30- Çështje e dobishme ,“sadakë” (lëmoshë që u jepet të varfërve), është që njeriu t’ia mësojë edhe njerëzve të tjerë atë që di.

31- Në jetën tjetër më së shumti do të pendohen ata dijetarë që nuk i kanë praktikuar ato që kanë ditur.

32- Një dijetar, prej dijes së të cilit bëjnë dobi edhe tjerët, është më i dobishëm se njëmijë të padijshëm që i bëjnë ibadet All-llahut.

33- Përmbi ju do të vërshojnë intrigat si lumenj dhe do t’i përpijë të gjithë ata që bëjnë ibadet. Prej tyre do të shpëtojë vetëm dijetari që ka praktikuar dijen e tij.

34- Dituritë e dobishme janë malli i muslimanëve. Ai që i ka humbur ato, le t’i marrë ku t’i gjeje dhe le t’u dalë zot atyre.

35- Edhe sikur dija dhe shkenca të jenë në Kinë (shumë larg), shkoni dhe merreni atë.

36- Kërkojeni dijen nga djepi deri në varr.

37- Dija është një thesar, çelësat e të cilit janë pyetjet. Pyetni nëse doni të mësoni dhe të arrini mëshirën e All-llahut. Prej një pyetjeje mund të përfitojnë sevap katër vetë: pyetësi, përgjegjësi, ai që dëgjon dhe e mëson, dhe ai që i praktikon ato dije.

38- Kush i praktikon ato që di, All-llahu i mëson atij edhe ato që nuk di.

39- Kush i kalon dy ditë njësoj, ai është në humbje d.m.th çdo ditë duhet t’i shtoni diçka dijes suaj.

40- Nxënësi lëviz mbi shpatullat e melekëve-të engjëjve. Domethënë në çfarëdo shkence që studion një nxënës, të teologjisë apo ndonjë shkencë ekzakte dhe nuk i braktis ibadetet e urdhëruara nga All-llahu xh.sh., ai lëviz mbi shpatullat e melekëve . (Kutubi sitte)

Është shumë interesante se sot mjekësia, për studimin e organizmit të njeriut, ka krijuar 50 degë specializimi. Këta profesorë dhe doktorë të mjekësisë hulumtojnë për 20-30 vjet vetëm degën që ka marrë për të bërë specializimin dhe prapë, nga mendjemadhësia e tyre, nuk mund t’iu afrohesh pranë. A e dini çfarë thonë këta profesor-doktorë: Këto sende që kemi studiuar deri më tani, i ka krijuar I Çmenduri: Domethënë: Natyra qorre, shurdhe e pavetëdijshme e ka krijuar këtë njeri. Ma tregoni a nuk është i turpshëm ky mendim i tyre? E falënderojmë Allahun që veprat e Risale-i Nurit janë bërë shkak që, në të gjithë botën, shumë mjekë janë bërë besimtarë, por megjithatë ka ende prej tyre që e mohojnë All-llahun.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 58 59 60 61 62 63 64 65 66 67 68 69 >>>