Poezi
SI VEPRON BESIMTARI
Çdo besimtar ai e do si me e pas vëlla.
Jeton duke zënë vend në zemër të popullit,
Kur rivalizon me moral i del para çdo sokoli.
Ai është si ata që e kanë hijeshuar historinë,
Është shembullor për çdo person dhe njeri.
S’mund të tregohet se çfarë respekti ai meriton,
Mirëpranimin e secilit njeri, ai e përfiton.
Ai është një simbol i mirë për të gjithë popujt,
Këta njerëz janë shembull për çdo shekull.
Nderin e tij e pranojnë edhe banorët e qiellit,
Se ky person po ndriçohet nga Dielli i diellit.
Duke shmangur, e dëbon errësirën e vjetër,
Atë, përveç fesë, nuk e ngop dashuri tjetër.
I ul zërat e sulmeve të goditjes materialiste,
U del para me fjalë e me shkrime njerëzve të pistë.
Ai gjithnjë është largpamës, nuk është i trashë,
Ec me veshje shembullore si ndonjë pashë.
Interesohet për njerëzit e tjerë, nuk është egoist.
Është fetar i devotshëm, e jo socialist.
Bukuritë e fesë islame tek ai duken qartë,
Morali i njerëzimit nuk ka fund e skaj.
Punon më shumë se të tjerët edhe për këtë jetë.
I praktikon urdhrat e fesë edhe kur është vetë.
O vëlla qëndro, se afër e ke ditën e gëzimit
Ti, pas vdekjes, do të marrësh letrën e çlirimit.
Meriton shpëtimin nga tortura e xhehenemit.
Pastaj do të kënaqesh me lumturinë e xhenetit.
Sepse ke mundur të largohesh nga ndalesat e Zotit,
Ky është fitimi i mos shpërdorimit të motit.
Ke ditur se, përveç moshës, s’ke pasur tjetër pasuri
Në jetën tjetër do të përballesh me shumë lumtur.