-Unë dua t’ia filloj nga vetja,- thashë. Sipas jush ç’është njeriu? Çfarë tregojnë lloji dhe të fshehtat e tij? Pse ka sa një mal gjërash të paditura për këto lloj të fshehtash? Kjo krijesë nga se është e lidhur? Kush ka bërë zgjedhjen e kësaj krijese? Për përgjigjen e këtyre pyetjeve megjithëse ka vite që mendohem s’po arrij të dal prej tyre. Ju lutem që të ma ndriçoni këtë temë. Pasi nuk mendoj se do të rastis ndonjëherë tjetër njeri me kapacitet si puna juaj."
Burri përballë meje, pashë se u bë menjëherë serioz. Menjëherë iu ngrinë në fytyrë ato shikimet e ëmbla e të ndritshme. Me sa duket s’e priste fare një pyetje të tillë. Pasi kaloi një farë kohe tha:
"Të them të vërtetën këtë temë deri më sot s’e kam menduar fare. Po ju ç’mendoni rreth kësaj teme? Sipas jush ç’është njeriu?"
Meqë tema erdhi në pikën që doja, u qetësova pak. "Zotëri",- i thashë. Sigurisht duke pasur merak për këtë, kam bërë një kërkim në fushën ku gjendem. Ia kam hapur këtë temë një mikut tim të afërt që i besoj në dijën dhe kulturën e tij. Më dha një libër që të përfitoja. E lexova. Në të gjenden tema shumë të rëndësishme. Vetëm se gjuhën e ka pak të vështirë. Një pjesë nuk mund t’i kuptoj dot. Ju me sa duket jeni një njeri me kulturë. Dhe duket se i dini termat osmanllisht. Në qoftë se ua lexoj juve ato pjesë që nuk kuptohen, a mund të m’i sqaroni?"
"Sigurisht mësues",-tha. "Në qoftë se ndodhen në libër urdhëroni. Do mundohem që t’ju ndihmoj sa të kem mundësi. Kështu meqë edhe unë kam aq merak sa ju për këtë temë, mund ta mësojmë."
Nxora librin nga xhepi i mbrendshëm i xhaketës. Emri i librit "(Frutat) Argumentet e besimit"... Hapa "Çështjen e gjashtë".

Më parë duhet t’i shpjegoj besimin në Zot

Përballë meje ulej një fytyrë filozofi materialist që mund t’u tregonte me gisht për diturinë që kishte.
Përballë "thirrjes" që po përfaqësohej nga "ai burrë", i lutesha me gjithë zemër All-llahut, që "thirrja" për në besimin e drejtë të dilte fitimtare dhe i strehohesha përsëri Atij (Zotit), me ndërmjetësimin e pafuqishmërisë sime.
"Çështja e gjashtë" fliste rreth besimit në Zot. Ekzistencën dhe njësimin e Zotit e sqaronte në një stil logjik, shkencor dhe mendor. Së pari do mundohesha t’i shpjegoja pikërisht këtë çështje. Sepse koka e çdo gjëje është besimi në All-llah dhe pasi të sqarohej e të përqafohej kjo çështje, të tjerat do zgjidheshin më shpejt.
Doja që librin ta lexoja si një person që s’e kupton mirë e të sillesha sikur isha i huaj për ato shkrime. Sepse në qoftë se unë do të shprehesha sikur e di këtë çështje, kisha frikë se s’do të futesha fare për konsultimin e saj. Kurse unë duhet të jepja përshtypjen se doja të mësoja diçka prej tij.
Fillova të lexoj shembujt tek "Çështja e gjashtë":
"Po të vëzhgosh një barnatore, në çdo shishe, me masa të preçizuara janë vendosur ilaçe të ndryshme. Kjo tregon për një kimist dhe farmacist mjeshtër. Po kështu edhe në barnatoren e madhe të të gjitha llojeve të bimëve, në "shishet" e natyrës, mbi katërqind mijë lloje "ilaçesh" dhe "melhemesh" të gjallesave, janë shpërndarë në të gjithë rruzullin. Ti e kupton se farmacia e "botës" është shumë herë më e madhe se ajo e qytetit, kështu që kur të merren me studimin e farmaceologjisë do të mësoni për kimistin e barnatores më të madhe të kësaj bote, që është All-llahu xh.sh. i Madhërishëm, i Cili i njoftohet edhe të verbërve".
Pasi mbaroi shembulli e pyeta atë i cili dëgjonte me kujdes:
"Zotëri çdo të thotë ky shembulli vallë? Mund të ma sqaroni pak?"
Pasi i nguli sytë tek një pikë sikur kishte zbuluar për herë të parë një gjë, u mundua që ta shpjegonte me fjalë të rregullta e të zgjedhura.
"Kërkon që të thotë se, jeta dhe ilaçet shëruese që ndodhen brenda një farmacie tregojnë se ato janë bërë prej një kimisti të zot. Është e pamundur që të bëhet një ilaç pa usta dhe pa kimist. Njëlloj si kjo botë që është farmacia më e madhe dhe më e mrekullueshme. Edhe katërqind mijë lloje bimësh që gjenden në botë, ashtu si ilaçet, tregojnë se janë të krijuara patjetër nga një Kimist Mjeshtër.
Në qoftë se ilaçet në atë farmacinë e vogël janë bërë nga një kimist edhe kjo farmacia e botës s’ka mundësi të jetë pa farmacist dhe pa kimist. Ai patjetër duhet të jetë All-llahu".
Pasi komentoi atë ç’ka kuptoi nga shembulli, sikur e kishte dëgjuar nga një tjetër, përplasi duart dhe ia behu në çast:
"Një shembull i mrekullueshëm. Origjinal, shumë i bukur".
Për të mësuar se a e kishte seriozisht këtë ndikim gjenial më mjaftoi ta shihja në fytyrë, e nuk u lodha shumë për të kuptuar se ishte me të vërtetë i sinqertë.
Nga emocionet po ndieja rrahjet e zemrës sime. Meqë kishim edhe katër shembuj të tjerë për temën, e pyeta: "Zotëri, a mund të vazhdoj të lexoj më?"
Me rëndësinë dhe seriozitetin e tij vetjak u përgjigj: "Urdhëroni mësues, vazhdoni ju lutem."
Shpjegimet e shembujve goditës që i lexoja me një pasion që zor se më mbaronte, e bënin atë që të kuptonte rëndësinë e tyre dhe pas çdo sqarimi duke nxjerrë në pah ndjenjat e veta thoshte: "Një gjë fantastike. Të vërteta që s’i kam dëgjuar".
Veçanërisht një shembull prej tyre i bëri shumë përshtypje:
"Shiko një qytet të bukur, ku me mijëra llamba elektrike fosforuese dhe të lëvizshme, ndriçojnë me materialin e tyre që nuk soset. Për krijuesin dhe fabrikuesin e tyre, që ka shpikur këtë dritë të pashterrshme, duartrokasin duke shprehur çudinë dhe mirënjohjen, për këta mjeshtra të elektricitetit. Po kështu në çatinë e kësaj bote, me miliona janë "llambat" e yjeve, që sipas zbulimeve të astronomëve, disa prej tyre janë një mijë herë më të mëdhenj se bota jonë dhe lëvizin 70 herë më shpejt se gjylja e topit. Duke lëvizur, rregulli i tyre nuk prishet, nuk përplasen dhe nuk shuhen kurrë. Materiali ndriçues i tyre nuk mbaron përjetësisht. Shkenca e astronomisë që jeni duke studiuar, për këtë do t’ju njohë më mirë me diellin, që qenka krijuar para një milion vjetësh dhe që qenka mbi një milion herë më i madh se kjo botë. Nën këtë Bujtinë Hyjnore, ai shërben si një llambë, apo si një stufë, që nuk shuhet kurrë. Është vërejtur se për të siguruar materialin ndriçues të tij vetëm për një ditë, duhet që të gjitha malet e kësaj bote të jenë me qymyr dhe e gjithë bota të jetë plot me benzinë dhe gaz. Fuqia ngrohëse e tij llogaritet e barabartë me fuqinë kaloriferike të të gjithë drunjëve të një mijë sipërfaqeve të kësaj bote. Pra, pa gaz, pa dru dhe qymyr, ndizet me një energji që nuk shuhet kurrë, në një lëvizje të vazhdueshme dhe pa u ndeshur asgjëkundi. Të gjitha këto tregojnë për një të Plotfuqishëm të Paarritshëm, një Zot xh.sh. Madhështor. Sa të mëdha dhe të fuqishme janë këto llamba po t’i krahasojmë me të mjeshtrave tanë..."
Ende s’e kisha mbaruar shembullin ku ai ndërhyri:
"Kjo temë është shumë e thellë. Unë jam marrë pak me astronomi. Nuk para dilet lehtë nëse futesh në fshehtësitë e tyre që s’mund t’i mendosh. Ajo e fundos njeriun. Ashtu si e shpjegoi edhe ky shembull, në univers ka një sistem të përsosur dhe rregull preçiz. Janë bërë komentime te ndryshme nga shumë njerëz, se si ky sistem si dhe nga kush është themeluar.
Desha të them edhe këtë, në qoftë se është e nevojshme të kërkojmë një All-llah, shkenca e astronomisë njeriut do t’i shpjegojë shumë gjëra."
Për ta përforcuar më tepër këtë anë thashë:
"Zotëri",-thashë. "Në një libër shkencor për të rinjtë (me titull "Sekreti i yjeve", H. Demirkan), për këtë temë kam lexuar një komentim të tillë, në qoftë se më lejoni ta shpjegoj."
E tundi kokën sikur donte të thoshte: "Urdhëro".
"Teleskopi më i fuqishëm optik në botë që ndodhet në Sh.B.A., në observatorin Mount Palomar (200 inç), e ka rrezen sa mund të kapë 800 milionë galaktika. Pra është e pamundur të paramendosh edhe se sa galaktika ndodhen në të gjithë universin. Pasi pjesa e shikueshme nuk dihet se ç’vend zë brenda gjithë universit. Mbase 100 miliardë galaktika, mbase edhe më tepër...
Krahas galaktikave të panumërta që përfshijnë e shumta 100 miliardë yje, ndodhen edhe galaktika që përfshijnë më tepër se 100 miliardë të tillë. Shumica e këtyre yjeve janë gjigandë e mijëra herë më të mëdhenj se dielli ynë.
"Rruga e qumështit", galaktika që ndodhemi ne, është vetëm një prej galaktikave të numëruara. Në "Rrugën e Qumështit" janë numëruar afërsisht të ketë 200 miliardë yje. Diametri i galaktikës së "Rrugës së Qumështit" është 100 mijë vjet dritë. Në qoftë se do të provonim të shkonim nga njëri cep në tjetrin, për të bërë këtë udhëtim, do na duheshin 15 miliardë e 800 milionë vjet për ta plotësuar.
Në qoftë se dy galaktika ecin mbi të njëjtin drejtim dhe shpejtësia e galaktikës së dytë është më e madhe se e asaj të parës, atëherë këto dy galaktika gjigande së bashku me miliarda yje që përmbajnë, do të përplaseshin me njëra-tjetrën. Siç ka një yll disa lloje lëvizjesh, ashtu edhe çdo galaktikë rrotullohet rreth boshtit të vet. Në qoftë se mendohet që gjerësia e një galaktike është me qindra mijëra vjet dritë, atëherë për t’u takuar këto dy galaktika, do të duheshin miliarda vjet. Në këtë rast, mospërplasja e yjeve me njëri-tjetrin, mosprishja e sistemit, dashje pa dashje njeriun do e habisë.
Këto të fshehta të përsosura e preçize, këto hesape e llogari aq të thella që të lenë pa mend, ky sistem i përsosur programi e planimetrie, vepër e kujt mund të jetë vallë?
"E rastësisë? E natyrës? E shkaqeve? Apo e një Fuqiploti?"
Pashë përsëri nga "ai personi" që më dëgjonte pak me shqetësim dhe merak. Ishte i qetë dhe me mendime. Vazhdova më tutje:
"Ekzistojnë disa ligje. Këto ligje janë të përshtatura me përpikmëri të madhe. Kush është ai që i ka vënë këto ligje dhe i ka bërë që t’i bindet universi? Në qoftë se pohojmë se nuk është All-llahu, Ai që e ka bërë këtë plan dhe program, atëherë jemi të detyruar të pranojmë këto mendime:
E para: Për të thënë se gjithësia është formuar vetvetiu atëherë jemi të detyruar të pranojmë se: çdo atom i gjithësisë duhet të shohë e të njohë gjithësinë, sipas saj do të marrë një detyrë, do të bëhet me mend dhe e ditur. Sepse është shumë e qartë që përballë kemi një vepër madhore shkencore. Në qoftë se kësaj vepre nuk i jepet e drejta se gjithësia është krijuar nga një drejtues, atëherë i bie që të pranojmë se jo vetëm gjithësia, por të gjithë yjet, bile të gjitha atomet të jenë të vetëdijshëm.
E dyta: Atomet e universit, me logjikën që pranohenn se ato janë krijuar vetvetiu, duhet të pranohen se ato kanë formuar një mirëkuptim mes tyre. Për miliarda vite s’e kanë prishur as edhe për një sekondë mirëkuptimin dhe ato lëvizin brenda një marrëveshje të përsosur.
E treta: Atomet e universit, me mënyrën se si i kanë nxjerrë këto ligje pa të meta, kishin për të fituar cilësitë dhe veçoritë e një "ligjvënësi" dhe në të njëjtën kohë këto ligje kishin për të vepruar mbi njëri-tjetrin. Kurrë nuk është parë ndonjëherë që përnjëherësh një person të jetë edhe gjykues edhe i gjykuar. Atëherë si mund të mendohet që atomet e gjithësisë të panumërta, të jenë mbledhur të gjitha në një?
E katërta: Me këtë hipotezë na duhet të pranojmë se tek atomet gjendet një sakrificë e pashembullt. Për të arritur nga atomet tek qeliza, nga farërat tek galaktikat, duhet të thuash se: Ky sistem kaq i përsosur që e tregon veten në çdo cep, ka ardhur nga rastësia, nga shkaqet apo natyra, që është e pamundur të pohohet nga një njeri që ka mend në kokë dhe logjikon. Pas çdo pune me kaq rregullsi shihet dora e një të Fuqishmi.
-A s’është kështu edhe sipas jush zotëri?-e pyeta.
-Duhet të jetë një gjë!-ma ktheu përgjigjen.
Në malet Toros biseda jonë hapi krahët mes bukurive të mrekullueshme që të marrin mendtë, ku aty çdo atom si argument për ekzistencën e All-llahut, duket sikur kërkon të thojë: "Ju mjafton të më shihni mua. Unë ju paraqes me mijëra e miliona shembuj."
Biseda jonë që vazhdonte mes rrjedhës së atyre ujërave të kristaltë dhe mes një panorame të gjelbër, me ndihmën e Zotit do të vazhdonte edhe më tej.

Domethënë ky libër!

Ishte një njeri shumë i zgjuar. Kishte një aftësi të jashtëzakonshme për të kuptuar dhe komentuar diçka. Aq sa kisha vite, po shihja se disa çështje nuk i kisha kuptuar sa ai. Termat osmanllisht i dinte shumë mirë. Gjëja që më habiste më shumë ishte formimi i tij i drejtë. Ndryshe nga shumë njerëz që mbrojnë komunizmin, ai s’kishte inat të fortë dhe s’ishte i prerë vetëm për një besim. Një temë e cila përshtatej me logjikën dhe mendjen, ai e vërtetonte duke e pranuar me besueshmëri.
Në fund të bisedës që vazhdoi afërsisht një orë, kërkoi librin. Kur lexoi titullin dhe emrin e shkrimtarit tha:
"Domethënë ky libër! Sa gjëra të gabuara paskemi ditur ndaj këtij personi."
Mes nesh u formua një miqësi e bukur. Besuam se të dy sëbashku mund të flisnim lirisht për shumë çështje.
"Ai person" për një moment donte ta tërhiqte temën në fushën filozofike dhe ekonomike por unë u ktheva menjëherë në temën e Njësimit të Zotit. Sepse e dija shumë mirë që përpara se të bëja dialog me atë burrë aq të fortë në fushën e vet, më parë duhet të zgjidhnim fushën e besimit.
Me t’u riparuar gomat u kthyem në autobus krah për krah. Pas propozimit që bëri për t’u ulur në të njëjtin vend, duke e ndërruar vendin me të riun që ndodhej pranë tij, filluam bisedën në autobus.
Biseda ynë që vazhdoi rrugës, ia tërhoqi vëmendjen edhe udhëtarëve. Kur më vinte fjala mua zgjodha të flisja me zë të lartë, preferoja që udhëtarët që kishin mbetur nën ndikimin e fjalimit që bëri ai njeri për rreth dy orë, të dëgjonin tashmë të vërtetën. Mbajta një herë vesh përreth. Veç zhurmës së autobusit s’pipëtinte asgjë tjetër. Të gjithë dëgjonin me kujdes.
Bisedat tona duke u dendur më tepër rreth besimit në Zot, ma preu fjalën dhe më tha:
"Mësues, dua t’ju pyes një pyetje me shumë sinqeritet, por do të më thoni të vërtetën."
U habita për ndërhyrjen e menjëhershme të "atij personi". Përsëri me qetësi:
"Urdhëroni zotëri"- i thashë. "Juve padyshim që të vërtetën u them."
"Duke u munduar të më lexonit librin në bisedën tonë të parë, ju u sollët sikur nuk dinit asgjë. Me të vërtetë nuk kuptonit asgjë nga ai libër, apo për të më shpjeguar mua të vërtetat zgjodhët një metodë të tillë?"-më tha.
Bashkudhëtari im shumë i zgjuar nuk u vonua për të kuptuar gjendjen.
Duke i pëshpëritur ngadalë i thashë: "E kuptoja i nderuar, por sigurisht jo si ju..."
"Domethënë për të më shpjeguar mua çështjen tuaj luajtët rolin e të paditurit, apo jo?"
U detyrova që të hapesha.
-Zotëri,- thashë. Për t’u shpjegur juve disa të vërteta është e drejtë që përdora këtë metodë. Por kësaj s’mund t’i themi rol. U detyrova të sillesha ashtu vetëm që t’u afrohesha juve.
Duke i thënë këto fjalë atij u ndieva pak ngushtë.
Meqë ma kuptoi gjendjen, u hodh e tha:
"Jo, jo! Nuk e thashë këtë për t’ju fyer juve. Dua t’ju falenderoj nga brendësia ime. Për të më shpjeguar mua këto tema keni zgjedhur rrugën më të mirë. Këto kanë qenë tema që më kanë turbulluar dhe më kanë zënë mendjen prej vitesh. Bëtë mirë që e sollët në këtë fushë bisedën. Jemi akoma në krye të punës dhe besoj se me një shkak si ju, kemi për të biseduar edhe për shumë çështje të tjera."
Pas kësaj ishte ai vetë që pyeste. Nga që dukej nevojtar, për t’i sqaruar disa çështje të ngatërruara të Islamit, bisedonte për tema që i pikësynonin shumë materialistët. Veçanërisht cekeshin më tepër temat që kërkonin përgjigje logjike.
Do të ketë mbetur i kënaqur nga bisedat tona që për një çast tha me emocion:
"Shiko mësues! Besoj se me ju do të bisedojmë për tema shumë të rëndësishme dhe serioze. Për këtë gjë i kthehemi nga fillimi dhe ia fillojmë bisedës që nga themelet. Se deri ku do të vemë dhe çfarë do të zgjidhim nuk e di, por besoj se me ju do të bëjmë një udhëtim të këndshëm."
Ndaj kësaj sjelljeje të shokut tim tregova një lidhje më të afërt. Sepse në një atmosferë kaq të sinqertë besova se do të ceknim çdo çështje.
Bashkëfolësi vazhdoi:
"Më parë le të marrim në dorë këtë çështje:
Shumë shkencëtarë e paraqesin lëndën si "pa fillim". Kur lënda është "pa fillim" atëherë duhet të jetë edhe "pa fund". Domethënë në gjithësi lënda është themelore. Meqë lënda është "pa fillim" dhe "pa fund", atëherë s’ka nevojë për All-llah. Për këtë arsye ç’nevojë ka për të kuptuar All-llahun?"
Gjatë rrugës ndjeva se do të bëheshin pyetje mjaft me rëndësi rreth Islamit dhe Kur’anit. Qoftë për bashkëbiseduesin, qoftë për udhëtarët që na dëgjonin me kujdes, në mënyrë që ata të përfitonin prej nesh, i bëja dua Zotit, duke i kërkuar që dobësinë dhe pafuqishmërinë time, t’i bëjë ndërmjetësues në rrugën e suksesit tim.
Duke u kthyer nga shoku që priste përgjigjen time, ndodhesha edhe përballë udhëtarëve që na dëgjonin. Në këtë mënyrë vazhdova të flisja:
"Zotëri!"- thashë. Para se të vijmë tek çështja që materia a është pa fillim apo jo, përpara duhet të njohim se ç’element është lënda që po flasim, veçoritë, lloji, masat dhe cilat janë ligjet natyrore? Ne duhet t’i dimë këto. Mbas kësaj mund të shpjegojmë mendimet tona rreth lëndës."
Shoku im tundi kokën me kuptimin: "Sigurisht"-dhe unë vazhdova:
"Për të njohur lëndën, duhet të fillojmë që nga grimca më e vogël e saj, që është atomi. Për këtë temë në qoftë se do të shfletonim librat, do të shihnim se atomet janë përbërësit më të vegjël të gjithësisë. Atomet duke u shfaqur në raporte të ndryshme, na dalin në pah elementet. Në bashkimin e formave të ndryshme të elementeve formohen molekulat. Bota që na rrethon, krijesat e ndryshme të gjalla që s’mund të numërohen, brendësia e tyre është ndërtuar nga këto molekula.
Atomin qoftë për ta lëvizur në ekuilibër brenda vetes, qoftë për t’i bërë të mundur llogaritjen e formimit të lidhjes me ato që ka pranë, është vendosur një ligj preçiz i përbërë prej katër forcash.
Me forcën e fërkimit të këtij ligji të llogaritur me kaq përpikmëri dhe në ekuilibër, na jep mundësinë për ekzistencën tonë dhe të gjithësisë. Saqë në qoftë se s’është njëra prej katër forcave që sjellin këtë ligj, siç është forca nukleare, në atë rast nuk formohet bërthama e atomit.
Në qoftë se nuk gjendet "Forca e dobët" s’dalin në pah as elektronet.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 >>>