Breshëri

Duke folur për borën a është e mundur ta harrojmë breshërin?

Deri tani mbi kokën tonë ka rënë breshër edhe sa një kokërr arrë, por asnjëherë nuk ka rënë breshër me peshë 10 kg. Breshëri me madhësi sa një kokërr arrë ne na paralajmëron dhe thotë: “O njeri nëse të bie rruga në Efen Bergamo dhe Truva (ku janë zhdukur popujt për shkak të gabimeve të tyre), shëtit mirë këtu. Duke shëtitur mendo dhe bëj kërkime. Pse këto janë shkatërruar, pse populli i këtushëm është prishur? Ja pra atëherë ki kujdes nga skulpturat. Pastaj kthe kokën rreth e qark dhe shih ato që shëtisin si statuja, që hedhin gurë nga ana ndjesore, që e lidhin veten e tyre në perin e egoizmit. Shiko dëshirat e atyre që janë skllevër dhe sill në mendje se një ditë këto vende do të shkatërrohen. Pastaj shko dhe pyet historinë. Pse disa popuj janë zhdukur, pse disa vende janë shkatërruar? Mendoni raftet dhe vitrinat ku janë radhitur mëkatet. Kujto mëkatet që prodhojnë e shesin njerëzit e plogësht e të ngathët dhe thuaj që:

Shiu, bora, breshëri... Të gjitha këto janë një. Detet janë plot me ujë, qiejt plot me ujë dhe nëntoka gjithashtu!... Kur shohim këtë gjendje bota jonë, brenda plazmës që i themi një, është sa një qelizë. Ja pra magjia e ngjashmërisë së të voglës me të madhen dhe të madhes me të voglën, tregon që, artizani i cili nuk e bën dot qelizën, nuk mund ta bëjë kurrsesi planetin tokë. Ai që nuk e ka në dorë kapistollin e shiut, nuk mund t’i urdhërojë dot erërat.

Ajri

Ashtu siç është një fatkeqësi mosfryerja e erës, edhe fryerja e saj pa pushim është një fatkeqësi e dytë.

Thonë që sjellja e ajrit dhe era vjen nga qendrat me shtypje të lartë në qendrat me shtypje të ulët atmosferike. Ne erës që fryn me 200 km/orë, i themi furtunë dhe dimë që kjo bën dëme. E njëjta erë po të frynte me shpejtësi 2.000 km/orë si do të vente halli ynë?

D.m.th. që ashtu si fryerja ose mosfryerja e erës nuk është rastësi, edhe gjendja e furtunës nuk është rastësi. Si çdo krijesë edhe era ka detyrat e saja. Ashtu si edhe ujërat që derdhen dhe erërat bëjnë disa ndryshime në formën e tokës. Erërat sipas fuqisë dhe fortësisë kanë zotësi të transportojnë disa lëndë dhe pjesë të vogla. Këto pjesë të vogla janë me shumicë dhe janë gjëra të tilla si dhé dhe grimca rëre. Por erërat nuk mund t’i çojnë aq larg sa ujërat e rrafshta të tokës dhe në çdo lloj forme.

Efekti i erërave është studimore në disa vende të botës. Ndryshimet që të bien më tepër në sy janë ashtu siç u kuptua se në fushën e shkretëtirës së botës nuk ka qenë e mundur të arrihej në një përfundim të saktë. Por në Amerikën Veriore në rërat e bregut të liqenit Michigan, efekti i erës është një veprim i dukshëm.

Në bregun e liqenit Michigan si rrjedhojë e veçorive të zonës fryn erë vazhdimisht. Këto erëra duke i transportuar nga një vend në një tjetër rërat, përgjatë bregut sjellin grumbuj të mëdha rëre. Në këto brigje është e mundur të shohim grumbuj rëre me lartësi rreth 60 m. Gjithashtu në fund të studimeve që janë bërë është mësuar se shumica e grumbujve të rërave sërish me anë të erërave ka ndryshuar vend çdo vit mes 4 dhe 6 metrash. Së bashku me këtë, rënia e bollshme e shirave në zonë dhe për arsye të rritjes së shpejtë të bimëve, shumicën e grumbujve të rërës e ka lënë konstant dhe në një kohë të shkurtër kanë marrë pamjen e kodrave të gjelbërta. Sërish në krahinën e Colorados në Amerikë, në luginën San Luis, malet e rërës me lartësi 300 m kanë dalë se janë sjellë nga ana e erërave.

Erërat siç u tregua dhe më sipër nuk e ndryshojnë tokën me anë të grumbullimit të rërave. Megjithatë ata bëjnë edhe punën e gërvishtjes së lëndëve që transportojnë në fushat ku i kanë çuar. Plus që edhe rërat që janë marrë nga një vend duke ardhur në një vend tjetër në formë kodre, kuptohet lehtë që vendin e mëparshëm e rrafshojnë edhe sikur e bëjnë me gropa.

Ndodh që në disa vende të bjerë baltë dhe në disa të tjera të bien bretkosa. Këto ngjarje që shumë rrallë rastisin, popullin e emocionojnë dhe të gjithë thonë ndonjë gjë sipas mendjes së tyre. Gjithashtu ka nga ato që falenderojnë që nuk bien gurë, por njerëzit mësohen me mëkate të tilla dhe për këtë arsye prishet jeta e shoqërisë, prandaj pak është edhe sikur të bien gurë nga qielli.

Aeroplani

Duke folur për ajrin në mendje na erdhën aeroplanët. Njerëzit që duke shikuar qiellin mahniten nga aeroplanët, nuk duhet të harrojnë mizën. Në kokën e vogël të mizës është vendosur një pilot dhe një radar. Miza është një aeroplan i tillë që nuk ka nevojë për aeroport. Për riparim nuk ndjen nevojën e ofiçinave të mëdha dhe të kujdesjeve të veçanta. Plus që fluturimin e saj e bën vetë. Në këtë nivel të lartë që ndodhet miza, po ta vrasim atë, askush nuk na jep një dënim. Ndërsa nëse rrëzojmë një aeroplan, çohen për të na vrarë me rrymë elektrike. Që këtu kuptohet se Ai që e ka krijuar mizën, e ka bërë shumë lehtë dhe e ka dhënë shumë lirë. Struktura e aeroplanëve në kundërshtim me strukturën e mizës është shumë më e thjeshtë dhe me sa dimë fitohet shtrenjtë, kurse miza është falas...

Artizani që bën aeroplanin e kupton që, teknika e shekullit të XX, sado larg që të shkojë, asnjëherë njeriu ashtu siç nuk mund të bëjë një aeroplan të vogël sa një mizë, ashtu edhe nuk mund të bëjë as edhe një aeroplan të madh sa bota.

Por edhe bota në vetvete është një aeroplan. Ajo lëviz e mbushur me dete, male, kafshë dhe njerëz. Si është bërë ky aeroplan? Kush e drejton këtë aeroplan dhe nga vjen energjia e tij? Këto dhe pyetje të tilla të bërë nga artizanët në lidhje me aeroplanin, sërish përgjigjen do ta marrin nga po vetë ato, artizani që bën aeroplanin do t’i binte në sexhde atij që ka bërë mizën. A nuk mund t’i mendojë këto udhëtari që udhëton me aeroplan?

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 >>>