Poezi
SHPRESA
Moskujtesa është ajo që të bën dembel.
Të pashpresit i ndalet jeta në vend,
Pa të, kurrë s’mund të bësh asnjë send.
Shpresa është cilësia që të shpëton,
Me të shumë kënaqësi i përjeton.
Në saje të saj arrin në vendet e larta,
Me të mund të hapësh portat e arta.
Shpresa ty të nxit që të përparosh,
I thyen pengesat që të mos mbarosh.
O mik i dashur! Mos e humb shpresën,
Bindu tek All-llahu e mos e humb besën.
Ajo është shkak që të kesh sukses,
Për këtë jetë dhe për ditën kur vdes.
Shpresa ndriçon jetën tamam si dielli,
Asaj i qëndron larg vetëm teveqeli.
Mos u bë dembel, mos jeto me turp,
Ngjitu fort pas shpresës, atë mos e humb.
Kurrë mos harro se shpresa është shpëtim,
Kush e humb atë, mbetet nën ndëshkim.
Pra, shpresa është burimi i çdo mirësie,
Me të mund t’i bësh ballë çdo vështirësie.