Poezi
DY FJALË PËR ZOTËRI MUSLIH VERBANIN
Mes personave të shquar të trojeve në Ballkan.
I ka përmbledhur të gjithë cilësitë e mira,
Me punë ka mundur t’i zotëroje sendet e vyera.
Moral, sakrificë, nder, respekt e autoritet.
Nuk ia shtoj, por tërësisht janë të vërtetë.
Ky person në dobinë e muslimanëve vrapon,
Gjithnjë vetëm për popullin e tij kontribuon.
Ka mundur t’i ngadhënjejë zemrat e atdhetarëve,
Se nuk është egoist, por mban dertet e të tjerëve.
Kur ka nevojë, bëhet komandant i ushtrisë,
Vjen rasti s’dallohet nga punëtori i bujqësisë.
Ka studiuar që të shpëtojë nga injoranca,
Që ta refuzojë modën që ka ardhur nga Franca.
Ka mundur të marrë shkencën e vërtetë të Islamit,
Që ka buruar nga shkenca e pashoq e Kur’anit.
Sepse Ai është libër udhëzues i trupit tonë,
Në ligjet e njerëzve këto cilësi fare nuk janë.
Zotëria i plotëson mangësitë e moralit të popullit,
I refuzon të gjitha traditat e huaja të skrupullit.
Sepse pikësynimet e zotëri Muslihut janë të larta,
Ai nuk merret me çfaredo sende por me të arta.
Për këtë e urojmë se ka hipur në majën njerëzore,
Se njeriut nuk ika hije të mbetet në kore.
Zotëri Muslihu, mënjanë si komandanti ushtrisë
Në tjetrën anë ka fituar karrigen e myftinisë.
Së pari, duke u kujdesur, adhurimet i zbaton,
Pastaj, del para popullit të vërtetat i radhon.
Zotëri! All-llahu të shtoftë diturinë e aftësinë.
Familjes qetësinë, rehatinë, fatin e mbarësinë
Fëmijëve aftësinë që ta bëjnë ardhmërinë dritë.
Të përparojnë duke lëvizur në rrugën e Ruajtësit
O vëlla! InshaAllah All-llahu të ndihmon.
Atje, All-llahu ka me të kënaq gjithmonë.
Vëllai i tij Abdulkadir HAKTANËR