4. Ne, këto vepra i rilexojmë sepse: Autori i këtyre veprave, mban titullin Bediuzzaman, që e ka kuptimin Superiori-mrekullia dhe këshilltari i kohës, titull të cilin atij ia kanë dhënë dijetarë të shquar të asaj kohe kur Bediüzzamani, ka qenë 14 vjeçarë.

5. Ne, këto vepra i rilexojmë për arsye se: Said Nursiu diturinë e tij të çuditshme e ka vërtetuar në Hanin e Sheqerxhiut në Stamboll i cili në derën e dhomës së hanit të asaj kohe që sot titullohet Hotel ka shkruajtur: “Këtu i përgjigjemi çdo pyetjeje, por ne askujt nuk i bëjmë pyetje”.Që përveç tek profeteve dhe tek ndonjë prej sahabeve (Shokëve) të Profetit a.s.m. në historinë nuk mundeni t’i hasni një personin që ka mund të dije secilin shkenc si ato të fesë njësojë edhe shkensat ekzakte, më pas tek hoteli i tij vrapojnë dijetarë të ndryshëm të shkencave të shumëllojshme, siç janë Kur’ani, Hadithi, mjekësia, matematika, gjeografia, fizika, biologjia, astronomia, kimia, etj. Në këtë rastrë secili ështe ballafaquar me përgjigjet e duhura.
6. Ne, këto vepra i rilexojmë për arsye se: Rëndësinë dhe vlerën e tyre mbi 500 profesorë dhe doktorë, e kanë vërtetuar në simpoziume të ndryshme ndërkombëtare në Stamboll dhe në vende të tjera të botës, duke qenë vetë ata personat e shquar të botës së shkencave materiale dhe të fesë dhe kanë thënë se, pasi e njohëm Risale-i Nurin i pamë gabimet tona duke preferuar nxënësshmërinë e Risale-i Nurit ndaj profesorllekut dhe doktorllekut tonë. Njëri prej tyre është Muhammed Ramazan Elbutiu nga Siria që prej pesëdhjetë vitesh është profesor, kurse autori i Risale-i Nurit studimin e rregullt e ka kryer brenda 3 muajve Në këtë mënyrë kuptohet vlera e Risale-i Nurit.
T’ua paraqesim edhe vlerësimin e poetit të shquar turk me origjinë shqiptare, Mehmed Akif, që thotë: “... madje dhe Shekspiri e homologët e tij vetëm se janë nxënësit e Bediuzzaman Said Nursiut, në përdorimin e figurave stilistike”.
7. Ne, këto vepra i rilexojmë për arsye se: Secili nxënës i Risale-i Nurit është i bindur se Bediuzzamani mban me vete një vlerë të rëndësishme, që atë para 14 shekujsh. Pejgamberi ynë Hz. Muhammedi (a.s.m.) me Hadithin e tij ka paralajmëruar duke thënë se: “All-llahu (xh.sh.) në çdo shekull e dërgon nga një reformator-ripërtëritës së fesë.” Për ripërtëritësinë e shekullit të parafundit dëshmohet nga të gjithë dijetarët se ka qenë Mevlana Halidi Bagdadiu i cili ka lindur në 1193 hixhri. Kurse Bediuzzamani ka lindur përkatësisht pas njëqind vjetësh, më 1293 hixhri. Mevlana detyrën e tij të ripërtëritjes e ka filluar me 1224, ndërsa Bediuzzamani me 1324 Mevlana në moshën 20 vjeçare ka arritur që të dalë në krye të gjithë dijetarëve të asaj kohe. Po kështu edhe Bediuzamani ka qenë i tillë. Që akoma në moshën 14 vjeçare ka marrë diplomën e teologjisë dhe Titullin Bediuzzaman dhe ka filluar të debatojë me dijetarët. Pra në tre pika përputhet se Bediuzzamani si ripërtëritës i fesë, është dërguar tamam njëqind vjet pas Mevlanës dhe është një dëshmi e fortë edhe kjo se me anë të zonjës Asije, Mevlana Halidi, Said Nursiut ia ka dërguar xhyben e vet. Pra a e patë se kush është Myftija i këtsaj shekulli.

8. Ne, këto vepra i rilexojmë për arsye se: Çdo shekull ka problemet e veta. Sikurse Doktori që nuk i jepet ilaç të sëmurit pa ia gjetur diagnozën, ashtu edhe njeriu ka nevojë që t’i dijë problemet e shekullit që jemi duke jetuar. Pra këto libra ne i lexojmë sepse këto ne na përgjigjen pyetjeve të këtij shekulli. Po qe se e lexon ndonjë libër përveç Kur’anit dhe hadithit të Pejgamberit, është e nevojshme, që të gjesh përgjigjen e këtyre pyetjeve në të: a) Kush e ka shkruajtur? b) Kujt ia ka shkruajtur? c) Ku e ka shkruajtur? ç) Kur e ka shkruajtur? Përndryshe, ndonjëherë në vend që të bësh dobi, bën dëm.

9. Ne, këto vepra i rilexojmë për arsye se: Ekspertët e fushës së teologjisë që kanë studiuar edhe Risale-i Nurin, thonë se Risale-i Nur për 15 ditë të garanton një besim të plotë. Atë besim, libra të tjerë që janë shkruar për nevojat e shekujve të mëparshëm, mund ta garantojnë për një periudhë të gjatë prej 15 vjetësh.

10. Ne, këto vepra i rilexojmë duke u bindur se: Risale-i Nur nuk është transmetim. Ndërsa shumica e dijetarëve të tjerë duke u marrur me transmetime, Bediuzzamani në gjendjen më të vështirë ka shkruajtur një vëllim librash që ka habitur të gjithë dijetarët e botës. Në lidhje me këtë Bediuzzamani duke paraqitur si dëshmitarë nxënësit e sinqertë të Risale-i Nurit, thotë: “Risale-i Nur nuk është marrë nga shkenca apo libra të tjerë. Ai nuk ka burim tjetër përveç se nga KUR’ANI.
Nuk ka mësues dhe nuk ka marur ndonjë pikëmbështjeje tjetër përveç KUR’AN-it. Kur është shkruajtur Risale-i Nur, përveç Kur’anit pranë vetes nuk është ndodhur asnjë libër tjetër. Risale-i Nur ka buruar drejtpërsëdrejti nga Kur‘ani Famëlartë. Ai ka zbritur nga qielli i Kur’anit dhe nga yjet e ajeteve… Për këtë arsye unë jam i bindur se: Nëpër këto flakë dhe stuhi të botës, mund ta ruajë zemrën pa marrë plagë dhe pa u shqetësuar, vëtëm ai që hyn brenda rrethit të Risale-i Nurit. Sepse kështu ka marrë një besim të fortë nga Risale-i Nur dhe me dritën e syrit të besimit, në çdo send sheh gjurmën, fytyrën dhe origjinalin e mëshirës së All-llahut (xh.sh.). Në këtë mënyrë ai në çdo gjë, duke parë diturinë e kulluar dhe drejtësinë e bukurisë së përsosur të All-llahut (xh.sh.), qetësohet dhe duke qeshur i pranon fatkeqësitë që rrjedhin nga edukata e All-llahut (xh.sh.), ndërsa nxënësi i Risale-i Nurit kurrë, mëshirën e tij nuk e paraqet para mëshirës së All-llahut. Tani duke u mbështetur në këto të vërteta, jo vetëm për jetën e përtejme, por ndoshta kush do edhe shijet dhe qetësinë e kësaj jete, ka nevojë të lexojë Risale-i Nurin. Sepse me provat e panumërta, atij ia vërtetojmë dhe ua theksojmë se, qetësinë e vërtetë mund ta gjejmë vetëm tek Risale-i Nur, që janë mësime dhe komente të Kur’anit, të cilat ua japin përgjigjen e pyetjeve të këtij shekulli”.

11. Ne, këto vepra i rilexojmë duke u bindur se: Secili ka nevojë hollësisht të studiojë Risale-i Nurin, për arsye se Bediuzzamani me largpamësinë e tij shpirtërore fjalët që ka folur 10-20 vjet para se të ndodhin, ato koha shumicën i ka vërtetuar. Për shembull: Njëzet vjet para se të shkonin astronautët në hënë, Bediuzzamani ka thënë “Me ndihmën e shkencës dhe të materies që ta solli All-llahu shkove në hënë, e pe se aty nuk ka as jetë as dritë, mundimet dhe shpenzimet e tua shkuan kot”. Shembulli i dytë kur Bediuzzamani ka thënë se planetet janë dymbedhjetë,  shkencëtarët i kanë ditur se janë tetë. Shkencëtarët duke i zbuluar një nga një, tani kanë konstatuar se janë njëmbëdhjetë, kurse një shkenctar i astronomisë së Japonisë thotë kështu: “Planetet që sillen rreth diellit, kurrë nuk bëhen trembëdhjetë edhe nuk mbesin në njëmbëdhjetë vetëm se dymbëdhjetë, pra për të plotësuar thënien e Bediuzzamanit nuk ka dyshim se edhe tjetrin do ta gjejnë. Bediuzzamani në veprat e tij thotë se e kam një varr të rrëzuar. Nga ky shkrim lexuesit para se të vdesë Bediuzzamani nuk kanë kuptuar asgjë. E kanë kuptuar vetëm pas vdekjes së tij, kur forcat e qeverisë pas disa muajsh nga vdekja e tij, natën e kanë hapur varrin dhe me helikopter e kanë çuar kufomën në një vend që s’e di kush. Asnjë dijetar nuk ka mundur t’i thotë këto fjalë, bukuria e të cilave, ka çuditur çdokënd: “Drita e ndërgjegjes është dituria e fesë. Drita e mendjes është dituria e shkencave. E vërteta del në shesh atëherë kur bashkohen dituria e shkencës dhe e fesë. Nxënësi fluturon vetëm me forcën e këtyre dy krahëve. Këto dy vlera, po qe se tek njëri nuk bashkohen, atëherë kështu del një rezultat negativ, shkencëtari bëhet tradhëtar e dyshues, kurse hoxhallarët jo më tepër se fanatikë”.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 >>>