Poezi
NËNAVE TË MIA FISNIKE
Pa fare interes me shpirt po shërbeni.
Me mëshirën tuaj s’mund të bëhet rival,
Po shërbeni fëmijëve fare pa u ndal.
Ndërsa përballoheni me të kundërtën e saj,
Që ju ndëshkojnë djemtë tuaj hiç pa faj.
Nëna po vajton se shumë brenga ka,
Djali e hedh në vetmi, nuk sheh a ka a s’ka.
O nënë fisnike! Ke hasur ku s’e ke pritur,
Që do të përballohesh me to nuk e ke ditur.
Djali nxori nënën në vendbanim azili,
Një tjetër ardhmëri nëna e priste me zili.
Nënë e pafat e rriti fëmijën me shpirt,.
Djali ato e hedhi në vendin fare pa drit.
Nëna qan me vaj, djali po kërcen si hor,
Vjen dita e pyesin, nënën ku e çove me zor?
Nëna u përball me djemtë fare të pabesë,
Për ta nëna vraponte me plot ngarkesë.
A e priste këtë kur e përkundi në djep,
Tani djali zgjerohet e nëna në një cep.
O nëna ime fisnike që je heroinë e mëshirës,
Adhuro All-llahun se Ai është Mëshirëbërës.
Ju prindër që përpiqeni pa pritur pagesë,
All-llahu jua paguan me xhennet-ul firdeusë.