sepse ai, duke gatuar kombin me fenë, ka bërë një brumë të shijshëm. Njeriu duke lexuar poezitë e tij, habitet se si ai e ka bashkuar sinqeritetin dhe emocionet bashkë me artistiken.” “Në qoftë se bëjmë fjalë për Turqinë, Mehmet Akifi ka mundur të zërë vend në zemrën e secilit besimtar turk. Ai, me dijen e tij artistike, ka mund ta fitojë respektin tonë dhe çdo turk që është besimtar është mirënjohës ndaj tij.” “Akifin e shohim si një person gjenial përpara të cilit duhet të përulemi.  Libri poetik i Mehmet Akifit “Safahat” është plot me frymëzimin e  shpirtit të fesë islame.” “Ky poet i madh, duke soditur krijesat e All-llahut në natyrë, lulet, drurët etj., në çdo krijesë ka parë fuqinë e Zotit dhe ato i ka paraqitur nëpër shkrimet e tij me fjalë tepër interesante. Akifi ka mundur të shohë vendet më lart se majën e minares së xhamisë së Sylejmanijes dhe më lart se malet e Himalajës.”
 
“Unë deri më sot, kam lexuar poezi si të dijetarëve të lindjes, njësoj edhe të dijetarëve të perëndimit, por përsosmërinë e poezive të Mehmet Akifit nuk e kam hasur tjetërkund. Për të shkruar poezitë e Akifit nuk mjafton vetëm dija poetike.” “...Poeti i Allahut! Të Allahut nuk janë vetëm dëshmorët, ka edhe poetë të cilëve Allahu u ka dalë zot.” “Para nesh janë disa zëra muzikorë. Prej tyre, zëri më i pastër, më i suksesshëm, më i shkëlqyeshëm, zëri që i ngazëllen shpirtrat e popullit dhe që e mbron nderin e popullit besimtar, është zëri i Mehmet Akifit.” “Jeta e Mehmet Akifit është një poezi, shumë më e madhe se poezitë e tij.” “Bukuria e poezive të Mehmet Akifit është e qartë sa bukuria e diellit.” “Ai është një prej krijuesve tanë që në ditët më të zeza të popullit tonë, me poezitë e tij e ka forcuar besimin dhe shpresën tonë. Ai, me gjithë veprën e tij, ka jetuar nëpër buzët tona dhe ka mundur të zërë vend nëpër zemrat tona.” “Libri poetik i Mehmet Akifit “Safahati” do të valëvitet shumë shekuj në horizontet e vendeve të lindjes.”
 
         Së fundi, e përgëzojmë dhe e urojmë autorin e këtij libri, hoxhën e nderuar Abdylkadër Haktaner, për kontributin e tij të shquar dhe punën e tij të palodhshme për lartësimin e fesë islame. Le të shërbejë ai si një shembull nxitës dhe frymëzues për të gjithë të tjerët që, edhe pse në moshë të shtyrë, përpiqet me të gjitha mënyrat, madje me shpenzimet e tij personale, që të kontribuojë për përçimin e mesazhit të fesë islame tek të gjitha shtresat e shoqërisë, sidomos tek rinia islame,

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 58 59 60 61 62 63 64 65 66 67 68 69 >>>