9. Ne këto vepra i rilexojmë për arsye se: Ekspertët e fushës së teologjisë, që i kanë studiuar edhe veprat e Risale-i Nurit, thonë se Risale-i Nuri që të garanton një besim të plotë për 15 ditë. Librat e tjerë, që janë shkruar për nevojat e shekujve të mëparshëm, mund ta garantojnë këtë besim për një periudhë të gjatë prej 15 vjetësh.
10. Ne këto vepra i rilexojmë sepse: Risale-i Nuri nuk është transmetim. Shumica e dijetarëve të tjerë janë marrë me transmetime. Ndërsa Bediuzzamani, duke mos pasur libër tjetër me vete përveç Kur’anit, sistemi që eka dënuar atë 28 vjetë nëpër burgje dhe internime, pra në gjendjen më të vështirë,  ka shkruar një vëllim librash që i ka habitur të gjithë dijetarët e botës. Në lidhje me këtë, vetë Bediuzzamani ka thënë kështu “Risale-i Nur nuk është marrë nga shkencat apo librat e tjerë. Ai nuk ka burim tjetër përveç Kur’anit. Ai nuk ka mësues dhe nuk ka  ndonjë pikëmbështetje tjetër përveç Kur’anit. Kur kam shkruar Risale-i Nurin, përveç Kur’anit, nuk më është ndodhur pranë vetes asnjë libër tjetër. Risale-i Nuri ka buruar drejtpërsëdrejti nga Kur’ani Famëlartë. Ai ka zbritur nga qielli i Kur’anit dhe nga yjet e ajeteve… Për këtë arsye, unë jam i bindur se: ‘Nëpër këto flakë dhe stuhi të botës, vetëm ai që hyn brenda rrethit të Risale-i Nurit mund ta ruajë zemrën, pa marrë plagë dhe pa u shqetësuar. Sepse kështu, ai merr një besim të fortë nga Risale-i Nuri dhe me dritën e syrit të besimit, në çdo send sheh gjurmën, fytyrën dhe origjinalin e mëshirës së All-llahut (xh.sh.). Në këtë mënyrë ai në çdo gjë, duke parë diturinë e kulluar dhe drejtësinë e bukurisë së përsosur të All-llahut (xh.sh.), qetësohet dhe i pranon duke qeshur fatkeqësitë që rrjedhin nga All-llahu (xh.sh.). Tani, duke u mbështetur në këto të vërteta, jo vetëm ai që synon jetën e përtejme, por edhe ai që do shijen dhe qetësinë e kësaj jete, ka nevojë të lexojë Risale-i Nurin. Sepse atyre ua vërtetojmë dhe ua theksojmë me prova të panumërta se qetësinë e vërtetë mund ta gjejnë vetëm tek Risale-i Nur, që janë mësime dhe komente të Kur’anit, të cilat iu japin përgjigje pyetjeve të këtij shekulli”.
11. Ne këto vepra i rilexojmë sepse: Koha ka vërtetuar shumicën e fjalëve që Bediuzzamani, me largpamësinë e tij shpirtërore, që ka thënë 10-20 vjet para se të ndodhnin. Për shembull, njëzet vjet para se të shkonin astronautët në hënë, Bediuzzamani ka thënë: “Me ndihmën e shkencës dhe të materies që të dha All-llahu shkove në hënë dhe e pe se aty nuk ka as jetë as dritë. Mundimet dhe shpenzimet e tua shkuan kot.” Shembulli i dytë: kur Bediuzzamani ka thënë se janë dymbëdhjetë planetë,  shkencëtarët njihnin vetëm tetë. Shkencëtarët i zbuluan, një pas një, edhe planetët e tjerë. Para disa viteve, astronomët çekosllovakë iu argumentuan astronomëve të botës se janë gjithsej 12 planetë. Kurse, akoma më parë, një astronom japonez pati thënë kështu: “Planetët që sillen rreth diellit, nuk bëhen kurrë trembëdhjetë dhe as nuk mbesin njëmbëdhjetë, por janë dymbëdhjetë”.
Bediuzzamani, në veprat e tij thotë se, “kam një varr të rrëzuar”. Nga ky shkrim, lexuesit nuk kanë kuptuar asgjë para se të vdiste Bediuzzamani. Të vërtetën e këtij shkrimi e kanë kuptuar vetëm pas vdekjes së tij, kur forcat e qeverisë, disa muaj pas vdekjes së tij, e kanë hapur natën varrin dhe e kanë çuar me helikopter kufomën e tij në një vend që ende s’e di kush.
Gjithashtu, po ju them edhe se asnjë dijetar nuk ka mundur t’i thotë këto fjalë brilante: “Drita e ndërgjegjes është dituria e fesë. Drita e mendjes është dituria e shkencave. E vërteta del në shesh atëherë kur bashkohen dituria e shkencës me atë të fesë. Nxënësi fluturon vetëm me forcën e këtyre dy krahëve. Këto dy vlera, po qe se nuk bashkohen tek njeriu, atëherë del një rezultat negativ: shkencëtari bëhet tradhtar dhe dyshues, ndërsa hoxha, po qe se nuk merr njohuri nga shkencat natyrore, bëhet fanatik”.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 >>>