mëshirshëm dhe për ne nuk ekziston kurbeti. Meqenëse ekziston Ai, çdo gjë tjetër ekziston. Kjo botë nuk është një mjet i kotë, pra malet dhe shkretëtirat nuk janë pa vlerë ashtu siç duken, por janë të mbushura plot e përplot me robërit e Tij. Përveç robërve të vetdijshëm që ndriçojnë nga Drita e Tij duke i shërbyer, janë gurët dhe drurët, që për ty bëhen dashamirë të sjellshëm. Ato me gjuhën e heshtur të tyre mund të bisedojnë me ne dhe të na argëtojnë. Pra të barabarta me sasinë e numrit të të gjitha qenieve dhe me sasinë e ger¬mave të këtij libri të gjithësisë, ekzistojnë fakte për ekzistencën e Tij. Kjo e vërtetë provohet edhe me sasinë e sendeve të gjalla, si të ushqimeve dhe mirësive, që nuk janë gjë tjetër veçse shkëlqime të Mëshirës dhe Ndihmës së Tij. Të gjitha sa thamë, janë dëshmi që na tregojnë praninë e
All-llahut xh.sh., që është i Plotfuqishëm, Mjeshtër dhe Krijues që na mbron vazhdimisht me funksionin e Mbrojtësit Bujar, të Dashur dhe të Butë. Për të hyrë nën Protektoratin e Tij, na duhet një ndihmës i pranueshëm, siç janë dobësia dhe varfëria jonë. Këto cilësi të bukura shfaqen pikë¬risht në kohën e pleqërisë. Prej kësaj pleqërie që të sjell pranë Zotit xh.sh. nuk duhet të ankohesh, përkundrazi, ndoshta prej saj të gëzohesh.
Shpresa e shtatë: Në fillim të pleqërisë, kur të qeshurit e Saidit të vjetër u kthye në të qarët e Saidit të ri, adhuruesit e kësaj bote më konsideruan si Saidin e së kaluarës dhe më thirrën në Ankara. Shkova. Ishte aty nga fundi i vjeshtës. Hipa në kalanë e Ankarasë dhe vura re se ajo ishte më e moshuar se unë dhe ishte rrënuar. Ajo m’u paraqit si një gur i historisë së lashtë. M’u duk sikur aty lexova ple¬qërinë e stinëve të vitit, timen, të sajën, të racës njerëzore, të shtetit të osmanllinjëve të famshëm, vdekjen e kalifëve dhe plakjen e kësaj bote. Të gjitha sa konstatova, më futën në një shqetësim të hidhur dhe fillova të mendoj dhe të imagjinoj lu¬menjtë e kohës së kaluar, si dhe malet e së ardh¬mes. Brenda mureve të errësirës së pleqërisë, m’u shtua edhe ajo e gjendjes në Ankara, që më mbuloi krejt me errësirë (Shënim) dhe mendoja se si të shpëtoja.
Duke pritur shpëtim nga e djathta ajo m’u duk si një varr i stërmadh ku preheshin, babai, fisi dhe e tërë raca ime. Në vend që të ngushëllohesha, u trishtova më tepër. Për të gjetur ngushëllim, shi¬kova në të majtë (të ardhmen). Ajo për mua dhe shokët e mi dhe të gjithë brezat që do të vijnë, m’u duk si një varr i madh i kredhur në errësirë. Nuk m’u duk aspak e dashur, por si një armik i trish¬tuar.
Kështu rrugëzgjidhjen, nuk e gjeta as në të djathtë dhe as në të majtë, por në të sotmen. Pabesia historike e ditës së sotme, m’u duk sikur ma bëri trupin gjysëm të vdekur, që vuan sikur po jep shpirt dhe m’u paraqit si një arkivol, ku do të vendosej kufoma ime.
Mbasi mbeta i pashpresë e ngrita kokën edhe nga kjo anë që të shoh majën e pemës së moshës time. Pashë se kjo pemë kishte vetëm një frut, ku¬fomën time. Duke u sjellur për nga vetvetja, qën¬droja në majën e saj dhe kjo pamje nuk më dha kurrfarë ngushëllimi. Për të parë rrënjën e moshës time, e ula kokën poshtë dhe pashë se dheu i koc¬kave të mia ishte ngatërruar me atë të fillimit të jetës time. Po e shkelja me këmbë dhe nuk gjeja dot asnjë shpresë, përkundrazi m’u shtuan brengat. U detyrova ta kthej kokën prapa. Pashë se kjo botë e pathemeltë dhe e përkohshme po rrokulliset në lumenjtë e asgjëshmërisë dhe në errësirën e zhduk¬jes. Duke kërkuar ilaçin e brengave të mia, plagët m’u spërkatën me helm. Edhe pse më dha zgjidhje, u drejtova përpara dhe pashë se dera e varrit ishte hapur në drejtimin tim, si një gojë që donte të më përpinte. Pas saj në largësi dukeshin karvanet në një bulevard të gjerë, që vraponin për në përjetësi.
Për të përballuar shqetësimet e këtyre gjashtë anëve, pikëmbështetja dhe arma e mbrojtjes që kisha në duar, ishte vetëm një vullnet i pakët. Për armiqtë e shumtë dhe veset e dëmshme, kjo armë e njerëzimit që është ky vullnet i pakët, është i mangët, i dobët dhe jo krijues. Nuk ka asnjë mun¬dësi tjetër përveç fitimit të punës së vet. As që mund të kthehet nga e kaluara për të larguar hidhërimet dhe as që mund të kalojë nga e ardhmja për të prerë frikën që vjen nga ajo anë. E pashë se nuk kisha asnjë farë aftësie të saktë ndikimi, që të më plotësojë qëllimet që kisha, apo të më shmangë nga hidhërimet që më shqetësojnë pandërprerë. Në kohën që përpëlitesha për të shpëtuar nga gjendja e tmerrshme e shqetësimeve ku kisha rënë dhe errë¬sirave të pashpresa, në çast më erdhi në ndihmë besimi, që shndriti nga qielli i Kur'anit të Bekuar. Ky besim të gjashtë anët e trishtuara aq shumë m'i shndriti, saqë edhe sikur ato gjendje të trishtuara dhe të errëta të shumëfishoheshin njëqind herë, përsëri për t’u dalë ballë atyre, ajo Dritë do të mjaftonte. Ato momente të trishtuara, një nga një m'u shndërruan në ngushëllime dhe momente mi-qësore. Kështu besimi shumë qartë na e nxori në shesh dhe na e zhduku perden e errësirës së të kaluarës, që dukej si një varr i madh dhe e ktheu në një kuvend miqsh të nderuar dhe në një tubim të dashamirëve. Besimi më bindi shumë qartë se ar¬dhmëria nuk është siç e tregon pamja e shkujdesur në formën e një varri të madh, por një vend i dashur ku do të shkojmë në gosti të ftuar nga ana e Mëshirplotit, në pallatin e lumturisë. Besimi me dritën e Kur’anit padyshim, më bindi se e sotmja ime nuk është ashtu si më dukej nën shikimin e pakujdesshëm, në formën e arkivolit, por kjo e sotme është si një dyqan, për tregtinë e jetës së përjetshme dhe si një vend i gostitjeve të shkël¬qyera nga i Gjithmëshirshmi. Besimi më parashtroi shumë qartë se nuk është siç m’u shfaq nga pakujdesia, që kufoma ime varej në majën e pemës së moshës time, ndoshta shpirti im është kandidat i jetës së pafundme, si dhe i nderuar me lumturinë e përjetshme, që duke ndërruar jetë do të më nxjerrë nga strofkulla e vjetër e trupit, për të më shëtitur nëpër yjet e ndritur. Besimi më bindi shumë mirë se dheu i krijimit tim me kockat e mia, nuk do të shkelet me këmbë si një kockë e zhdukur, ndoshta ai është një perde që mos ta shohim derën e sallonit të parajsës.
Besimi me shumë saktësi më bindi se cila është fytyra e qartë e kësaj bote, e cila nuk është siç e tregon pakujdesia e mëparshme kur thotë se rroku¬lliset në errësirën e gjithmonshme të asgjësë Be¬simi me sekretin e Kur'anit, ma tregoi se rruzulli i tokësor që në pamje duket sikur rrokulliset në errë¬sirë, në të vërtetë ai shpreh kuptimin se e ka sosur detyrën. Rezultatin e tij e ka lënë në disa mesazhe të All-llahut xh.sh. dhe në faqet e ndritura të Librit të të Patëmetit.