12. Ne këto vepra i rilexojmë për arsye se: Ekspertët theksojnë se Said Nursiu ka gjetur përgjigjen e afro pesëqind problemeve që teologët e mëparshëm, për shekullin e tyre, ose i kanë parë të panevojshme për t’i zgjidhur, ose nuk e kanë ditur t’i zgjidhin. Bediuzzamani, nga modestia, ka thënë se: ‘Unë kam zgjidhur 100 probleme, që kishin mbetur pa u zgjidhur.’
13. Ne këto vepra i rilexojmë, por jo me fanatizëm. Nëse kemi kohë mund të lexojmë edhe libra të tjerë. Por për arsye se në kohën tonë është rritur shumë numri i nevojave (janë bërë njëqind), kurse më parë njerëzit kanë pasur vetëm katër nevoja (për të ngrënë, për t’u strehuar, për t’u veshur dhe për t’u mbrojtur nga të ftohtit), atëherë çdokush e ka kohën tepër të kufizuar. Çdo besimtar është i bindur se në fenë islame forcimi i besimit është nevojë parësore. Pra, ne duhet që më së pari ta sigurojmë atë, e në qoftë se kemi kohë të lirë mund të lexojmë edhe libra të tjerë. Pra, ne nuk jemi fanatikë, por me Risale-i Nurin ne mund t’i zgjidhim të gjitha problemet jetësore.
14. Ne këto vepra i rilexojmë për arsye se: Jo vetëm besimtarët e thjeshtë, por edhe të gjithë teologët mund t’i pyesim se përveç Risale-i Nurit, që ka buruar nga Kur’ani dhe hadithet e Pejgamberit (a.s.m.) dhe në të cilin janë paraqitur argumentet materiale të gjithësisë, me çfarë libri tjetër mund të paraqiten përpara një ateisti, sepse kur ateistit i lexohet ndonjë ajet apo hadith, ai thotë: “Po si mundesh që ndërkohë që unë e mohoj All-llahun, ti të më lexosh fjalët e Tij?!”. Shumë dijetarë të fesë pohojnë se para se ta lexonin Risale-i Nurin nuk guxonim të dilnin para ndonjë ateisti apo ndonjë shkencëtari, sepse nuk kishin argumente, por vetëm përkthenin tekstin. Por pasi lexuan Risale-i Nurin ata le të guximin të dalin para ne dhe (me logjikë, e jo paragjykime) mund t’i japim përgjigjen e çdo pyetjeje.
15. Ne këto vepra i rilexojmë sepse e dimë përgjigjen e pyetjes se: Çfarë dallimi ka leximi i Risale-i Nurit nga librat e tjerë? Rezultatin e duhur të kësaj pyetjeje mund të marrim atëherë kur krahasojmë nxënësit e Risale-i Nurit me lexuesit e librave të tjerë. Ndërkohë që shumë nga familjet e dijetarëve të fesë janë duke mos e praktikuar si duhet fenë, nxënësit e Risale-i Nurit kanë një kujdes superior ndaj ibadeteve. Një profesor i Jordanisë është shprehur kështu: “Nuk ka qenë e mundur që të shkruhej një libër me karakter fetar jashtë shteteve arabe dhe që arabët të pranonin atë, sepse Kur’ani ka qenë në gjuhën arabe dhe pejgamberi Muhammed a.s.m. ka qenë arab. Por kjo gjë mori fund, kur mjaft shtete arabe botuan vëllimet e librave të Risale-i Nurit. Deri para një viti, shteti i Arabisë Saudite nuk e kishte pranuar botimin e tyre, por tash edhe aty janë botuar 9 vëllime.”
16. Ne këto vepra i rilexojmë duke ditur se: Besimi na shtyn t’i mësojmë më mirë edhe çështjet e “fik’hut” (pra, shkencën se si zbatohen urdhrat e All-llahut). E kanë gabim ata të cilët shpifin se gjoja nxënësit e Nurit nuk kanë dijeni nga çështjet e fikhut. Por, ata nuk e dinë se një thënie e famshme arabe thotë se: “Te al-lemtul ilme lit-tahsili velilmul-fikhi lit-tatbiki” – “Çdo shkencë zotërohet duke e studiuar atë, ndërsa shkenca e fikhut duke e praktikuar” dhe secili e di se adhurimin e praktikojnë vetëm besimtarët. Disa i kritikojnë nxënësit e Risale-i Nurit se për çfarë arsye ata nuk i lexojnë librat e Imam Gazaliut dhe të dijetarëve të tjerë? Kësaj pyetjeje Bediuzzamani i është përgjigjur vetë, duke thënë se: “Librat e Gazaliut dhe të dijetarëve të tjerë janë një thesar i madh, por për të pasur dobi prej tyre na duhet çelësi, sepse thesaret janë të mbyllura. Nganjëherë çelësi vlen më shumë se sa thesari. Pra, për t’i lexuar ato na duhet besimi që është çelësi i një thesari të pasosur. Ne, së pari, duhet të zotërojmë besimin, pasi shkollat laike, duke propaganduar materializmin, na i kanë zhdukur besimin. Po qe se kemi kohë, atëherë i lexojmë edhe ato, sepse autorët e tyre janë mësuesit tanë. Disa prej atyre që na kritikojnë nuk kanë qëllim të mirë. Le të paraqesim një rast: një nxënës i Risale-i Nurit kishte shkuar në llixha (ujëra termale) dhe aty u takua me një teolog. Ai kur e sheh se nxënësi i Risale-i Nurit grumbullonte vazhdimisht rreth vetes grupe të moshave të reja, i thotë atij: Përse nuk flisni dhe nuk sqaroni kuptimet e librave të Gazaliut, por vetëm të Said Nursiut? Nxënësi i Nurit i dha këtë përgjigje: “Po e sheh edhe vetë se, duke treguar dhe sqaruar kuptimet e Risale-i Nurit, unë po mbledh rreth meje shumë njerëz, të cilët po kanë dobi prej tyre. Dhe ti, në vend që të më kritikosh, merri librat e Gazaliut dhe përpiqu që të mbledhësh rreth vetes disa të tjerë”.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 >>>