E teta: Në këtë botë dashamirësinë që ke treguar për të kujtuar Emrat e Bukur, është një arë dhe një pasqyrë e atyre Emrave. Përballë kësaj dashurie, në jetën tjetër i bëhet një xhennet i përjetshëm. Në këtë botë janë treguar vetëm hi¬jet e Emrave të Bukur, po atje do të tregohen krejtësisht, me një mjet të përkryer, frutet e dashurisë së kësaj bote që ke dashur si një arë e Ahiretit, një arë që pjek vetëm fruta të xhennetit dhe kështu veprimtaria jote do të të bëhet fidan për në xhennet. Veset dhe dëshirat e njerëzve këtu duke qenë si një fidan i vogël, do të lulëzojnë në xhennet në një formë më të bukur. Në këtë botë aftësia e njeriut duke qenë në formën e një fare të vogël që lulëzon shije të shumëllojshme, atje do të jepen xhennetet si shpërblim, ngaqë në këtë botë e ke përdorur në vendin e duhur dashamirësinë. Këto që treguam janë forcuar me transmetime të hadi¬theve dhe shenja të Kur'anit, se kështu e nevojit Mëshira dhe Gjithëdija e Pastër e All-llahut xh.sh.. Meqenëse ty nuk të përfshin krimi që thotë se të adhurosh botën është faj kryesor, ndoshta ti botën e ke dashur sepse aty përfshihen dhe pasqyrohen Emrat e Bukur dhe jep prodhimin e jetës tjetër.

Ti e ke dashur këtë botë me mendimin që të bësh një adhurim dhe duke soditur ke kujtuar Atë, duke kultivuar në këtë mënyrë detyrat e kësaj bote. Duke dashur botën, me këtë mendim ke adhuruar All-llahun xh.sh.. Pra Mëshira dhe Gjithëdija e Zotit xh.sh. e bën të nevojshme, që të marrësh një shpërblim sa e gjithë kjo botë. Përsëri duke e da¬shur jetën e pastajme, këtu ke dashur “arën” e saj dhe ke pasqyruar dashurinë për All-llahun xh.sh. dhe Emrat e Tij. Me të vërtetë kjo vepër e do një shpërblim sa kjo botë. Ajo nuk është gjë tjetër vetëm se një xhennet shumë më i bukur se sa kjo botë që jeton.

Pyetje: Çfarë vlen gjithë ai xhenet madhështor?

Përgjigje: Sikur të ishte e mundur, me shpej-tësinë e imagjinatës, kishe ecur nëpër yje dhe do të kishe thënë, që të gjitha botërat janë të tuat. Shoqëria e melekëve, e njerëzve dhe e krijesave, këtë gjykim nuk do ta trazonin ty.

Kështu: Po qe se ai xhennet do të ishte plot me krijesa që e hijeshonin, mund të thoshe se ishte i yti, sepse nuk të bëhet kush pjesëtar në kënaqësinë tënde. Në një hadith të Pejgamberit (a.s.) thekso¬het: “Disa xhennetlinjëve do t’u jepet një xhennet në gjerësinë e pesëqind vjetëve”. Sekreti i kësaj të vërtete është treguar në “Fjalën e njëzetetetë” dhe në “Shkëlqimin e sinqeritetit”. E nënta: Evlijatë janë bashkuar në këtë pikë se fruti i besimit dhe i dashamirësisë ndaj All-llahut xh.sh., njeriut i garanton takimin me All-llahun xh.sh., që për¬bën edhe vlerën e patregueshme. Lumturia e njëmijë vjetëve të kësaj bote nuk vlen sa një “orë” e xhennetit, por edhe njëmijë vjet të jetës së xhennetit nuk vlejnë sa një orë e takimit me All-llahun xh.sh. (Shënim)

Tani e kuptove se çfarë na garanton besimi dhe dashamirësia ndaj All-llahut xh.sh., të saktësuara qartë në lajmin që na ka dhënë Kur'ani dhe Hadithi i Pejgamberit (a.s.). Në vetën e tij secili me një zell të madh ka merak për ta parë Sulejmanin Alejhis¬selam (një person i famshëm që është me një përsosmëri të jashtëzakonshme). Çdokush ka me¬rak për ta parë, Jusufin Alejhisselam, që ka qenë me një hijeshi të posaçme. Çdo njeri a nuk ka vallë dëshirë t’i shohë përsosmëritë e xhennetit, që janë me mijëra herë më të larta se ato të kësaj bote? Dihet se përsosmëria e xhennetit është vetëm një shkëlqim prej bukurisë dhe përsosmërisë së Zotit xh.sh.. Se sa dëshirë duhet të kesh për ta parë Atë, për ta dashur, për t’u bërë merak dhe për ta kërkuar, nuk mund të krahasohet me asgjë.

"14_11032010235038.jpg"
"14_11032010235042.jpg"

LETRA E SHTATËMBËDHJETË( )

Një ngushëllim për ata të cilëve u kanë vdekur fëmijët

"14_12032010000138.jpg"

I nderuari vëllai im i jetës së amshuar, Z. Hafiz Halid!    

Vëlla i dashur, vdekja e djalit tuaj më hidhëroi shumë! Sundimi i takon All-llahut. Gjykimit dhe Sundimit të Tij duhet t’i nënshtrohemi! I lutem Zotit, që të të japë durim dhe vdekja e djalit tuaj të bëhet për ju një dhimbje e dobishme. Për ty dhe për të tjerë njerëz të devotshëm, po jap një lajm të madh dhe njëkohësisht një ngushëllim të vërtetë. Për këtë le të hedhim vështrimin tek këto pesë pika, që shërbejnë edhe si këshilla:

Pika e parë.

"14_12032010000142.jpg"

Sekreti i këtij ajeti do të thotë: Bijtë e mysli-manëve që vdesin para se të hyjnë në moshën madhore do të mbeten si fëmijë të parajsës për-jetësisht. Prindërit nëse e fitojnë parajsën, do të jetojnë pranë fëmijëve të tyre të dashur. Ata do të jetojnë me të gjitha gëzimet dhe kënaqësitë e atjeshme. Të përkëdhelësh fëmijët është një dhu¬ratë e çmuar për kënaqësinë tënde. Parajsa është pikërisht vendi i kënaqësive. Në qoftë se në këtë jetë të përkohshme do të dëshirosh të përkëdhelësh një fëmijë, duke përballuar për shumë vjet me radhë vështirësitë më të hidhura të kësaj bote, në jetën e Përtejme kënaqësitë e pastra do të jenë shu¬më herë më të mëdha dhe do të shijohen për miliona vjet. Kurrfarë kënaqësie tjetër nuk mund të zërë vendin e saj. Zoti me këtë Ajet përhap një lajm dhe një myzhde.

"14_12032010000145.jpg"

Pika e dytë. Një herë një njeri ishte i burgosur. Pranë i çojnë fëmijën e tij të dashur. Babait fatkeq prania e fëmijës ia shtoi dhe ia dyfishoi hidhërimin dhe përmallimin. Kryetari i dërgon një lajmëtar të burgosurit, që t’i thotë: “Fëmijën tënd, që është një prej pjesëtarëve të popullit tim, do ta marr pranë vetes dhe do ta vendos të jetojë në një vilë të bukur. Babai i mjerë qan duke bërtitur: “Ngushë¬llimin dhe qetësinë që më jep djali im, s’mund të ta jap ty!” Shokët e tij i thanë: “Shqetësohesh kot. Po qe se të dhimbset djali, gëzohu që s’do të rrijë me ty në këtë burg të zi. Ai ka fatin që të jetojë me Mbretin në një vilë të bukur, i kënaqur. Kur ti për vete jeton i burgosur dhe i shqetësuar, pse nuk gëzohesh që djali yt mos të të mbetet në këtë burg së bashku me ty?! Përveç shqetësimeve që ke do të të shtohen edhe ato të djalit dhe do të vajtosh më shumë. Dërgoje atje, se ka një mijë dobi. Krye¬sorja është se do të fitojë mëshirën e Mbretit dhe ti mund të mbështetesh tek ndihma e Tij. Mbreti patjetër do ta dojë dhe për hir të kësaj dashurie, ndoshta një ditë do t’ju bashkojë. Ai po përpiqet që djalin të mos e lërë me ty në burg, bile më vonë ty do të të takojë me të te vila, në Mbretërinë e Tij. Ai me siguri nuk do ta sjellë djalin tek ty, por do të të çojë ty tek djali, në vilën madhështore. Atje ju do të takoheni përgjithmonë. Për të ta realizuar këtë dëshirë ka një kusht: Ti duhet t’i përulesh Mbretit!”

O vëllezër! Kjo që treguam shërben për të gjithë besimtarët myslimanë. Kur ndodh që t’ju vdesin fëmijë, duhet të mendoni: Ky fëmijë nuk ka faje dhe mëkate, gjithashtu Krijuesi i Tij është një Fisnik i Madh dhe i Gjithmëshirshëm. Zoti xh.sh. e mori prej burgut të zi dhe të mje¬rueshëm të kësaj bote për ta çuar në parajsën e “Firdeusit”. Sa mirë!

Mendo se fëmija yt po të qëndronte në këtë botë, në një farë mënyre ti nuk e parashikoje dot se si do të ishte jeta e tij në këto kohëra të vështira. Prandaj, mos u dëshpëro për atë që të ka ndodhur!

Thuaj: “Nuk po hidhërohem shumë, sepse po ta kisha këtu para syve, për shumë vjet dashuria ime për të do të kalonte nëpër rrugë të vështira dhe të hidhura njëkohësisht. Po të bëhej i mirë, i ndershëm dhe i aftë, ai edhe mund të më ndih¬monte në këtë jetë. Por me vdekjen e tij të para¬kohshme dhe pa mëkate ai për vete e ka siguruar njëmijë përqind parajsën. Veç kësaj ai më garanton që kur të takohemi atje, në atë vend plot kënaqësi, do të shijojmë dhjetëmijë vjet dashuri fëmijërore”. Vetë të qenurit e tij në atë banesë bën të mundur që nga kënaqësitë e përkohshme të fitosh ato të për¬jetshmet. Në të vërtetë, kush fiton dobinë e madhe të jetës së mëvonshme, nuk hidhërohet dhe nuk vuan në këtë jetë. Humbet një dobi, për të cilën nuk është i sigurt dhe e përqëndron mendjen dhe shpresën për të ardhmen e Përjetshme.

Pika e tretë. Fëmija yt i vdekur ishte robi, kri¬jesa dhe dhurata e Zotit të Gjithmëshirshëm. Ai u ka dhënë prindërve fëmijën, këtë dhuratë të çmuar si trashëgimtar. Kësaj krijese të brishtë i ka vënë nënën dhe babain si kujdestar. Përkundër shërbi¬meve të prindërve Ai ka dhënë “shefkatin” (më¬shirën), si shpërblim të menjëhershëm e të ëmbël nga Mëshira e Tij, për të qenë të dhimbshur ndaj fëmijës së tyre. Meqenëse fëmija juaj në njëmijë, nëntëqind e nëntëdhjetë e nëntë i përket All-llahut të Plotfuqishëm, do të thotë se Ai e trajton atë sipas Mëshirës së Tij të Gjithdijshme. Tani ti që ke fare pak pjesë në të përkundër Zotit që është Pronar i vërtetë, a të ka hije të ankohesh? Mos e humb shpresën dhe mos ulëri! Jo, jo, ty nuk të ka hije, sepse kjo gjë u shkon për shtat vetëm atyre që kanë rënë në errësirën e mosbesimit.

Pika e katërt. Pra, po të mos ekzistonte jeta e Përjetshme, për hidhërimin dhe humbjen e shp¬resës do të kishe një farë të drejte. Meqenëse kjo botë është një bujtinë e përkohshme, atje ku ka shkuar fëmija yt do të shkosh edhe ti, edhe ne të gjithë. Kjo vdekje nuk është një fenomen i rrallë, vetëm për fëmijën tënd. Kjo është një rrugë, një bulevard i vazhdueshëm dhe ndarja jote nga fëmija nuk është e përjetshme. Në të ardhmen, në parajsë do të ribashkoheni dhe do të bashkëjetoni. Ty të takon të thuash: (Sundimi i takon vetëm All-llahut xh.sh.), fëmijën Ai ma dha dhe Ai ma mori! Përveç atyre që janë zhytur në errësirën e mosbesimit, neve na takon të falenderojmë dhe të durojmë duke thënë: “Elhamdulil-lahi ala kul-lihalë”. Pika e pestë. Shefkati (mëshira) është një nga dhuratat më të përkryera hyjnore që ka dhënë Zoti si mjet ndri¬çimi në zemrën e nënës dhe të babait. Aq e madhe është kjo mëshirë, saqë ata i shtyn të sakrifikojnë edhe jetën për vogëlushët e tyre. Ajo është më ndikuese se dashuria e të dashuruarve. Pikërisht kjo mëshirë shërben si shkak për t’i afruar shumë më shpejt me Zotin xh.sh.. Dashuria artificiale pas shumë pengesave mund të shndërrohet në dashuri të vërtetë, kur e gjen Zotin Madhështor. Njëlloj edhe “shefkati” (mëshira) e prindërve pa asnjë pengesë të shërben si një mjet i pastër për t’u lidhur me

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 >>>