Në qoftë se s’gjendet forca elektromagnetike, s’formohet as atomi. Dhe nëse nuk ekziston forca tërheqëse, s’do të ekzistonte bota e s’do të kishte diell. Shkurtimisht në qoftë se mungon njëra prej këtyre forcave, do të thotë fundi i gjithësisë. Por edhe sikur tek njëra prej tyre të kishte një pikë të dobët ose një llogaritje gabim, do të arrijmë në të njëjtin përfundim.
Sigurisht këtu duhet të marrim parasysh edhe vogëlsinë e atomeve. Në qoftë se supozohet se në një cm kub (cm3) ajër do të gjendeshin pesë milionë atome, do të kuptoheshin më mirë fshehtësitë e atomeve dhe krijimi i gjithësisë prej atomeve".
Një veçori që ka përcaktuar shkenca rreth veprimit dhe llojit të atomeve, vazhdova ta shpjegoja me një shembull nga profesioni im:
"E zëmë se jam mësues i një klase. 15-20 nxënës flasin me njëri-tjetrin dhe të gjithë zërat e tyre me anë të atomeve arrijnë tek ne me shpejtësi dhe pa u ngatërruar. Të njëjtat atome, sjellin në klasë rrezet e diellit, nxehtësinë dhe shtatë ngjyrat. Edhe nxehtësia që del nga soba përhapet nëpërmjet atomeve. Në të njëjtin çast nga larg mund të keni dëgjuar një radio, një zhurmë në hapësirë ose një zë zileje. Kjo punë është detyrë e çdo njërit prej atomeve.
Në qoftë se klasën tonë e rrethojnë njëqind mijë njerëz, të gjithë këta në qoftë se na thërrasin me tone të ndryshme, me dialekte dhe gjuhë të ndryshme, të njëjtat atome këto zëra i transportojnë pa i ngatërruar me njëri-tjetrin dhe me të njëjtën shpejtësi.
Në qoftë se dëgjojmë për një moment se një njeri i gjallë, i mençur dhe i ndërgjegjshëm, bën përnjëherësh pesë-gjashtë punë, si p.sh. kur flet me njërin të dëgjojë tjetrin, në të njëjtën kohë të shkruajë dhe në mendje të zgjidhë ushtrime të ndryshme, menjëherë lajmërojnë se ky është rekordmeni i botës dhe e vendosin në faqet e para të gazetave. Një atom i vogël pa shpirt, pa mendje, pa sy dhe pa dije, në të njëjtin moment të bëjë mijëra punë pa i ngatërruar dhe t’i bëjë në formë të mrekullueshme! A s’është një gjendje kjo që i bën të logjikojnë mendjet?
Kujt i përket ajo fuqi që nga një atom i vogël të zotërojë fuqinë deri në galaktikat fantastike? Kujt i përket ajo forcë që i ka vendosur me llogari të përsosur dhe i vë në veprim ato? Kujt i përket ajo fuqi që ka vendosur sistemin e gjithësisë dhe që drejtohet me një forcë dhe një ekuilibër me dije pa fund?
Këtë llogaritje marramendëse cila rastësi apo natyrë mund ta bëjë?"
Në këtë pikë shoku im që më dëgjonte me kujdes u fut në bisedë dhe tha:
"A s’mund të jetë kjo? Domethënë bashkimi dhe ligjet e para, me kalimin e kohës duke rigjeneruar njëri-tjetrin a s’mund të kenë ardhur në një formë shumë të përkryer?"
Sipas tij shumë serioze, sipas meje për të qeshur kundrejt kësaj pyetjeje duke buzëqeshur i thashë:
"Zotëri! Më falni por unë të njëjtën pyetje duke e kthyer mbrapsht dua t’jua pyes juve. E zëmë se kemi një ligj shumë të thjeshtë. A është e mundur që ky ligj të ketë ardhur pa ligjvënës? Nga ligjet e para që njihen në histori, Ligjet e Hamurabit, a mund të mendohen këto pa Hamurabin?"
Më shihte në fytyrë dhe dukej sikur më thoshte: "Sqaroje edhe pak".
Vazhdova:
"Dua të them këtë: E zëmë se kemi një sasi rëre, gurësh, çimentoje dhe hekuri. Pa qenë një usta, një plan, një projekt, a mund të mendohet se këto duke u bashkuar vetvetiu mund të ndërtojnë një pallat? Pra a është e mundur që të formohet vetvetiu një pallat kaq i mrekullueshëm?
Porse ne duke pandehur se sistemin e mrekullueshëm të gjithësisë, rregullsinë dhe gjenialitetin e saj e sqarojmë me disa ligje, ia hedhim punës fare lehtë. A mbaron puna me zbulimin e ligjeve? Pse nuk e sjellin ndërmend të zotin e kësaj fuqie që i ka vendodur këto?
Tek njeriu ka një merak. Me këtë merak përballë ustait të një gjëje që kemi zbuluar duhet të shtohet tepër habia jonë dhe duhet të punojmë për të kuptuar se kush është. Ndaj Atij që nxjerr nga një bërthamë e vogël fiku, një pemë të stërmadhe dhe prej saj nxjerr mijëra fruta, ndaj Atij që ka krijuar gjithësinë e ç’ka ka brenda saj, prej sendeve dhe gjallesave, prej thërmijave më të vogla të lëndës, ndaj Atij që i mban në ekuilibër krijesat me anë të katër forcave kryesore, si mund të sillet indiferent njeriu? Pas zbulimit të këtyre të fshehtave kaq të mrekullueshme, si mund të shtiremi sikur nuk e shohim të Zotin e kësaj gjithësie?"
Pa mbaruar mirë fjalinë e fundit më pyeti: "Domethënë materia s’është pa fillim, apo jo?"
"Ekziston një Fuqiplotë që gjykon e vepron ndaj materies. Një gjë i jep formë asaj, një forcë që ia ka lidhur atë njeriut që ka krijuar dhe që e ka vënë në shërbim të tij." Prapë duke ma prerë fjalën tha:
"Por thuhet se s’është vërtetuar që materia ka një fillim".
Unë vazhdova duke i thënë: "S’është vërtetuar as që është "pa fillim", veç se është hedhur si teori në disa mjedise. Shkencëtarët e perëndimit vitet e fundit duke u bashkuar me mendimin se gjithësia është e krijuar, më pas kanë filluar të mbrojnë teorinë e Big Bangut (Shpërthimit të Madh) që është shpjegimi më i përshtatshëm me temën e krijimit sipas Kur’anit."
Me një sjellje si i mërzitur tha: "Po. Këtë e kam dëgjuar edhe unë, por s’kam dije të detajuar. Por kam merak se ç’është e vërteta e do të dëshiroja ta dëgjoja edhe këtë temë."

Shpërthimi i madh

U mundova që t’i jepja një përmbledhje temës.
"Big-Bang" vazhdon të jetë një emër i përgjithshëm i teorive që është pranuar nga astronomia, në lidhje me fillimin e gjithësisë. Në themel Big-Bangu i mbështetet të vërtetës si një fillim për gjithësinë.
Sipas Big-Bangut që njihet si "Shpërthimi i madh", hapësira dhe galaktika në fillim janë krijuar nga një lëndë e ngjeshur dhe e nxehtë. Kjo lëndë nga një shpërthim i fuqishëm u shpërnda në hapësirë. Këto ishin thërmija lënde dhe energjie që do të formonin gjithësinë. Më pas radiacioni dhe thërmijat e lëndës u ndanë në raport dhe formë të përshtatshme për modelin e formimit të gjithësisë. Me t’u krijuar ambjenti i përshtatshëm, atomet u formuan mbi një model të sistemuar e të rregulluar që më parë. U futën në veprim mekanizmat dhe ligjet e fizikës dhe të kimisë, që ne i kemi të njohura. Erdhën protonet, neutronet dhe elementët e rënda. Lindën yjet dhe doli në pah dielli, u formuan galaktikat.
Kërkimet dhe studimet e viteve të fundit tregojnë se gjithësia zgjerohet me shpejtësi dhe se galaktikat largohen nga njëra-tjetra. Ky proçes zgjerimi në qoftë se do të kthehej në anë të kundërt, do të shihej një tkurrje dhe e gjithë gjithësia do të shndërrohej në formën e një lënde të vetme.
Këto studime tregojnë se gjithësia ka filluar nga pika "zero". Në Kur’an shprehet se hapësira dhe vendi u krijuan për gjashtë ditë, kurse toka për dy ditë. Sigurisht që këtu fjala "ditë" është në kuptimin e fazës dhe periudhës kohore, që e di vetëm All-llahu. Në Kur’an shpjegohet se kjo "ditë" në ditët tona është e barabartë me një mijë bile dhe me 50.000 vite tona. Pra në Kur’an këto shprehje janë shenjat e periudhave të krijimit.
Providenca Hyjnore krijoi një tymnajë të lëngshme* e cila ka rethuar çdo anë të gjithësisë e që është i rrjedhshëm si ujë. E më pas ndërtoi qiejt dhe tokën nga ky element.
Një dijetar i madh i shekullit tonë Bediuzzaman Said Nursi, në temën për krijimin e gjithësisë nga një thesar si lënda, na tregon ajetin 7 të sures Hud, që thotë: "Arshi (Froni) i Tij kishte qenë mbi ujë". Pas krijimit të kësaj, ajo u bë epiqendra për sqarimin e zbulimeve të para të krijimit. Pra pas krijimit të këtij elementi, u shndërrua në atome". Said Nursiu duke na folur për llojin e kësaj lënde, ka mendimin se ajo është si një ujë i rrjedhshëm dhe një lëndë përbërëse e gjithësisë. Përveç kësaj elektriku, drita, nxehtësia, forca tërheqëse dhe si lloji i këtyre lëndëve rrjedhëse, tregon se janë krijuar nga ky element (përbërja e mjegullës, tymnajës) dhe kështu është përhapur në gjithësi.
Ky element pasi është krijuar nga asgjëja, është bërë themeli për zbulimet e para të ekzistencës së All-llahut. Atomet duke u bërë zinxhirë, nga këto lëndë u vunë në funksion për gjendjet e lëndës si të gaztë, të lëngët dhe të ngurtë. Planeti i parë që është ngurtësuar dhe është përgatitur për të na shërbyer, është planeti ynë. Yjet dhe planetet në kozmos për një kohë të gjatë kanë qenë në gjendje të gaztë. Më pas, pasi kaluan në gjendje të lëngët, qëndruan në vëllimin e masës së një zjarri. Kurse toka e gjitha u ngurtësua menjëherë, lidhi kore mbi të dhe u formua tabani për jetën. Me këtë gjendje të besueshme krijimi dhe formimi i botës ka ndodhur përpara planetëve të tjerë.
Bashkudhëtari im që i dëgjonte me kujdes të dhënat që i jepja, duke ma prerë fjalën më tha:
-Në të vërtetë u habita shumë mësues. Ato që keni thënë rreth asaj tymnaje, s’i kam dëgjuar kurrë. Është një shpjegim me logjikë që fillimi i gjithësisë të ketë qenë lënda.
-Zotëri,-i thashë, në suren El-Enbija ajeti tre, thuhet: "Çdo gjë e krijuam nga uji".
Shumë dijetarë për këtë kanë thënë se ky ujë është shenjë për elementin (e parë, tymnajën). Sepse ajo materie është e rrjedhshme si uji, s’ka dendësi të madhe dhe është e brishtë.
-Mësues, unë përsëri shprehjen "krijim nga asgjëja" s’mund ta pranoj. Me një fjalë si mund të krijohet diçka nga "asgjëja". "Asgjë" d.m.th. të mos ketë lëndë. Si mund të krijohet një gjë pa qenë lënda?
-Do mundohem ta sqaroj,-i thashë dhe vazhdova të shpjegoj.
Tek Providenca Hyjnore dallohen dy stile të krijimit të një gjëje të re. E para "fillim" d.m.th. të krijosh një gjë të re nga hiçi, asgjëja. Kurse tjetra "ndërtim" d.m.th. duke i sjellë në një formë elementet e krijuara, të dalë në shesh një krijesë e re e krijuar prej Tij.
Elementi (i parë, tymnaja), që ka sjellë lëndën në vetvete, e cila ka qenë thesari i parë për gjithësinë, është krijuar nga asgjëja. Kjo lëndë me gjykimin e All-llahut u shpërbë dhe u soll në trupin e atomit, energjisë e të thërmijave të tjera themelore. Puna e krijimit të parë është bërë duke qenë një veçori vetëm e Tij. Nga ajo që përmendëm më sipër si "ndërtim" është hapur dera për krijimin e sendeve, nga elementet e gjendura.
Në fillim të krijimit, për një herë sa të ishte e nevojshme, materia është krijuar duke qenë një veçori e Tij. Ne vemë re se në pranverë miliona bimë dhe pemë gjallërohen duke gjetur një trup të ri. Forma, ngjyra, modeli, aroma bile edhe pema nuk janë në të njëjtën gjendje me stinën e kaluar. Këto në çdo stinë pranvere krijohen nga "asgjëja".
Por me urdhrin e All-llahut "Bëhu", duhet ditur shumë mirë thelbi i veçorisë së Tij në krijimin nga "asgjëja". Nëse për ne një gjë nuk ekziston e që nuk zotëron aftësi të lëndës, ajo dihet e njihet nga ana e All-llahut. Sepse cilësia e dijes së Providencës Hyjnore çdo gjë, e përfshin në brendësinë e saj. Kështu që jashtë rrethit të dijes së All-llahut nuk mbetet asgjë jashtë. Nga ky rreth i dijes së Tij, nëse del një gjë në rrethin e ekzistencës së materies, sipas nesh quhet "asgjë". Ama këtë asnjë kohë s’mund ta përfytyrojmë në mënyrë absolute në formën e "hiçit".
Duke vërejtur formën e fytyrës së tij kuptova se më kërkonte më tepër sqarim, e dukej sikur më thoshte: "A nuk e shpjegon edhe pak këtë pjesë?"
Themi kështu,-iu përgjigja unë. Mendojmë sikur është krijuar diçka pa pasur shembull model apo mostër. Kjo ngjarje për sa na përket neve është krijuar nga "hiçi". Por nëse për ne një gjë s’ka shembull e model, ajo për All-llahun gjendet në rrethin e dijes së Tij. Një gjë e krijuar pa dalë në këtë botë e pa veshur kallëpin dhe veshjen e lëndës, ne s’mund ta dimë e ta njohim atë. Me të dalë ajo në pah, themi se është krijuar nga "hiçi". Kjo e përkufizon kapacitetin e mendjes tonë. Sipas nesh krijohet nga "asgjëja". Por sipas rrethit të dijes së All-llahut s’është kështu. Sepse ajo është e gjendur në rrethin e dijes së Tij. Vetëm se ajo nuk ka veshur trup.
-Po ja ta asgjësosh? Domethënë një lëndë që ekziston si mund të bëhet "asgjë"?
Faktikisht bashkëfolësi im me këtë pyetje donte të arrinte në këtë pikë. All-llahu, një materie që ekziston si mund ta zhdukë fare? Në qoftë se e bën këtë, atëherë na tregoni një shembull. Në qoftë se s’e bën (Zot na fal), ai që s’mund të zhdukë diçka si mund të jetë krijues?
Ia kuptova qëllimin nga toni i zërit. Më pas vazhdova të shpjegoj:
-Miliona bimë, degë pemësh, gjethe dhe lloje frutash, aroma, forma, modeli e stilet e tyre të cilat krijohen e rigjenerohen nga e para në çdo stinë pranvere, kur vjen stina e dimrit, ato asgjësohen.
Ta hedhim në sobë një copë dru e ta djegim. Do të vemë re se ajo është bërë hi. Në këtë rast përmasat e drurit, pesha, aroma, ngjyra dhe tipi janë "asgjësuar". Mbase po të mbledhim hirin, energjinë dhe tymin që ka nxjerrë, mund t’ia gjejmë peshën. Ndërsa ngjyrën e tij, aromën apo cilësitë e tjera s’mund t’i kthejmë dot mbrapsht. Sepse ato janë zhdukur, janë bërë "asgjë".
Sipas një sërë kërkimesh që janë bërë kohët e fundit nga shkencëtarë astronomë, tregohet se: Disa yje që janë shumë herë më të mëdhenj se bota jonë, futen në një vend të cilit nuk i dihet origjina e quajtur me emrin "Vrima e zezë". Pasi futen atje, humbasin dhe dalin nga bota e materies. Shprehet se forca tërheqëse e "vrimës së zezë", është pothuajse afër pafundësisë. "Vrimat e zeza" nxehtësinë, dritën, zërin dhe çdo lloj radiacioni, i zhduk duke i gëlltitur menjëherë. Gjithashtu edhe yjet gjigandë duke rënë në brendësi të tij humbasin e zhduken. Kështu që për këtë arsye është emëruar si pus pa fund. Duke i marrë nga ky pozicion, ne mund t’i vlerësojmë "vrimat e zeza" si një derë kaluese për në botën e pashterrshme.
Ai pasi i mbledhi duart dhe mori frymë thellë më tha:
-A e dini mësues, këto që keni shpjeguar deri tani mua nuk më kanë bindur plotësisht. Megjithatë mund të them se janë sqarimet më logjike që kam dëgjuar deri më sot.
Nga pas sikur po i jepte përgjigje një pyetjeje që i vinte nga brenda, e duke pëshpëritur tha:
-Ka një rrugë shumë më të gjatë.
Nga udhëtarët pas nesh që dëgjonin bisedën, u fut e u përzie në bisedë dhe një i ri.
“Mësues”,- tha me një zë të fortë e me intonacion. “Ne All-llahun nuk e shohim. Ndërsa lëndën e prekim dhe e shohim. Një All-llah që s’shihet, si i bëhet që mbi një lëndë të cilën e shohim dhe ekziston, të ndikojë mbi të, ta drejtojë e ta sistemojë atë? A ka mundësi kjo?”
Pandeha se shoku im bashkëfolës, do të gëzohej që gjeti një që ta mbështeste. Por përkundrazi ai e vrenjti menjëherë fytyrën dhe e pa shtrembër djalin. U çudita për momentin. Më pas kuptova që nuk e pëlqeu për arsye se foli me ton dhe nuk i respektoi rregullat dhe mirësjelljen në të folur.
U mundova t’i jepja përgjigje:
-Një mbret, për të drejtuar vendin e vet përgatit ligje. Për t’iu bindur populli ai vendos njerëz me detyrë për të zbatuar këto ligje. Pas vendosjes së ligjeve që do të mundësojnë qetësinë dhe rregullin në shoqëri, do të thotë se është vizatuar drejtimi i caktuar. Tashmë atë që vepron kundra ligjit, pra fajtorin, në lidhje me statusin e ligjeve, kapet nga forcat e sigurimit e jo nga mbreti dhe gjykatësi ia jep dënimin e merituar. Pra nuk ka mbetur e nevojshme që vetë prezenca e mbretit të merret me atë punë ose të dalë vetë ai në pah.
Ja pra edhe Zoti ynë që ka krijuar këtë gjithësi, ka bërë të mundur rregullimin dhe sistemimin e kësaj bote nëpërmjet këtyre ligjeve të përsosura. Në këtë sistem, nga atomi më i vogël deri tek galaktikat që përfshijnë miliarda yje, çdo gjë e krijuar është bërë natyrore. Për çdo gjë është përcaktuar vërtetësia dhe dobia e saj. Çdo gjë si një ushtar që zbaton urdhërin, lëviz brenda këtij sistemi të përsosur.
Kjo rregullsi e ky sistem që është vendosur në fillimin e gjithësisë, vazhdon ende të jetë po në atë harmoni. Në qoftë se edhe një thërmijë devijon nga drejtimi që i është dhënë, gjithësia do ngatërrohej e do ia behte kijameti. Të zotët e mendjes që e vëzhgojnë me meditim gjithësinë, do të dallojnë dorën e një Fuqiploti të gjithësisë.
Djali që u fut në bisedë pak më parë, ndërsa po bëhej gati ose të kundërshtonte përgjigjen ose të bënte një pyetje tjetër, bashkudhëtari im u fut menjëherë në bisedë e tha:
-Le të flasim për temën e të mospamit. Nëse ka All-llah, përse nuk shihet? Çfarë gjëje është All-llahu? Kujt e çfarë i përngjet Ai?
Biseda sa vinte dhe u mbulua nga një atmosferë dijesh. Tashmë po shihja se bashkëudhëtari im po më ndiqte më mirë, më dëgjonte më me seriozitet dhe largohej nga të dhënit gjykim parakohe e pa fryt. Në fillim pyetjet m’i bënte për të më lënë në gjendje të vështirë. Tashmë po sakrifikonte për të gjetur përgjigjen e atyre e t’i krahasonte me dijet e veta. Kur shihte se ndonjë anë nuk i përshtatej mendjes e logjikës, e përsëriste pyetjen ose përcaktonte disa pika që duheshin shpjeguar më mirë.
Pa filluar për të dhënë përgjigjen, autobusi parkoi para një lokali turistik për pushimin e kohës së ngrënies. Duke zbritur sëbashku, u zhvendosëm në një qoshe pa njerëz.

Si do t’u besojmë gjërave që nuk i shohim

Po ndieja se shoku im s’e kishte më atë gjendje që kishte kur e njoha. Në fillim ai ishte i qetë dhe me një sjellje poseduese ndaj ambjentit. Tashmë atë e kishte kapur një shqetësim dhe ishte futur brenda një paniku të ëmbël.
Me gjithë këmbënguljen time gjellët i porositi ai. Duke pirë me ngadalë çajin i thashë: -Po deshe, le të flasim për përgjigjen e pyetjes tënde. Këtu është më qetë. Unë meqë isha i sigurtë se biseda jonë do të vazhdonte edhe këtu, përgjigjen e shokut tim që rrinte i menduar gjatë ngrënies, e gjeta në rreshtat që lexova nga Përmbledhja "Risale-i Nur" (Mesazhet e Dritës) të të famshmit Beddiuzzaman Said Nursi.
-Së pari ta fillojmë pyetjen nga pjesa e dytë, -i thashë.
"Është e ditur se të dish ekzistencën e një gjëje është ndryshe, e të dish llojin dhe thelbin e saj është diçka tjetër. Në gjithësi ka aq shumë elemente saqë megjithëse në mendjet tona ato ekzistojnë, ne s’mund t’i dimë se ç’lloj janë e ç’përmbajnë ato. Për shembull megjithëse e dimë ekzistencën e shpirtit, mendjes, ëndrrës, ligjin e forcës tërheqëse, elektricitetin, e shumë gjëra të tjera, ne s’mund t’i përcaktojmë ato se ç’lloje janë ato formalisht.
Sipas ligjit që "Vepra s’mund ta përshkruajë dot autorin e vet" edhe mendjet tona, Atë që i ka krijuar, s’mund ta përshkruajnë e ta përngjasojnë me gjësendi. Sepse mendja është krijesë e Krijuesit. Si çdo krijesë tjetër edhe mendja ka një kufi. Një krijesë që ka aftësi të kufizuara, s’mund ta përshkruajë se si është lloji i shenjtë i Providencës Hyjnore, e s’mund ta kuptojë Atë. Në çdo krahasim dhe pandehje gabon dhe anon nga e gabuara.
Të gjitha cilësitë e All-llahut janë pa fund. Janë absolute, pa fillim e pa fund. Kurse mendja është e kufizuar, ka një kapacitet të përcaktuar për të konceptuar gjërat që e rrethojnë. Kështu që ai që ka kufi atë që s’ka kufi, ai që është i përkufizuar Atë që është pa fund, ai i cili ka fillim e fund Atë të cilën s’ka fillim e fund, nuk mund t’i konceptojë, t’i njohë apo t’i dijë.
Meqë Providenca Hyjnore nuk ka shembull, përngjasim apo ndonjë gjë të kundërt me të, mendja jonë Atë s’mund ta arrijë, apo ta përfytyrojë. Sepse All-llahu i Madhëruar s’është prej llojeve të gjithësisë, që ne të mund ta krahasojmë Atë me ç’ka ndodhet në gjithësi. Përceptimi i llojit të Tij nuk i përngjan asnjë lloj përceptimi që ne mund ta përshkruajmë ose ta përfytyrojmë.
Ne komentimin dhe përfytyrimin, e bëjmë me ato që dimë, që kemi dëgjuar, e me fuqinë e imagjinatës. Për këtë shkak ai që është i krijuar, me aftësitë e veta s’arrin të kuptojë Krijuesin. S’mund ta dimë se në ç’gjendje është, apo se çfarë i përngjet Atij. Meqë erdhëm tek tema e të mospamit, siç dihet bota e çdo gjëje që ekziston, s’përbëhet vetëm prej dijes së pesë shqisave. Njeriu me sy sheh gjërat që kanë trup dhe që përbëhen nga materia. Gjuha ndien shijet, veshi dëgjon zërat.
Të thuash "Nuk i besoj asaj që shoh" d.m.th. që detyrën e mendjes t’ia ngarkosh syve. Sepse të mos ta shohësh diçka, s’është argument se ajo nuk ekziston. Në këtë botë ka disa lloje elementesh që nuk mund të shihen. Ne s’mund t’i mohojmë ato për arsye se nuk i shohim me sy. Për këtë gjë pesë detyrat e pesë organeve të shqisave duhen përdorur në fushën e vet. Si nuk mund ta përdorim veshin për të parë, apo gjuhën për të dëgjuar, gjithashtu syrin s’mund ta përdorim për të njohur, përkufizuar, apo për të kuptuar. Këtë punë e bën mendja. Për shembull megjithëse e shohim se sa e lidhur është një nënë me fëmijën e saj, ne s’mund ta shohim dashurinë apo dhembshurinë e saj. Atë ne e ndiejmë me mendje. Ne mund ta shohim me sy një ndërtesë të mrekullueshme. Kurse gjenialitetin e saj si vepër artistike ne mund ta paraqesim vetëm me mendjen tonë.
Mos’shikimi i All-llahut ndodh ngaqë Ai nuk ka gjë të kundërt me veten, që kështu është edhe pamundësia e shfaqjes së Tij. Bile edhe në rastin kur dielli është në pikën kulminante të shkëlqimit të tij, është e pamundur ta shohësh. Për këtë gjë ka disa thënie të bukura të Said Nursiut: "Ata të cilët e kërkojnë çdo gjë tek materia, mendjet i kanë tek sytë. Kurse sytë janë të verbër për anën shpirtërore."
Bashkudhëtari im pasi më bëri ta përsërisja edhe një herë fjalinë e fundit, tundi kokën në shenjë nderimi. Kuptohej nga shprehja e fytyrës se iu mbush mendja dhe unë po ndieja një kënaqësi të madhe brenda meje.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 >>>